Besojmë në vlerat tona

Opinione

Besojmë në vlerat tona

Nga: Milazim Maraj Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Milazim Maraj

Më bindje për vlerat tona të pa diskutueshme u organizua lufta paqësore në Kosovë. Besuam në këto vlera dhe arritëm të prezantojmë para Botës cilësinë tonë kombëtare, më bazë tradicionale, të lashtë shumë shekullore. Kjo u bë duke i njohur dhe besuar në vlerat  tona ,humane, solidare, që janë pjesë e një kultura të lashtë tradicionale të dëmtuar  mjaftë nëpër shekuj nga pushtues shkatërrues por jo të shkatërruar në tërësi. 

Së ia vlen të mbrohen, kultivohen dhe të sakrifikojmë shumë për mbrojtjen e këtyre  vlerave u  bindëm ne dhe i bindëm të tjerët. Për të i mbrojtur këto vlera  dhe këtë popull më shumë vlera, u bë lufta e armatosur në Kosovë. Kjo ishte luftë kundër: nëpërkëmbjes, asimilimit, dhunës, shkatërrimit, masakrës, vjedhjes, plaçkitjes dhe formave tjera të asgjësimit të një populli  me shpirt  të pasur, dhunti  të trashëguara dhe lindura njerëzore. Shqiptaret kanë vlerë kulturore Evropiane, më rëndësi për kulturën dhe Paqen në Botë. Këto konstatime i kishin  bërë intelektualet shqiptarë në etapa të ndryshme të kohës, këto vlera i identifikoj dhe sistemoj Dr. Ibrahim Rugova këto vlera i bënë platformë të aktivitetit intelektualet e Kosovës  për shumë vite më radhë,i mbanin si porosi të gjithë intelektualet  e mirëfilltë shqiptarë dhe këto vlera u respektuan fillimisht nga SHBA, më vonë edhe nga BE dhe NATO.

Këto i përsëritëm shpesh në tubime nëpër Evropë ashtu edhe në luftë para bashkëluftëtarëve tonë. Në kulla të shqiptarëve kultivoheshin fjalët e urta me të cilat ngriheshin dhe edukoheshin gjeneratat e reja. Organizimi i parë ndoshta në historinë e Gadishullit Ilirik më forca të shëndosha intelektuale dhe patriotike  duke respektuar fuqishëm vlerat tona dhe duke u mbështetur në këto vlera, u bë në vitin 1989 me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pastaj duke vazhduar kujdesshëm më pluralizmin shqiptarë në Kosovë.

Në këtë lëvizje kombëtare të regjistruar si parti politike u bë Identifikimi i Vlerave, sistemi i tyre por jo edhe mbrojtja më ligj nga se ligjet i bënte okupatori dhe ishin diskriminuese për shqiptarë.  Derisa sa Serbia ushtronte dhe përgatiste projekte të reja për dhunë deri në pastrim etnik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova përdorte forcën e argumentit, forcën e fjalës së urtë dhe kërkonte mirëkuptimin e botës që çështja shqiptare të zgjidhet më mjete paqësore. Por këtë e bënte pas arritjes së mirëkuptimit në mes vete.  Ndërkaq shqiptaret po organizoheshin mbi bazën e vlerave të tyre kombëtare, në shoqata humanitare, në aksione familja mban familjen ,Zoti , SHBA dhe Bota demokratike kthej reflektorin ka shqiptaret. Organizime të tilla u bënë në të gjitha trevat ku jetonin shqiptaret. Ishim të gjithë për një dhe një për të gjithë. Keqbërës kishte edhe atëherë por forcat nacionale dhe demokratike kishin fuqi unike dhe shpirtërore dhe këta keqbërës nuk kishin  fuqi as vend për veprim, nuk gjenin hapësirë për nëpërkëmbje të interesave kombëtare për interesat e tyre të ulëta.

Në udhëkryqe të vendimeve të mëdha kishin dalë “Demokratet” e UJD-it por dështuan. Ata as sot nuk pushojnë, kanë qendra informative dhe në emër të informatës plasojnë dezinformata, si puna e Baton Haxhiut në Presing por tani ka mundësi dhe hapësirë më shumë por gjithsesi është i humbur. Ai lason gënjeshtra duke ndërruar ngjyrën nga heroi në poltron nga spiuni në patriot. Për emrat e shoqëruesve të ti të Stanishiqi shefi i UDB  Jugosllave  ishte i kujdesshëm së njeri ishte i vdekur dhe tjetri i gjallë. Kurse për të gënjyer kundër, Dr. Ibrahim Rugovën nuk e respektoj këtë “parim”.

Për ta nxjerr atë si frikac harroj që nuk ishte më gjallë. Në kohën e Rugovës  mbi bazën e unitetit dhe solidaritetit u formuan strukturat partiake dhe më vonë edhe strukturat shtetërore. Ai kishte guximin të thoshte jam President i Republikës së Kosovës kur Stanishiqi burgoste njërzit vetëm për fjalen Kosova Republikë. Rugova në Beograd Millosheviqit i tha se ne jemi homolog nuk pati frikë. Kurse një Baton Haxhiu shpjegon se Rugova nuk ka guxuar as më e pa në sy Millosheviqin, Por ne  e kemi përcjell  deklarimin e Rugoves në Hagë dhe vlerësohej që askush UÇK-në më mirë dhe më burrnish nuk e ka mbrojtur se Dr. Ibrahim Rugove.

Në kohën e presidentit Rugova formimi i Qeverisë së Kosovës  dhe puna e sajë e mirë dhe e keqe mbulohej nga fuqia patriotike dhe solidare e shqiptarëve kudo që ishin. Organizimi i rezistencës paqësore dhe alternativa e saj  për luftë të armatosur u bënë pikërisht në këtë kohë. Në të gjitha këto aksione kombëtare, prinin në ballë njerëzit e devotshëm, patriot, të guximshëm dhe solidar. Në këtë kohë pati shumë përzierje  nga Serbia dhe vasalet e saj , por ishin vetëm të diturit  që mundë të kthjellnin ujin në çdo situatë.

Lufta për unitet dhe lufta për përçarje ishin në skenë njëra kishte  forcë moralin kombëtar  shqiptarë dhe tjetra Serbinë më milici shërbime sekrete e ushtri dhe fitoj morali mbi amoralitetin e armatosur. Organizimi referendumit, zgjedhjeve të lira, zgjedhja e institucioneve të Kosovës së pavarur dhe tendenca për të mbetur brenda kornizave Jugosllave ishin forca të kundërta në arenën e Kosovës.

Lufta për të bërë shtet dhe lufta për të penguar shtet bërjen e Kosovës ishin aktive sikur sot, më Minishengen dhe ndërrime të kufijve. Kësaj pengese i vinte ndihmë e pa ndërprerë, nga lufta për të fituar pushtet ende pa pasur shtetin. Marrëveshja më Shqipërinë për të trajnuar të rinjtë për luftë në Kosovë, tendenca për të armatosur popullatën nga Serbia si projekt për të arsyetuar masakrat e planifikuara më vonë nuk pushuan kurrë.  Formimi i sistemit të mbrojtjes dhe armatosja graduale e sistemuar dhe e kujdesshme. Formimi i zyrave të ndërlidhjes në shtete demokratike dhe takimet për të biseduar më përfaqësuesit e vërtet të popullit shqiptarë të Kosovës. Korruptimi i kohë pas kohe i përfaqësuesve të Shqipërisë për ndonjë pazar të mesëm.

Organizimi i FARK dhe krijimi i kundërshtarëve të brendshëm kundër FARK-ut.  Vrasja e figurave të rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe vrasje e përkrahësve të Kosovës qoftë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. jo rrallë duke përdorur kriminelin shqipfolës. Në të gjitha këto rrethana shkëlqente  dhe triumfonte figura e shqiptarit liridashës, i vendosur, i guximshëm që garanton paqe dhe siguri në Evropë dhe Botë. Veprimtaret ishin gjithmonë, figurë e unitetit, mirëkuptimit, solidaritetit të shqiptarëve. Kosova po behët më dëshirën e zotit dhe duke u mbështetur në vlerat tona për kundër pengesave, grackave, inateve dhe interesave të ulëta të individëve të  dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat