“Nëse e thua mos e prano; nëse e prano mos e shkruaj; nëse e shkruan mos e nënshkruaj”

Opinione

“Nëse e thua mos e prano; nëse e prano mos e shkruaj; nëse e shkruan mos e nënshkruaj”

Nga: Dibran Demaku Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 15:15
Dibran Demaku

Këto ditë flitet e shkruhet me të madhe se Kosova e Serbia,me ndërmjetësimin amerikan kanë nënshkruar disa marrëveshje : marrëveshjen për fluturimet me avion nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas,ndërkaq thuhet se dje nënshkruan edhe dy marrëveshje tjera:marrëveshjen për hekurudhat dhe marrëveshjen për autostradat apo qarkullimin rrugor.Nëse i dëgjon përfaqësuesit shtetëror të Kosovës ata deklarojnë se kemi nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore;ndërkaq ata të Serbisë nuk thonë asnjëherë marrëveshje ndërshtetërore,por marrëveshje me përfaqsuesit e organeve të përkohëshme të Prishtinës?! Cila është këtu e vërteta?!...

Përveq kësaj përgaqësuesit serbë të politikës Kosovën ose e quajnë krahina jonë jugore ose krahina e Kosovës dhe Metohisë?!

Në marrëveshjet e nënshkruara a është thënë dhe shkruar se u arrit marrëveshje në mes të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë apo u arrit marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beigradit?!...

Nëse është kjo e dyta,atëherë politikanët e Kosovës kanë rënë nën lajthitje me pasoja për shtetin e Kosovës?!...

Ndërkaq ajo që la shije të keqe tek publiku shqiptar është nënshkrimi i martëveshjeve nga përfaqësuesi serb Marko Gjuriq,i cili edhe zyrtarisht njihet si drejtori apo udhëheqësi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë?!...

Përse presidenti i Kosovës e pranoi një gjë të tillë?!...Përse pranuan një gjë të tillë edhe ata që nënshkruan në emër të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Serbisë siç themi ne,apo marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës siç thonë serbët?!...

Cilado që të jetë e vërteta në këtë mes,gabimi i pafalshëm përfaqësuesve të Kosovës është që kanë nënshkruar në një dokument shtetëror me Marko Gjuriqin?!... Andaj thënia e urtë kineze në fillim të këtij shkrimi:nëse e thua mos e prano;nëse e pranon mos e shkruaj;nëse e shkruan mos e nënshkruaj!“-do të duhej të ishte alfa dhe omega e politikanëve të Kosovës në këtë moment delikat për shtetin e pavarur të Kosovës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat