Arrestimi i vonuar i kriminelit Zariq

Opinione

Arrestimi i vonuar i kriminelit Zariq

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 15 shkurt 2020 Në ora: 08:23
Zharko Zariq

U arrestua ish komandanti i milicisë serbe  Zharko Zariq. Tre vjet në Kosovë jeton krimineli i qetë . Jeton i lirë,komod dhe shumë më i lirë se shqiptaret. I sigurt që nuk do ta prek kush. Kthimi i tij  në Kosovë është provokim i rënd për shqiptaret, madje është edhe një humbje shprese të shqiptarëve, që do të dënohen kriminelet për vrasje e masakra në Kosovë.

Sot mjetet e informimit shqip e përshkruanin si polic që ka punuar në kohën e Millosheviqit. Sa të buta janë këtë gazeta kur shkruhet për kriminelet serb. E kur shkruajnë për njeri tjetrin nuk kursejnë fjalë madje më të rëndat pa përjashtuar ofendimet apo edhe etiketimet e pa baza. Zharko Zariq nuk ishte milic i thjesht por komandant(komandir) i milicisë serbe në stacionin e milicisë Rakosh.

Nën komandën e tij më 31.01.1992 pa asnjë arsye milicia e stacionit të tij kanë tentuar të kidnapojnë nxënësit e shkollës së fshatit UÇK-së. Në mbrojtje të fëmijëve pranë oborrit të tyre u vranë tre qytetarë të pa fajshëm  të fshatit Uçë. Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Hasan Hysenaj. Duke qenë ky komandant , që do të thotë nën komandën e këtij nga milicia e këtij stacioni më 25.04.1992 rreth orës 17.30 është plagosur për vdekje kryetari i këshillit për informim të LDK nëndega në Rakosh Hajriz Metaj nga fshati Kërrninë.

Hajrizi nga plagët e marra, vdiq në spital më datën 27.04.1992 varrimi i tij u bë më 28.04.1992. Ne vitin 1999 nën komandën e Zharko Zariqit është kryer masakra në familjen Imeraj.  Për këto krime që i din bota organet kompetente në Kosovë nuk paskan pas argumente? Shteti i Kosovës duhet të i dënoj jo vetë kriminelin Zharko Zariq por edhe përgjegjësit në institucionet që e mbulojnë apo neglizhojnë këtë rast që 20 vite dhe heshtin kur krimineli u qëndron para hundës që tre vite. Vetëm nostalgjiket dhe përfituesit nga shteti serb që për fat të keq janë instaluar në institucionet tona mund të ndjehen mirë dhe të qetë në këtë gjendje në Kosovë. Më te drejt njerëzit pyesin kënd përfaqësojnë këto organe?

Çfarë shprese mund të kenë shqiptaret në këto institucione?. Kur shteti i tyre përkrah kriminelet ose heshtë para kriminelëve serb. Shteti  kriminal serb; serbet e Kosovës i përdor mish për top. Më kthimin e këtij krimineli ata provokojnë shqiptaret e vuajtur nga shtypja, presioni i formave të ndryshme duke përfshirë edhe vrasjet dhunimet, masakrat dhe gjenocidi serb në Kosovë. Ata po trimërojnë kriminelet serb, nëse vritet serbi në Kosovë, e që këtë  punë mund ta kryejnë vet shërbimet sekrete serbe për të paraqitur në OKB si krim të shqiptareve mbi serbet apo më se paku si hakmarrje të shqiptarëve ndaj serbeve, si presion për të u shpërngulur, për të mos u kthyer  serbet në Kosovë etj, sikur rastin e Oliver Ivanoviqit.

Kush do të merret më hallet e shqiptarëve nëse jo institucionet e tyre të zgjedhura në Kosovë. Shteti i Kosovës duhet të bëjë korrigjime adekuate  të shpejta për të vu në vend drejtësinë në Kosovë. Kriminelet duhet të dënohen për të jetuar të qetë qytetaret që respektojnë shtetin  e ligjin. Pozitë e opozitë duhet të angazhohen për jetë të qetë dhe sundim të ligjit në Kosovë. Ky është obligimi tyre dhe vetëm kështu arsyetohet besimi ndaj qytetarëve që i votuan sepse ju besuan premtimeve të tyre. Në të kundërtën një ditë do të merrni dënimin për prerje në besë të votuesve tuaj. Çfarë argumentesh kërkojnë organet kompetente të Kosovës për të dënuar kriminelet për këto dhunime, terror dhe  masakra?

  1. Kush e hartoj dhe nënshkroi planin operativ për të zënë pritë dhe kindapuar nxënësit që po dilnin nga oborret e familjeve Hysenaj dhe Hoxhaj dhe kush dh urdhër që të qëllonin mbi dëshmoret e shkollës shqipe në Uçk-së?
  2. Kush hartoj planin operativ për postbllokun e milicisë të e vendosur në kodër të Rakoshit që po terrorizonin  shqiptaret kalimtarë të rastit që po kalonin në rrugën Pejë Mitrovicë?
  3. Kush e hartoj dhe nënshkroi planin operativ për të zënë pritë në ora 17.30 në rrugën Rakosh- Kërrninë dhe të qëllojnë për vdekje kryetarin e këshillit për informim të LDK nëndega Rakosh Hajriz Metaj që po kthehej nga mbledhja që u mbajt në Rakosh dhe po shkonte në shtëpinë e tij në Kerninë?
  4.  Kush e hartoj dhe nënshkroi planin operativ për rrethimin e familjes Imeraj atë natje të tmerrshme, për të kryer masakrën mbi familjaret e pa fajshëm të kësaj Lagjeje? Çfarë argumentesh tjera  ju duhen këtyre organeve për të arrestuar dhe dënuar komandantin  kriminel Zharko Zariq dhe milicët tjerë  kriminel që ishin nën komandën e tij, këto ditë të shënuara, ditë zije për shqiptaret e pafajshëm, që kryen terror, vrasje dhe masakrat në ditët e përmendura. Mos dënimi i krimineleve është neglizhencë dhe keqpërdorim i detyrës?
  5. Kush i ekzekutoj këto plane operative?

Ju paguheni nga taksat e këtyre familjeve të terrorizuara, vrara , masakruara dhe të ndjekura nga shtëpitë e tyre ndërkaq nuk dënoni kriminelet. Çfarë po ndodhë më këta njerëz të vendosura në këto organe? Janë të pa aftë? nuk kanë guxim? apo marrin ndonjë pagë tjetër përveç kësaj që e marrin në Kosovë? Në cilën do variantë të përmendur; a  nuk janë bashkëfajtor? dhe a  duhet të përgjigjen?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat