Jo të gjithë që janë të lumtur buzëqeshin ëmbël - Bota Sot
Jo të gjithë që janë të lumtur buzëqeshin ëmbël

Opinione

Jo të gjithë që janë të lumtur buzëqeshin ëmbël

Nga: Dedë Preqi Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:50
Dedë Preqi

Ndoshta për hir të përvjetorit të Pavarësisë, duke përfshirë tërë këtë atmosferë të jashtëzakonshme, dhe prej dëshirës dhe idesë që ta bëjë sa më interesante madhështinë e kësaj dite, sa më bindëse ekzistencën e një ceremonie të tillë, merr pjesë dhe shtëngojnë duart kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani, me kryetarin e vendit z. H.Thaçi, duke «buzëqeshë» dhe uruar njëri-tjetrin, edhe pse dikur ishin rival politik të papajtueshëm.

A është e mundur që ne shqiptarët ti lëmë anash thashe thënmet për njëri-tjetrin, a është e mundur të tregojmë se dashuria ndaj atdheut tonë të përbashkët nuk njeh kufij, të tregojmë para vetëvetës dhe para botës se ndjenjat tona manifestohen në përputhje me natyrën e vet që kanë një lidhje gjaku e gjuhe dhe se ato ndjenja egërsohen, hidhërohen dhe helmohen vetëm nga armiqtë e përbashkët.

Pak apo shumë nga konstruktet e tilla, nga helmi i pa nevojshëm që marrim nga mënia me njëri-tjetrin, përshkak të idealeve apo drejtimeve partiake, nuk është opsion, që të heqim dorë nga parimet dhe tërësia e gjërave të përbashkëta, që janë liria, demokracia, shteti, pavarësia, të cilat e ngjallën ekzistencën e qenjës tonë shqiptare, atëherë duhet ta pyesim vetën, se pse duhet të vuajnë përsonazhet e kësaj qenje njerëzore, duke ia treguar vetëvetës vetëm rrugët tragjike…

Ndërkaq, një organizim i tillë i kryetarit Hashim Thaçi, me rastin e një ri-ceremonie të FSK-së, dhe një organizimi tjetër festiv në Katedralen e Shën Nënë Tereza, nuk ka mundur të shpëtoj nga syri i popullit, sjellja dhe rroli i tij në këtë drejtim, por duke qenë koshient për atë që po lind në mes figurave të reja në krye të qeverisë, duke shtrënguar duart edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarën Vjosa Osmani, duhet të mirret si akt i një shembulli të mirë dhe pozitiv, edhe nëse z. Thaçi, provon të luaj rrolin kryesor para syve të populit.

Prandaj, veprimi dhe sjellja e kryetarit Thaçi, gjatë kësaj ceremonie ishte fare ndryshe nga ajo që ishte më herët dhe e prezentoj gjatë odiseadës së tij, që do të thotë se, ekziston mundësia që i pari i vendit të krijojë mundësinë e favorshme dhe bazike, që Kosova, të merr kahen e duhur, duke i përputhur objektivat e veta, pikërisht në pajtimin dhe harmonizimin e çështjeve të përbashkëta, për të arritë qëllimet dhe synimet tona për një shtet më konstruktiv dhe mirëqenje më të mirë të këtij populli, i cili po përballët edhe këto ditë me shumë sfida.

Hashim Thaçi, si kryetar i vendit, i ka përgjegjësitë më të mëdha se kushdo tjetër, për të krijuar një atmosferë harmonike dhe faktorizuese në rrugën e PDK-së, sepse i ka akoma frenjët e saj në dorë, dhe e mbanë sot rrolin kryesor të opozitës, me vintilin kryesor që mund të funksionoj në mënyrë aktive, por edhe dekonstruktive me sjelljet e saj «partizane» që i ka filluar dhe planet e ardhshme të saj, për ta penguar funksionimin e mirëfilltë të Kuvendit të Kosovës, dhe qeverinë e re Kurti.

Pse përgjegjësia ndaj detyrave tona dhe çështjeve bazike të bie apo të kuptohet si përgjësi e të tjerëve, në rend të parë çështjet që kanë të bëjnë për vendin dhe popullin tonë, duhet ti kuptojmë si çështje thelbësore që na takojnë ne, dhe është e natyrshme se të tjerët na i afruan mundësitë që të bëhëmi faktorë të vetëpërgjegjësisë mbi çështjet tona, dhe të tjerët nuk duhet ti detyrojmë që ti kryejnë gjithherë punët tona, sikur të tregohemi se nuk jemi ne kërkushi, apo nuk dimë të udhëheqim vetëvetën dhe shtetin.

Mund të gjejmë sot argumente të panumërta të lidershipit politik që udhëheqën Kosovën e mbas çlirimit, si relacion të vetëm kishin më shumë, se si të uzorpojnë prona dhe të krijojnë mundësi për përfitime dhe kapital për vete, se i përkushtohen parimeve dhe ndërtimit të shtetit, si dhe nevojave të popullit të këtij vendi, i cili akoma edhe kësaj dite nuk ka mundur ta gjejë vetën në vendin e vet dhe në përputhje me standartin e jetës si qenje e vertetë njerëzore.

Jo të gjithë që janë të lumtur buzëqeshin ëmbël, por buzëqeshja e popullit tim është edhe e vrazhdë edhe e ëmbël, por kjo e dyta u takon vetëm e atyre që e prekin qiellin me kapitalin e tyre, ndërsa e shumë të tjerëve buzëqeshja del naive dhe ironike, sidomos e atyre që qeshin pa ndjenjën e gëzimit, por iu shkon vetëm buza në gaz, sepse janë të llojit fisnik nga zemra dhe shpërthejnë me brendësinë e ndjenjave njerëzore dhe ndaj kodit të vet moral.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat