Rambo pranoje realitetin?!...

Opinione

Rambo pranoje realitetin?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:02
Dibran Demaku

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka filluar ta humbë arsyen(nëse e ka pasë ndonjëherë?!).I mbetur pa pshtet dhe pa postin e kryeministrit(dy herë e kishte dhe të dy herët e përfundoi para kohe?!(Që të dy herët e kishte fituar atë post aq të lartë në hiearkinë pushtetore të Kosovë,pa meritë dhe vetëm me shtatë-tetë përqind të votave?!

Nëse herën e parë ishte pak kohë në postin e kryeministrit(për shkaqe që dihen)dhe nuk mund të thuhet nëse qeverisi mirë apo keq),në të dytën e katranosi keq?!(Edhepse ai dhe të tijët e lavdëruan ish kryeministrin dhe vetën e tyre?!).

Dihen skandalet e Ramushit gjatë qeverisjes së tij të dytë(që fatmirësisht përfundoi para kohe)?!...Skandale politike e financiare,me të cilat skandale do t‘i duhet qeverisë Kurti që të merret edhe për një kohë të gjatë!Sidomos ishte skandaloze qeveria e tij megallomane me numër rekord të të ashtuquajturve ministra e zëvendministra?!...Dhe kur ndokush nga gazetarët e pyeste Rambon se përse i kishte gjithë ato ministri e sidomos gjithë atë numër rekord zëvendës ministrash,ai do të përgjigjej:-Duhet dhënë shansin njerëzve që të punojnë?!...

Ndërkaq kur dukush i bënte pyetje se kështu e harxhon kot buxhetin e shtetit ai pa një pa dy përgjigjej:-Përse po të dhimben ty paratë e shtetit?!...Me këtë përgjigje ai tregonte vetën dhe arrogancën e tij prej trurthari?!
Tash kur ka mbetur pa pushtet sulmon majtas sulmon djathtas.Kërcënon pushtetarë e gazetarë?!Kudo dhe kurdo që i jepet rasti(e rasti i jepet në media vizive e të shkruara nga ata që ai i ka vendosur aty sa ishte i veshur me pushtetin e kryeministrit?!...Sidomos janë skandaloze kërcënimet e tij në adresë të kryeministrit Kurti?!...I obsesionuar pas postit të kryeministrit,sikur nuk po mund ta bind vetën se nuk është më në atë post?!...

Ka gjetur telin e taksës kundër Serbisë(dhe atë e konsideron si zbulim epokal të vetin)dhe kërcënon kryeministrin e ri që mos ta heq atë taksë,përndryshe do të kenë punë bashkë?!Që nëse kjo thënie përkthehet në gjuhën e popullit do të thotë se ai do ta rrahë kryeministrin Kurti?!...

Ky teli i Rambos me taksën i ngjet atij telit të qiftelisë së Nastradinit(popullore)i cili në një aheng kishte marrë një qifteli dhe provonte t‘i binte?!...Njëri nga të pranishmit pasi kishte vërejtur se ai nuk i lëvizte fare gishtat mbi tela,siç bënin të tjerët,e kishte pyetur Nasradinin:-Përse ti nuk po i lëvizë gishtat si të tjerët,ndërkaq Nasradini ia kishte kthyer:-Unë e gjeta dyzenin(akordin)me të parën dhe nuk kam nevojë t‘i luaj gishtrinjtë ?!...

Rambo largimin e taksës tënde(gjeniale)në raport me Serbinë po e kërkon një botë e tërë demokratike?!...Dhe atë botë deshëm s‘deshëm duhet dëgjuar?!...Ne nuk kemi kapacitet në asnjë sferë të jetës që t‘i kundërvihemi botës perendimore?!...

Andaj Rambo kthjellu,pranoje tealitetin se nuk je më kryeministër i vendit(e ndoshta nuk do të jesh kurrëmë?!...Lejoje kryeministrin e ri të bëjë punët e tij,ato punë që ti i katranose?!...Rambo pranoje realitetin se nuk je më kryeministër i vendit dhe do ta kesh më të lehtë jetën?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat