Mesazhi i Grida Dumës, “mos prit” është kauzë

Opinione

Mesazhi i Grida Dumës, “mos prit” është kauzë

Nga: Skender Kapiti Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 18:42
Skender Kapiti

Erdhi më në fund thirrja dhe mesazhi i duhur jo vetëm për opozitën por për të gjithë popullin opozitar nën moton e duhur: “Mos Prit”, e  cila aktualisht është e drejtë dhe e duhur si kauzë. Jo rastësisht këtë mesazh e jep politikanja , ishdeputetja e Partisë së opozitës znj. Grida Duma. Ky mesazh me ketë moto ka domethënien e madhe: atë se populli nuk ka më se cfarë të presë , pasi nga pritja e durimi shqiptarët e pësuan rëndë 50 vite diktaturën komuniste. Dhe sot shqiptarët janë në një neodiktaturë të re, diktaturë e cila i ka kapur të gjitha: shtetin , ligjin,demokracinë, parlamentin, mediat dhe lirinë. Unë thirrjes së znj. Grida të cilën e mbështes po i shtoj edhe një si pyetje : ku je opozitë, cfarë pret?!

Opozita nuk ka rol dhe detyrë që të grumbullojë e të deklarojë ankesat e popullit opozitar , por detyra e opozitës është akumulimi i pakënaqësive , padrejtësive dhe problematikave kombëtare si dhe shndërrimi i tyre në kauza që kërkojnë zgjidhje politike.

Jo vetëm ankesa verbale sa për t’u justifikuar dhe për të thënë se opozita ekziston, por opozitarizmi është veprim politik paqësor dhe me protesta. Shteti dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara dhe në udhëkryq, vëndi në një krizë gjithinstitucionale; korrupsioni, krimi, hajdutëria bëjnë kërdinë; vëndit nuk i hapen negociatat e antarësimit në BE; papunësia, varfëria dhe pasiguria po largojnë shqiptarët dhe rininë nga atdheu. Shqipëria po boshatiset dhe vëndi është buzë falimentimit nga borxhet.Prandaj le të shërbejë thirrja e znj. Grida Duma si një kauzë kombëtare: “Mos Prit” sepse: nuk ta fal pushtetin dhe qeverisjen uzurpatori , as korrupsioni dhe as krimi por duhet veprim. Thirrja “mos prit” a znj. Duma  do të thotë : ejani të veprojmë e të fitojmë ato të cilat  u janë  rrëmbuer shqiptarëve, dhe ato që  u janë  rrëmbyer shqiptarëve janë demokracia, liria, mireqënia, dinjiteti, liria dhe shteti.  Znj. Grida shkruan  se: nuk mund të presësh që dikush të të falë suksesin, apo që ky i fundit të vijë vetë.“Sot ësht evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përhershëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave”.  Pra është shumë e qartë atë për të cilën fton Znj. Duma se:askush nuk ta fal suksesin, që së pari unë e kuptoj se edhe brënda një partie politike autoritarizmi dhe oligarkia rreth autokratit, as aty  nuk ta japin dhe as nuk ta falin  meritën, talentin , aftësinë e perkushtimin po nuk e kërkove dhe po nuk demokrartizohet partia. Por nga thirrja “mos prit” kuptoj edhe tjetrën se opozita dhe populli opozitar mos te  presin sepse: askush nuk ta fal dhe as dhuron pushtetin, dhe se nuk duhet që ankuesit ta falin politikën e keqe dështimet dhe traumat e saj.Por së pari është urgjente që brënda Partisë Demokratike duhet veprim për të kundërshtuar politikën e e përjashtimit dhe të autoritarizmit;  të pritjes se “ankuesit” do të fitojnë kur fitoren t’ua dhurojë pushteti, kur ai të largohet e të bjerë vetë. Prandaj mos prit, por duhet veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat