Tipare të qeverisjes

Opinione

Tipare të qeverisjes

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:44
Skënder Karaçiqa

Kryetarja e bashkësisë së qytetit në Çikago,si të gjthë qytetarët amerikanë...

Kryetarja e bashkisë së qytetit në Çikago,Lori Lightfoot,e ka marrë në mandatin e parë që të qeverisë me qytetin milionsh me banorë dhe një nga qendrat më të zhvilluara në Amerikë.

Kryetarja e këtij qyteti,përditë e shohin,e dëgjojmë në veprimtarinë e saj qeverisëse të këtij qyteti me një traditë qindra vjeqare,që me projekte e programe të zhvillimit të gjthnmbrshëm është bërë qytet modern,me një infrastrukturë dhe projektet e ndërtimit të rrokaqiejve të lartë me rritën kah qielli i lirë i Amerikës.

Në këtë qytet me rrethinë(shteti i Ilinoisit)jetojnë e punojnë më se 50 mijë shqiptarë nga të gjtha trevat etnike shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Se si e zhvillon veprimtarinë e saj të qverisjes në Çikago,kryetarja e bashkisë detyrën zyrtare e kryen e lirë,pa përcjellje të sigurimit dhe,ajo është përditë në mesin e qytetarëve amerikanë madje edhe në rreshtat e fundit të sallës moderne sportive për të përcjellë lojën e basketbollit,që është një nga  sportët me traditë shekullore në këtë qytet.

Kjo do të ishte shembull i mirë për zyrtarët e shtetit të Kosovës,që në kryerjen e detyrave zyrtare të qeverisjes në të gjitha nivelet,shembulli i kryetarës së Bashkësisë së qytetit në Çikago të bëhet pjesë e jetës politike,institucionale në shtetin tonë të lirë të Kosovës  bashkë me qytetarët e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat