Ne, qytetarët e dorës së dytë

Opinione

Ne, qytetarët e dorës së dytë

Nga: Kimete Berisha Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 11:29
Kimete Berisha

Ne, qytetarët e dorës së dytë.

Shkurt 2020.

Në Ambasadën Gjermane, Prishtinë:

- Zyrtarja: A e ke nanën e martume?

Unë: Po.

- E babën a e ke të martumë?

Unë: Po. Bashkë janë të martumë.

- A ke qenë najherë në Gjermani.

Unë: Jo.

- Jo? Qysh, as si refugjate gjatë luftës aaaa?

Unë: Jo jo, as atëherë.

I urrej pyetjet, sepse pyetjet gjithmonë janë 'armiqësore' dhe dashakëqija, por këto ishin pyetje primitive dhe të sëmuta, e për mos me qesh, derisa intervistohesha, e mora një letër dhe i fshija çizmet nga lloçi i Ambasadës.

Në hyrje u ndjeva keq se më kontrolloi në krejt trupin një grua, anipse unë kisha për të udhëtuar zyrtarisht.

Me ju thënë të drejtën shumë më vjen mërzi me m'prek n'trup (se n'flokë s'vjen n'shprehje) personi që nuk e zgjedhi vetë, plus që do ta preferoja një mashkull me më kontrollu a 'jam e rrezikshme a jo'.

Me një krah letra ndër sqetull, që nuk mjaftonin se ma lypën edhe një, me qetësinë më të madhe anipse e neveritur, i thashë vajzës që i pranonte dokumentet: A di çka, Po e lë krejt...

E ajo më tha: Jo, qysh? Neve na duhen shkrimet t'ua...

Nuk e kam unë gjithë atë sevda m'u maltretu e m'u ndje keq pse dua ta vizitoj Evropën, me çdo kusht, jo mor çfarë.

Por, hajt...e vazhdova 'luftën e madhe' për ta marrë një vizë për 5 ditë.

Nuk e kuptoj pse veç ne shqiptarët e Kosovës kemi mbet të izoluar.

Seriozisht nuk e kuptoj.

Pse si punëtorë krahu, si qytetarë të rendit të dytë Evropa na pranon, e si njerëz të lirë Jo?

Cilat kushte duhet m'i plotësu shqiptari i shkretë për me lëviz i lirë?

A s'mjafton me qenë njeri?

Çka kemi faj ne për mëkatet e politikës?

Qysh, a s'jemi normal a çka?

Ndoshta edhe s'jemi, e ne nuk e njohim veten. Është mirë me na tregu dikush 'kush jemi ne' dhe me na dëshmu BE-ja me diagnozë, me na argumentu se ne nuk meritojmë lëvizje të lirë por duhet me na mbajt n'kërrpesh.

Se nuk është marre për ne, marre është për BE-në me na bë m'u duk si delja e zezë, nëse nuk 'jemi' delja e zezë.

Pse BE ndjehet mirë që i dallon popujt dhe i trajton pavarabartë, si : maqedoni bën-shqiptari i Kosovës-s'bën, shqiptari i Shqipërisë 'hahet'-i Kosovës nuk 'hahet'...pse e mban të izoluar një popull është sëmundje e saj.

Çka kemi faj ne nëse i kemi pasur politikanët e korruptuar?

Veç ne i kemi pasur politikanët e korruptuar?

Ju nuk po i ndëshkoni 'Ata', përkundrazi, atyre ua keni liberalizuar korrupsionin, ata si të korruptuar nuk kanë problem me 'Juve'.

Ju e keni me 'neve', sipas për Ju, Ne jemi 'qytetarët e rendit të dytë'.

Ku me ditë qysh na shihni, e si u dukemi!

Neve na dallon nga Evropa, një 'nishan' ?.

Pse nuk e këqyrni Ju UNMIK-un e EULEX-in, që janë shembulli më i madh për t'keq!

Çka bëjnë ata këtu?

A ju vjen turp kur i shihni në zyre tuj fjet, veç tuj rras e tuj bë aventura, tuj shetitë gjithë ditën me xhipa, pa punu bash kurrgjë hiç, ata janë shembulli më i madh i korrupsionit.

Lulë mbetet 'Drejtësia' shqiptare, çka e ka tregu veten i dështumë EULEX-i.

Tjera herë e di çka bëjë: I pingalozem fshisës, se me pas apliku për fshisë, me pas shku me ja pastru naj 'Gertrude' nevojtoren, s'besoj që kisha hjek kaq shumë.

Unë edhe budallicë, veç sherrin ua kam

kam pa shkrimeve të mia, me një rast e pata përmend koferin me marrë me ikë...

Po nuk iku, mbasi s'kam ikë as gjatë luftës. Se edhe ikja është fat.

P.S. E ajo çika e Ambasadës eksik veç çka s'më pyeti edhe: 'A e ke nanën çikë' ?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat