Shteti nuk është pronë private

Opinione

Shteti nuk është pronë private

Nga: Skender Musliu Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Skender Musliu

Pas një aktiviteti jotransparent mes Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiqit dhe ambasadorit Amerikan në Gjermani, zotit Richard Grenell, i cili njëherit është edhe i dërguarispecial i presidentit Trump për dialoguin Kosovë - Serbi, me 14 Shkurt në Munih të Gjermanisë, Kosova dhe Serbianënshkruan dy Marrëveshje, që SHBAtë e quajtën si historike. Bëhet fjalë për Marrëveshjen e transportithekurudhor dhe ate rrugor,që u nënshkruan para fillimit tëKonferencës për Siguri në Munih, kurse disa ditë më parëështë nënshkruar edhe Marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë– Beograd.

Çdo gjë do të ishte në rregull sikur nënshkrimit të këtyre Marrëveshjeve dot’i paraprinte një aktivitet nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, sepse është krejtësisht normale që shtetet në marrëdhëniet e tyre bilaterale tënënshkruajnë marrëveshje që janë në dobi të qytetarëve. Mirëpo për marrëveshjet në fjalë  opinioni ka kuptuar vetëmnë momentin e nënshkrimit. Por ajo çka është sinjifikative dhe e papranueshme, është faktise për këto marrëveshje nuk kanë qenë në ngjarje institucionete Kosovës, respektivisht as Qeveria e as Parlamenti, të cilëtmadje nuk kanë patur dijeni për përmbajtjen e tyre. Është obligim kushtetues dhe ligjor që institucionet e Kosovësnë politikën e jashtme t’i harmonizojnë dhe koordinojnë qëndrimet e tyre dhe vetëm në mënyrë unike t’a përfaqësojnë Republikën e Kosovës.

Mirëpo veprimet unilaterale të Hashim Thaçit në arenën ndërkombëtare janë shumë të hershme e që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë – Serbi duke avancuar idenë për ndarjen e Kosovës. Që nga ardhje e Hashim Thaçit në krye të shtetit, por edhe mëparë, diplomacia e Kosovës është paralizuar, ajo pothuajse nukka patur kurfar aktiviteti diplomatik. Me veprimet e tij kryetarii shtetit në diplomacinë ndërkombëtare ka krijuar huti tëmadhe duke propaguar se vetëm ndarja e Kosovës do të ishtemënyra më e mirë për arritjen e një Marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Si rezultat i këtij aktiviteti, jo vetëm që nuk ka patur njohje të reja të shtetit të Kosovës, por përkundrazi, ka patur disa tërheqje të njohjeve.

Flitet se këtyre ç’njohjeve i ka kontribuar aktivitetindërkombëtar i Serbisë kundër Kosovës, por kjo nuk qëndronshumë, sepse nëse kemi një kryetar shteti, i cili përmespropozimit për ndarjen e Kosovës, e ve në pyetje statusin final të Kosovës, që e ve në pikpetje subjektivitetin ndërkombëtar juridik, integritetin dhe tërësinë territoriale dhe Rendin juridiktë shtetit të vet, atëherë sigurisht se kjo krijon dyshime tëmëdha dhe reflaktim serioz edhe te miqët e Kosovës. Prandajnuk mundemi t’a kërkojmë fajin aq te Serbia, sa nga personi i cili ka dhënë betimin para kushtetutës se do t’a ruaj integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ndërsa nërealitet ai propagon ndarjen e saj. Pas shumë takimeve, sa publike po aq edhe sekrete, që nga viti2016, Thaçi dhe Vuçiqi me ndihmën e Edi Ramës jo vetëm qëkanë hartuar hartat për ndarjen e Kosovës, por ato edhe i kanëdetajuar. Tani atyre u duhet kohë që t’a përgatisin opinion me këtë akt të kryer, në mënyrë që kur të vjen momenti i volitshëm t’a kontrabandojnë, nën pretekstin e prsionitndërkombëtar. Diplomacisë amerikane po i shpejtohet arritja e një marrëveshje sepse për momentin në Shqipëri, Kosovë dheSerbi i kanë njerëzit e dëgjueshëm për zbatimin dhe implementimin e planeve që ende nuk janë publike, por qëjanë në dëmë të Kosovës.

Prandaj është mase e domosdoshme që krerët e shtetit t’i harmonizojnë qëndrimet politike, bashkarisht t’a përcaktojnë agjendën, përbërjen, konceptin dhe strategjinë e negociatave tëardhshme mes Kosovës dhe Serbisë që do të rifillojnë pas zgjedhjeve në Serbi që do të mbahen në muajin Prill.

Nëse institucionet e Kosovës nuk janë unike në politikën e jashtme, atëherë agjendën do t’ia përcoktojë faktori ndërkombëtar, qënuk do të jet në favor të Kosovës. Prandaj me ardhjen e Qeverisë së re gjërat domosdoshmërisht dhe sa më shpjet duhet të ndryshojnë. Nëqoftëse Hashim Thaçi vazhdon me avazin e vjetër, për t’a shpëtuar Kosovën nga ndarja, Qeveria dhe Parlamenti duhet sa më shpejtë t’a fillojnë procedurën për shkarrkimin e tij, në të kundërton Kosova do t’a pësojë.

Nuk duhet lejuar që Hashim Thaçi Republikën e Kosovës t’a konsederoj si pronë të tij, Republika e Kosovës është shtetparlamentar dhe çdo Marrëveshje ndërkombëtare duhet tëmiratohet nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria e re do të ketë një përgjegjësi të madhe në kuadër tëdialogut Kosovë Serbi dhe nuk duhet të bie nën ndikimin e presinonit të faktorit ndërkombëtar, sepse bëhet fjalë përshtetin i cili gjatë historisë ishte viktimë e politikave të egra antishqiptare. Shtetet më të fuqishme të botës perëndimore kanë njohur Republikën e Kosovës në kufijt ekzistues, prandaj do të ishte tradhti kombëtare nëse ato vet neve i vejmë në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat