Mirëqënia ekonomike dhe siguria në punë arsyet kryesore të migrimit

Opinione

Mirëqënia ekonomike dhe siguria në punë arsyet kryesore të migrimit

Nga: Egzonë Muharremi Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 20:47
Egzonë Muharremi

Sipas Organizatës Botërore të Punës (ILO), siguria ekonomike përbëhet nga siguria sociale, që është aksesi në infrastrukturën e nevojave bazike të lidhura më shëndetësinë,  edukimin dhe mbrojtjen sociale, si dhe siguria e lidhur më punësimin.

Një nder arsyet e migrimit në Kosovë padyshim janë që nuk ka siguri në të ardhurat e tyre personale dhe në siguri shëndetësore, e poashtu faktor tjetër që ka ndiku në migrim për shumë familje, të rinjë dhe të reja, është sigurimi për një edukim më cilësor për fëmijët e tyre.

Tek ne, të ardhurat për kokë banori dhe standardi jetësor është shumë i ulët. Duke u nisur nga fakti se paga minimale është 170€ në muaj, dhe duke e krahasuar atë më çmimet e tregut për gjëra të konsumit të përditshëm, njerëzit ne vendin tonë nuk kanë mundësi t'i mbulojnë as shpenzimet e tyre për të mira të domosdoshme.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës(APK), bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), të realizuar në vitin 2018, nga shkalla e pjesëmarrjes në fuqi punëtore është 40.9%, të punësuar janë 28.8%, ndërsa 29.6% është shkalla e papunësisë.

Faktorët e lartëpermendur që ndikojnë në standardin jetësor kanë ndikuar që të migrojnë edhe një përqindje e konsiderushme e njerëzve të punësuar në institucione publike, duke filluar nga mjekët, mësimdhënësit, policët, inxhinierët, e profile tjera.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë i Kosovës, Blerim Syla, ka thënë  se mungesa e perspektivës në vend dhe mosgjetja e punës ka shtyrë shumë mjekë të largohen nga vendi. Sipas tij, rreth 300 infermierë dhe mbi 150 mjekë vlerësohet se kanë lëshuar Kosovën gjatë vitit 2019, për shkak se kanë gjetur punë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka thënëse gjatë vitit 2019, rreth 170 mjekë specialistë kanë bërë kërkesë në Odën e Mjekëve të Kosovës për vërtetime të cilat ju mundësojnë atyre gjetjen e një punë në shtete e BE-së. Ai shtoi se gjatë viti 2018 nga Kosova janë larguar gjithsej 154 mjekë specialist, e duket se kërkesat për rritje janë rritur akoma më shumë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit. 

Ndërkohë më 1 mars 2020, pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë se mund të ketë një fluks edhe më të madh të të rinjve nga Kosova dhe vendet më pak të zhvilluara, që do të lëshojnë vendin.

Për të kuptuar problemet e qytetarëve ne thelb, do i analizojmë zhvillimin e procesve politike dhe atyre ekonomike që kanë ndikuar ne migrimin e qytetarëve për shkak të standardit të ulët jetësor dhe shkaqëve të sigurisë.

Pas shpalljës së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, duke kaluar kështu një përgjegjësi e madhe në duar të institucioneve shtetrore, filloi procesi i privatizimit. Procesi i privatizimit më gjithë të mirat që i ofron në kushtet të cilat ai duhet të zhvillohet, duket sikur Kosovës nuk i ka sjellur ato arritshmeritë e pritshme pozitive.

Korportat dhe fabrikat e ndryshme që kaluan nga pronat publike në private, më kalimin e kohës, shumica falimentuan dhe u mbyllën. Kjo ndikoi në rritjen e papunësisë dhe rrjedhimisht në shportën e konsumatorëve. Siç edhe e kemi parë në më shumë se një dekadë, krizat ekonomike ndikojnë në shfaqjen e krizave sociale. Ekziston një ndërlidhje e ngushtë në mes të gjendjës ekonomike dhe pamvarësisë së mendimeve dhe veprimeve. Pse them kështu? Në qoftë se, secilin prej nesh, nëse do kishim probleme në punë, do e linim atë punë pa menduar dyherë. Për shembull, ne sektorin privat punojnë më orar të stërzgjatur, nuk i shfrytëzojnë pushimet që u takojnë, nuk kanë pushime as në datat zyrtare dhe nuk ankohen. Nuk ankohen sepse mbijetesa e tyre varët nga ajo pagë, poashtu, flas për punëtorët e krahut të cilët  e dinë se sa vështirë është të gjesh punë në sektorin publik, pa pasur një  njëri më ndikim të madh. Po sikur në sektorin privat të kishte alternativa punësimi të mjaftushme, që ofrojnë kushte më të mira, sigurisht se asnjë punëtor nuk do punonte në firma të tilla. 

Shpërndarja diaproporcioanle e të ardhuarve iu ka hap rrugë vështirësive ekonomike, sidomos atyre që janë kategoria më e ndjeshme, rastet sociale dhe të papunët, por duke mos i lenë anash as të punësuarit më pagë minimale, dhe të  punësuarit e tjerë, të cilët për shkaqe të sigurisë në punë dhe për të ardhura më të larta e jetë më perspektivë po e braktisin vendin.

Për qytetarët që jetojnë në Kosovë, probleme e mëdha rreth punësimit, kanë bërë që njerëzit t'i kenë edhe vendimet dhe veprimet të përputhura më vendin e punës, ashtu siç kanë kërkuar eprorët edhe kur janë shkelur të drejtat e tyre elementare ose kur nuk kanë qenë në përputhje më ligjin. Duke i lënë të papunë të gjithë ata që nuk janë pajtuar më këto kushte, mëqenëse ne jemi shoqëri e paorganizuar për qëllime të përgjithshme, kemi krijuar kushte frike, dhe kjo frikë ka ndikuar që ne t'i pranojmë të gjitha padrejtësitë vetëm për ta ruajtur vendin e punës. Më duhet ta cek se ata që nuk janë pajtuar më kushte tilla, kanë filluar të migrojnë.

Por, të kthehemi tek qështja, si ka ndikuar kjo në siguri? Kemi parë raste kur puntorët fizikë e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, si pasoj e mossigurisë në punë, e sigurisht se këtu vlenë të përmendet edhe sigurimi i jetës, i cili akoma nuk është duke u aplikuar në vendin tonë.

Ndryshimi i gjendjës ekonomike, që fillon duke u kujdesur për prodhimin e produkteve bujqësore dhe atyre produkteve ku ne kemi avatazhe krahasuese në raport me vendet rajonale si dhe krijimin e kushtëve për investorë, në mënyrë që të hapen vende të reja pune, sigurisht se ndikon në pozitivisht në ekonomitë familjare, por edhe në stabiltetin e përgjithëshëm, duke u nisur nga siguria.

Njerëzit ndjehen të sigurtë kur nuk kanë probleme ekonomike, dhe kur kanë mundësi punësimi që u ofrohen vazhdimisht.

Ndryshimi i gjendjës ekonomike i paraprin edhe shtetit të së drejtës. Njerëzit që kanë ekonomi stabile ndjehen të lirë për t'i kundërshtuar padrejtësitë që atyre u bëhen.

Kosovës i duhet një përqëndrim i plotë në mikroekomi dhe makroekonomi, konkretisht në prodhim dhe investime për të ndalur migrimin, siguruar stabilitet ekonomik, politik për të krijuar shtetin e së drejtës dhe shtetin ku qytetarët do ndjehen të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat