Letër e hapur Albin Kurtit

Opinione

Letër e hapur Albin Kurtit

Anell Bajra Nga Anell Bajra Më 13 shkurt 2020 Në ora: 22:07
Albin Kurti

I nderuar z. Kryeminister, Albin Kurti

Me lejoni ta shpreh shqetesimin tim si qytetar i Republikes se Kosoves, perkatesisht si pjesetar i komunitetit boshnjak, se sot ne dy raste te ndara, e para me shenimin e dites se ashkalive te Kosoves, dhe e dyta me emerimin e z. Tienmu Ma nga ana juaj si keshilltar i jashtem, ne rrjetet sociale dhe lajmet e publikuara nga mediat elektronike po perdoret ne mase te madhe gjuha e urrejtjes, raciste dhe ofenduese ndaj komuniteteve tjera joshumice qe jetojne ne shtetin e Kosoves.

Keto ofendime publike, qe ne menyre sistematike na behen, jane te papranueshme ne nje shtet demokratik, totalisht jasht frymes Kushtetuese te Republikes se Kosoves dhe Konventes Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut. Prandaj, do te ishte mire, qe publikisht ta denoni kete gjuhe raciste!

Shpresoj se shqetesimi im dhe i komuniteteve tjera joshumice do te gjeje perkrahje te merituar nga ana e institucioneve te Republikes se Kosoves, perkatesisht nga ana juaj si Kryeminister i cili i mbron komunitetet nga diskriminimet dhe aktet ksenofobike!

Me respekt,

Anell Bajra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat