SPAK mund ta arrestojë Presidentin me 2 mars, ngrihet kundër rendit Kushtetues

Opinione

SPAK mund ta arrestojë Presidentin me 2 mars, ngrihet kundër rendit Kushtetues

Nga: Ilir Vata Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 09:57
Ilir Vata

Presidenti në pamundësi të përkohshme të ushtrimit të funksionit sepse ka tejkaluar kompetencat, shkel Kushtetutë dhe bënë thirrje për rrëzim të rendit kushtetues.

Situata e krijuar nga Presidenti është e paprecedent, e pa tolerueshme sepse po shkel Kushtetutën e vend duke devijuar nga ushtrimin e detyrës dhe duke qenë në papajtueshmëri me neni 86, pika  ku thuhet se Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

Presidenti është në pamundësi të ushtrimit të funksionit të tij kushtetues sepse ka marrë tagrët e përfaqësuesit politik.

Në Neni 91 të Kushtetutës, pika 1 thuhet se  Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Pse është në pamundësi?

Sepse atakon pushtetin ekzekutiv, provokon me deklarata të paqena, krijon situata të nxehta politike, trazon qytetarët me revolucion, thirr protesta sikur të jetë kryetar partie, madje cakton dhe datë proteste.

Në Neni 94 yë kushtetutës thuhet se Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.

Presidenti nuk mund të bëjë politikë për interesa të tij, nuk mundet të thirr mitingje dhe të bëjë demonstrime, ata që garantojnë shtetin e së drejtës janë institucionet kushtetuese dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Prandaj Presidenti gjende përballë  Nenit 91 Kushtetutës, pika 1, kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij dhe Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Presidenti bënë thirrje për rrëzimin e pushteti me forcë, duke deklaruar se institucionet do ia kthejmë popullit?

Kodi Penal në kapitullin Krime Kundër pavarësisë dhe integriteti, në nenin 221 Kryengritja, Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm.

Po ashtu Presidenti ndodhet përball Kodit Penal, neni 223, thirrjet publike për veprime të dhunshme Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

SPAK duhet të sekuestrojë të gjithë materiale video, deklaratat e Presidenti thënë publikisht dhe të nis hetimin ndaj tij për thirrje për rrëzimin e rendit kushtetuese, tejkalimi i kompetencave të tij dhe shkelja e Kushtetutës.

Pra të gjitha gjasa, e çojnë presidenti para drejtësisë, duke e bërë subjekt të hetimit për shkelje të kushtetutës pasi ka deklaruar publikisht se të gjitha institucionet shtetërore do ti marrim, me pretendimin  për t’ia kthyer populli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat