“Pse u mllefosën Senatori Ron Johnson e ambasadori Richard Grenell” ?! - Bota Sot
“Pse u mllefosën Senatori Ron Johnson e ambasadori Richard Grenell” ?!

Opinione

“Pse u mllefosën Senatori Ron Johnson e ambasadori Richard Grenell” ?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 17 shkurt 2020 Në ora: 12:41
Ron Johnson dhe Richard Grenell

E kujtojmë në këtë 12-vjetor të pavarësisë sonë Ibrahim Rugovën, Atin Themeltar të Shtetit të Kosovës.

Ata, nëse nuk gaboj, i nervozoi paraqitja e Kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës zotit Albin Kurti me një sinqeritet në interes jo vetëm të Republikës së Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor si fillozofi për një zgjedhje të përbashkët në bllok, siç u shpreh ai, Plan Marshall.

Ai, fatëkeqësisht për Serbinë e për fat të Kosovës, e bëri atë kërkesën famoze, por shumë domëthënëse se ju na ndihmuat të çlirohemi nga Serbia, ndërsa, tani ta ndihmoni Serbinë të çlirohet nga Kosova.

Zotëri të nderuar të shpëtimtarit të Kosovës, dua t’iu kuptojë se taksa duhet të hiqet që të ç’bllokohet dialogu, por a mund të ndalet Serbia me veprimet e saj destruktive ndaj Kosovës.

Nëse e kuptova Senatorin Johnson i cili u shpreh se zoti Kurti duhet ta ul tonin dhe të jetë më i kujdesshëm në këto biseda si Kryeministër i një shteti viktimë, mos është deshtë që Serbisë t’i kërkohet ta ndalë destruktivitetin dhe arrogancën diplomatike kundër shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Anipse me vonesë, por megjithatë ju ia bëtë me dije se duhet ta ndal diplomacinë destruktive për çnjohje të Kosovës.

Për këtë, ju jemi mirënjohës me shpresë se do t’i përmbahet këtij principi.

Zotëri të nderuar, zoti Kurti ka ardhur në pushtet me këtë platform, i cili bashkë me tani, kryetaren e Parlamentit të Kosovës se në kërkim të heqjes së taksës, të krijohen marrëdhënie reciprociteti me shtetin fqinj, Serbinë.

Një gjë besoj se që të dy këta udhëheqës, posaqërisht tani në postin e Kryeministrit zoti Kurti, nuk kanë ardhë si të korruptuar, të shantazhuar dhe të inkriminuar, që do të thotë të pastër, por, të ndershëm, të guximshëm dhe të gatshëm që të bëjnë ndryshime rrënjësore në interes të qytetarëve.

Zotëri, ju me siguri se jeni në dijeni për akuzat më të cilat ngarkohet Presidenti Thaçi për krime, korrupsion dhe nepotizëm, i cili po e luan rolin e një dëshmitari bashkëpunues për t’u amnistuar nga Gjykata Speciale. Nuk e di a jeni në dijeni për këtë për çka edhe shprehet dyshimi i ndaj tij për t’i mbrojtë interesat e vendit.

Akuzat janë publike dhe të hapta për të cilat, po të kishim prokurori të çkapur nga ky vetë dhe partia e tij me klanin Pronto në pushtet që nga çlirimi, me siguri se ishte deshtë të zbardhën dhe të vërtetohen dhe nëse është i pafajshëm, të lirohet.

Zotëri të nderuar, populli e ka humbë besimin ndaj tij që nga viti 2013 kur filluan bisedat të ashtuquajtura teknike që dulën purompolitike, deri në ditët e sotit. Kosova është Republik Parlamentari dhe roli i Presidentit është simbolik dhe rrol unifikues por, jo edhe rol vendimmarrës sipas Kushtetutës së Kosovës. Më veprimet e tij, zotëri të ndëruar, është duke bërë shkelje të rënda kushtetuese që mundë të ja sjellë në pikëpyetje shprehjën e mosbisedimit nga ana e organit më të lartë legjislativ-Parlamentit. Ky, nëse vazhdon më këtë avaz, shumë shpejtë duhet të thirrët në intërpelancë për të spjegue veprimtarin dhë shtrirjën e funksionit përtej dispozitave kushtetuese që e parashofin rolin dhe veprimin e Presidentit. Para së gjithash, duhet të jetë transparent dhe i hapur që populli të jetë i informuar më kohë dhe të vërtetat.

Qytetarët e Kosovës, Qeverinë e cila erdhi në pushtet më platformën për ta mbrojtë sovranitetin dhe tërësinë teritoriale që, nënkupton, asesi korigjim as ndryshim kufijsh më shtetin fqinjë Serbinë. Kam dyshim së, ndoshta tërhjekja e vërejtjës së, Presidentët nuk duhet të luajnë më harta, janë brengosesë për Serbinë por, nuk mendojë së ato duhet të jenë edhe për SHBA-t e cila ndër të parat ne ka njoftë më këta kufijë që datojnë qysh nga ish Jugosllavia, pa u lëshuar në ato pjesët e tokave shqiptare për të cilat i kemi tapitë deri në Leskovç e Nish apo, siç shprehemi ne kosovarët, deri të “molla e kuqe”. Nuk është qëllimi në këtë moment të kthehemi prapa, ani pse është historikishtë e pamohueshme si e drejtë e jona, por, nuk mund të lëshojmë pe në kufijtë ekzistues për çka u zhvillue luftë e përgjakshme më forcat e Millosheviqit të cilët e okupun Kosovën por, falë Uçk-së dhë ndhmës suaj, ne, nesër e festojmë 12 vjetorin e pavarësisë e cila, ende nuk po mundë ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e saj në veri të Mitrovicës e cila në vitin 1999 më pëlqiminin po të Hashim Thaqit si udhëheqës politik i Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës bashkë më bashkëpartiakun e tij deri dje në krye të Parlamentit të Kosovës tani në krye të PDK-së, Kadri Veselin, e ndanë Mitrovicën.

Pra, populli e as Qeveria, nuk e ka besimin e plotë të ky njeri, prandaj, duhet të jetë edhe sygjerimi i juaj që, Presidenti të bashkëpunojë më Qeverinë, Parlamentin dhe spektrin politik, për të krijuar një unitet të përbashkët. Veprimet e tij diskrete më homologun e tij serb jashtë dijenisë së Parlamentit, Qeverisë dhe spektrit politik, ngritë dyshimin së, plani i tyre i fshehtë për korigjim apo ndarje, janë të papranueshme që dua të besojë së as ju nuk dot lejoni që të hyhet në këto avantura të rrezikshme jo vetëm për sigurinë e Ballkanit Përendimor por edhe Evropian dhe më gjërë. I nderuari Senator Ron Johnson dhe i nderuari ambasador Richard Grenell, si shtetas i SHBA-ve më mburrje që gati 30 vjetë, dua të besojë në sinqeritetin Tuaj dhë gadishmërinë që, Kosovës të ja siguroni paqën dhë bashkpunimin më të gjitha shtetët fqinjë pa e dëmtue dhë dekurajue shtetin ma të ri, arkitekt dhë ndërtues të cilit jeni ju. Nga qëndrimi i juaj, varët ardhmëria e gjeneratave asaj pjesë ma të vre në Republikën e Kosovës dhe të Evropës.

Bashk me Juve, bashkëatdhetarve dhe qytetarve të Kosovës,

Ju urojë 12 Vjetorin e Pavarësisë.

Hafiz Shala, New York

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat