Kur vajton fajtori me lot aligatori

Opinione

Kur vajton fajtori me lot aligatori

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 shkurt 2020 Në ora: 07:57
Aleksandër Vuçiq

Do të ishte një fantazi dhe absurditet me fjalët e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kur thotë se, është një vend i rëndësishëm i Evropës, që përkrahë fuqishëm taksën që ka vendosë Kosova kundër mallërave të Serbisë dhe Bosnjes, edhe pse ky vend nuk e ka hallin e taksës, por e ka në plan se si do gjejë edhe ndonjë një vegëz tjetër, që ti largojë miqtë e Kosovës, por edhe të krijojë neglizhencë dhe huti në disfavor të saj.

Të gjithë e dinë se për cilin vend të Evropës bëhët fjalë, sepse Serbia, është «dregëza» e kahershme jugosllave, aty ku filloj zgjeba, një sëmuarje e rëndë psiko-politike, që e shkakëtoi mentaliteti dhe miti i populli serb kundër të tjerëve, dhe preku pamëshirshëm edhe popullin e pa mbrojtur shqiptarë, dhe kjo zgjebë kur fillon me u kru, do paraqet rrezik për tërë Ballkanin, sikur infeksioni i «koranovirusit» kinez të sotëm, që mund ta rrezikojë botën.

Edhe pas gjithë asaj të kaluare të hidhur dhe gjenocidiale që u shkakëtoj Serbia, vendeve ballkanike, në veqanti ndaj popullit boshnjak të Bosnjës dhe popullit shqiptarë të Kosovës, duke shkatërruar gjithçka materiale dhe njerëzore të kësaj qenje, dhe ky lloj mentaliteti akoma nuk ngopët, nuk do, apo nuk di të ngopët ndonjëherë me veprime e saj djallëzore, duke e ditur se kjo botë mjafton si hapësirë për gjithë njerëzit e këtij rruzulli, dhe njeriu të dallohet një çik nga bishat dhe egërsirat.

Vaji i këtij lloji nuk ndalet me lot krokodilli, pothuaj asnjëherë para opinionit të botës, për ta pranuar si të tillë dhe përmes ndjenjës së dhemsurisë së saj, e cila nuk e pranon se është fajtore dhe mëkatare, duke u paraqitur si viktimë, dhe duke iu ankuar Evropës dhe Amerikës, që ta shpëtojnë nga situatat e tilla, posaqërisht nga politikat e ligjeve të Kosovës, si një argument trillues i saj, gjëja se serbët e Kosovës, janë të abuzuar dhe nuk po munden të integrohen në këtë vend përmes këtyre politikave diskriminuese dhe ligjeve të këtij vendi, duke e treguar të kundërtën, sepse në realitet populli serb në Kosovë, është populli më i priveligjuar se asnjë minoritet tjetër në këtë vend.

Vaji i Vuçiqit, i pastër si loti i aligatorit, duke vajtuar dështimin e planit për ndarjen e Kosovës, përmes korigjimit të kufijëve, të cilit plan ia dhanë famën Hashim Thaçi, me Edi Ramën, që do të ishte një dramë e rrezikshme për shtetin e ri të Kosovën dhe popullin e saj, i cili po sa i hapi sytë dhe u këndell pakëz pas gjithë asaj rrëmuje që ia shkakëtojë lufta e barbarisë serbe, dhe shoqëria e këtij vendi ka mjaftë sfida të tjera para vetës, tani sikur shpërthejnë urugane e llava të tjera, vetëm për ta ndrydhur jetën dhe të ardhmën e këtij populli.

Do të ishte me vend, nëse e shtrojmë pyetjen, se pse mirremi më shumë me Serbinë, se me çështje të tjera më të rëndësishme ?

Serbia është vorbulla më e rrezikshme në Ballkan, në të cilën është e futur edhe Kosova pa vullnetin e saj, dhe qelsi që e mbyll dhe e qel derën e kësaj vorbulle ekziston dikund, edhe pse Kosova e kishte njëherë në dorë me ndërhyrjen e NATO-s, mirëpo, atë qelës si duket e humbëm vetë me fajin tonë, prandaj në këto rrethana, të cilat pasojnë në vazhdim, me pjellën e Asosacionit në veri, me Korigjimin e kufijve, me «minishengenin ballkanik» pastaj vjen Demarkacioni me Serbinë, dhe shumë mini e makro të tjera, që do dalin nga kuzhina e regjimit të Beogradit, sinjalizon hiq më pak se nxitjen një lufte të re në Ballkan, për të krijuar modelin e Serbisë së Madhe, ku pasojat do të ishin edhe më fatale se ç’mendohet, kur edhe Rusia, në krye me Putinin, është shumë e interesuar dhe e angazhuar të bëjë një përçarje në Ballkan, pastaj të vazhdojë edhe përçarjen e Evropës.

Kosova dhe lidershipi kosovar nuk duhet të hamendet se si të orientohet, sidomos aty ku do ta gjente mbështetjen më të fuqishme dhe bazën për të mbijetuar si shtet sovran, vetëm e vetëm me SHBA-të, dhe aleatët e saj. Dhe atëherë kur Amerika i ndërron pushtetet dhe lidershipin e saj, do të udhëheqët nga republikanët, apo demokratët, konceptet politike për Kosovën nuk ndryshojnë, sepse populli i këtij vendi është i përkushtuar si gjithëherë ndaj Kosovës dhe ky është fati i popullit dhe shtetit tonë.

Është shumë absurde, përveq Gjermanisë, si mundet Evropa ta përgëdhel vajin e Vuçiqit dhe popullit serb, dhe sa kohë duhet të dëgjohet vaji i tyre trillues, së paku të ndjehët fajtore për gjenocidin e fundit që shkakëtoj popullit shqiptarë të Kosovës dhe atij boshnjak të Bosnjes, me ç’rast mëkatët e asnjë krimineli nuk mund të falën dhe nuk mund të fshehën, por mund të zbutën, duke përdorur vetëm një fjali të shkurtër, që ka domethënjën e « kërkimfaljes » për këta njerëz të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat