A do të mundet kjo shtresë politike më në fund me e vu shtetin e Kosovës në binar të duhur

Opinione

A do të mundet kjo shtresë politike më në fund me e vu shtetin e Kosovës në binar të duhur

Nga: Luz Tomaj Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:04
Luz Tomaj

Po e filloi këtë artikull me një fjalë të urtë: VËRTETË KAM MËSUAR SHUM POR KA MBET EDHE SHUM PËR TË MËSUAR. Ndaj, përveq ati mësimit, gjat arsimimit klasik, mësim apo shkollë është edhe tërë jeta e njeriut. Mjerisht, shtresat politike të Kosoves dhe mësimi janë bërë dy kuptime apsolutikisht të kundërta.

Kur humb fija e lëmshit, edhe vështir është me e gjetë

Me rastin e shpalljes së pavarësis, aq shum të pritur, të Kosoves, Akademiku Esat Stavileci kishte sugjeru se duhet nxjerrë vendimi se procesi tek sa ka filluar e jo se ai ka përfunduar. Ndodhi se pavarsija u shpall por, procesi i formimit të shtetit, nuk u rrumbullaksu, ndërsa për donjë zhvillim të shtetit as që mund të flitet. Për 12 vite, shtresat politike vinin njëra pas tjetres por ndryshimet nuk ndodhnin. Në asnjë moment, pushteti nuk dha me kuptuar se e ka të kjartë nocionin e popullit, nocionin e shtetit, të sovranitetit. Që në fillim iu humbi fija. Iu humbi nga se, gjat tër kohes, zgjedhëshin emrat por jo edhe profesionistët. Përzgjedhja e emrave nuk qon askund tjetër por në formimin e klaneve, klaneve burokratike, klaneve të ngushta, nga të cilat nuk mund të pritet donjë njohuri për shtetin dhe mbi shtetin, nuk mund të pritet donjë ndërgjegjëshmeri, por përkundrazi priten dhe ndodhin veprime byrokratike e ato, zakonisht, kanë të bëjn me kapjen e shtetit, me korrupcionin dhe të zezat tjera të shtetit, të cilaat shkojnë në kurriz të popullit.

Teoria e shtetit spjegon se sovraniteti është një karakteristikë thelbore e pushtetit shtetror dhe përfshin disa elemente të domosdoshme. Një nga elementet është “epersia e pushtetit shtetëror, në teritorin ku ai shtrihet, mbi çdo pushtet tjeter”. Tani, për të saten herë, e shtroi pyetjen se a shtrihet sovraniteti i Kosoves edhe në atë pjesen që po quhet “veriore”. Jo more jo. Presidenti i shtetit apo donjë tjetër, në se don të shkoj në veri, përveç tjerash, duhet me e angazhuar edhe KFOR-in për sigurim. Në Veri nuk rrespektohet shteti i Kosove, kushtetuta e Kosoves, simbolet e shtetit, madje as monedha. Ditë më parë, lexoja deklaraten e kryetarit të listes serbe, nga Beogradi, ku ishin takuar me Kryeministreshen, nuk po ia thëm emrin. Ai far Rakiqi, thonte  se “neve do të dëgjojm vetëm Beogradin”. Tani nuk po hy andena se, një guxim i till i serbëve, një disrrespektim ose mospranim i shtetit të Kosoves, a rezulton që nga fillimi, nga fakti i mospërmbylljes së procesit të shtetformimit, apo edhe nga pavendosmeria e Hashimit përkitazi me kufinjt, miqësija e tij dhe Edi Rames me atëfarë kriminelin Vuçiq apo… Në konstelacion me këto dhe shum të meta tjera, duhet shiquar edhe hyrjen e Kosoves, në dialog me Serbin si pula pa krye. Kosova, që në fillim, është desht të merr qëndërim se krimineli dhe viktima nuk futen në një thes. Me fjalë tjera, është deshtë të definohet pozicioni Kosoves dhe pozicioni i Serbis gjenocidiale.

Kushtetuta egzistuese e Kosoves përmban të meta. Pushtetit nuk i shkon mendja fare që të mirret me atë. Gjendja ekonomiko-sociale është çfarë është, nuk po thëm e mjerueshme, por nuk vërejta që edhe një seancë e parlamentit apo qeveris ti kushtohet ekonomis egzistuese dhe perspektives së saj, gjendjes sociale të popullit, aarsimit, kultures etj. Vite më par, çshtja më aktuale ishte demarkacioni, më vonë u aktualizu çshtja e kufinjëve me Serbin. Populli përpiçet që të ik nga Kosova dhe Shqipërija. Mbaj bindjen se, gëzimin më të madh e përjeton ai kosovar i cili arrin që t’ia siguron vendin vedit në mërgim. Gënjeshtren më të madhe, pushteti ia bën popullit rreth çështjes së liberalizimit eventual të vizave. Nga dita në ditë dëgjohen deklarata se liberalizimi do ndodh sot, neser, pasneser!!! Që të ndodh liberalizimi, si çdo shtet tjetër, edhe Kosova duhet të bëj një korigjim të legjislacionit dhe, më në fund t’i shpall luftë korrupcionit.

Shtresat politike që të dyja shteteve shqipëtare, mjerisht, me të madhe, kontribuan edhe në bastardhimin e kultures dhe tradites mbarëkkombëtare. Dikur, kur dikush flitke muhalife, të tjerët i thonin: le bre ma se je tu fol si me kan shkja. Sot dëgjojm dhe lexojmë fjalë, të cilat vijnë mu nga shtresa politike, të cilat të bëjn me të ardhë marre se je shqipëtar. Për të ardhë në pushtet, sot, nuk zgjedhen as fjalë, as mënyra, as mjete,  del në shesh mungesa e kultures, jo vetëm kombëtare por edhe ajo e përgjithëshme, ajo kultura politike, harrohet populli dhe interesat e popullit apo kombit. Komunikimi i pushtetarëve me qytetarët nuk egziston, thua se as që iu intereson mendimi i popullit, flasin në baza të mendimeve personale. Po e potencoi këtë nga fakti se ( e di nuk bëhet krahasimi Kosovë-SHBA) vazhdimisht më vijnë informacionet nga anëtarët e kongresit dhe senatit, për punen e tyre, levizin nga qyteti në qytet dhe i ftojnë qytetarët në biseda dhe këmbejn mendimet. Kohë-paskohe i drejtohem Departamentit të shtetit, madje edhe Shtëpis së Bardhë, e shtroi donjë pyetje apo sygjerim, kuptohet, rreth Kosoves. Përgjegjët nuk mungojnë. Jam përpjek ta kontaktoi Zyren e Kryeministrit apo Kryetarit të Kosoves, përmes rrjetit elektronik por nuk kishte përgjegje.

Mos zot ma keq!! Me i numru tëgjitha të metat, dobësit e pushtetit të Kosoves, nuk mjafton nji hekterë sipërfaqe. Edhe përkundër përpjekjes, nuk mund të gjëjsh donjë të mirë, pozitive, donjë premtuese që kishte me i bër kënaqësi qytetarit.

A ËSHTË SHTRESA AKTUALE PARA PROVIMIT

Më në fund, pas plot 12 viteve në opozitë, subjekti politik - LVV e fitoi numrin më të madh të votave, dhe e përcjellur nga LDK e cila ishte In & out, e muarën pushtetitn dhe, të shpresojm do e udhëheqin, me sukses, shtetin e Kosovës. Kuptohet, nuk është fare lehtë, prandaj edhe po e konsideroi se gjinden para provimit.

Para kësaj shtrese gjindet puna e dyfisht.  Një punë është ushtrimi i detyres së rendomt, detyres të cilën ia përcakton Kushtetuta. Por, është edhe një punë tjetër - korigjimi i lëshimeve të shtresave të mëparshme, që kanë të bëjn me funkcionalizimin e shtetit. Korigjimi është punë më e vështir se ajo e rëndomta. Megjithatë, fjala e moqme thot se më mir është me mësuar në gabimet e tjetrit se sa në ato personale.

E di se më leht është me sugjeru se me vepru. Megjithatë, duhet me e analizuar Kushtetuten sëpari. Ndryshimin mundet me e penguar Lista sërbe mjerisht. Por, Kryeministri e ka autorizimin për amandamentime, ndaj kjo mundësi duhet të shqyrtohet. Është e udhes që në formë të prerë të definohet përkatësija e sistemit dhe të korigjohen kompetencat e instituciioneve të shtetit. Në se radhitet në sistemin parlamentar, ashtu qysh e tretiron OKB-a, kompetencat e Presidentit duhet të transformohen në kompetenca ceremoniale, nga se nuk ka autorizime të vepron në emër të popullit, prandaj as të negocion për kufinjtë e Kosves.

Negociatat me Serbin, janë tema më aktuale në këtë kohë. Edhepse është von, akoma nuk është von. I përcjelli angazhimet e këti Granellit. Nuk më bën përshtypje se është amerikan. Un ia kam dërgu përmes E-mail një artikull timin historik Kosovë-Serbi. Si individ, shqiptaro-amerikan do ia shkruaj edhe një letër. Më duhet t’ia përkujtoi se, muaj më parë, SHBA e konfirmoi GJENOCIDIN e kryer para afro 100 viteve ndaj Armenis. Më duhet ta pyes se a i shkon mendja se Serbia bëri gjenocid në Kosovë, se u përpoq për pastrim etnik etj. Do e pyes se çka kërkon Serbia, a është e vetëdijshme se çka bëri në Kosovë, se në ato krime kan dorë drejtpërdrejt edhe Kryetari edhe ministri i jashtëm të Serbis, si bashkpuntor të Millosheviqit, se a janë të rrezikuara të drejtat e serbëve në Kosovë karshi Konventes së Këshillit të Evropës për mprojtjen e pakicave kombëtare. Më duhet ti them se SHBA-at e ndëshkojn krimin më shum se çdo shtet tjetër prandaj pse përpiqet me i vu në nji thes krimenelin dhe viktimen. Serbia duhet ti pastron gjërat me vetvehten. Ajo i nxit serbët në Kosovë që të izolohen dhe nuk e rrespektojn as shtetin as simbolet e Kosoves etj. etj. 

Uroi që kjo shtres e pushtetit, më në fund, të paiset me ndërgjegje të pastër, të kuptoj se është sherbëtor i popullit, se shteti është i popullit, t’i këthehet punes së forcimit dhe zhvillimit të shtetit në aspektin socio-ekonomik, kulturor, arsimor….të pastrimit të shtetit nga krimi apo korrupcioni, të zhvilloi format e komunikimit me qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat