Sfidë e arsimit në Kosovë mbetet politizimi i institucioneve arsimore!

Opinione

Sfidë e arsimit në Kosovë mbetet politizimi i institucioneve arsimore!

Nga: Nijazi Halili Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Nijazi Halili

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se rezultatet e pritura nuk janë arritur ende, madje ajo konsideron se çdo shtyrje në këtë sektor është krim ndaj të rinjve kosovar.

Sipas saj, më e dukshme është mungesa e kurrikulës që për 10 vite është punuar me tekste shkollore që janë edhe diskriminuese. Ajo ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e arsimit që të arrihet tek një platformë që dërgon në përmirësimin e gjendjes në arsimin në Kosovë.

Politizimi i arsimit mbetet nder sfidat kryesore të institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse me vite të tëra arsimi ka qenë i ngulfatur nga politika e cila e ka sjellur arsimin me një gjendje para një akti të kryer, duke e ulur cilësin dhe duke prodhuar më shumë numër se emër e cilësi të mirëfilltë në arsimin kosovar.

Është urgjente që politika mos të perfshihet në arsim por të luftohet me çdo kusht kjo dukuri e shëmtuar e shoqërisë Kosovare, dhe zbatimi i kurikulave dhe plan programeve me standarde evropiane për një arsim të mirëfilltë dhe konkurrues në tregun evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat