Ç’kërkove ti gaz në shtëpinë e engjëjve në Rramanli të Kumanovës

Opinione

Ç’kërkove ti gaz në shtëpinë e engjëjve në Rramanli të Kumanovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:07
Sulejman Mehazi

Ende pa kënduar muezini ezanin e drekës, ashtu spontanisht e befasisht, në heshtje e pa  pyetur fare në shtëpinë e më të mirëve të fshatit Rramanli të Kumanovës, bombola e gazit kishte vendosur vrullshëm të nxirrte zërin me dhëmbët përvëlues para tre engjëllushëve. E ç'bëre ti  gaz përvëlues në shtëpinë e engjëjve? Ëngjëllusha Mëmë  lavdërohej e kënaqej me fëmijët e saj duke shprehur respekt e dashuri për ju gjatë kësaj dite të ftohtë të dimrit, e ti ua ktheve me të keq, me të hutuar, u bëre përvëlues e djegës për këtë familje engjëllore. Pse ti gaz s'hyre në shtëpitë e forta e  të blinduara të politikanëve djallëzorë e të poshtër, por hyre të djegësh njerëzit e dashur e të urtë të kësaj shtëpie të varfër. 

Si s'të vjen turp ti bomboler gazi të tregosh forcën tënde djegëse e përvëluese para kësaj shtëpie e familje modeste e të urtë, e jo para të pasurve të korruptuar me stile  shtëpishë ndërtuara. Pse zjarrin tuaj përvëlues  se ushqeni me pallate fortifikatash djegëse, por me engjëj nënash e fëmijësh? Pse ti zjarri hutuar i kësaj shtëpie dogje familjarë e fëmijë, pse nuk dogje e të shkrishë mëkatet, gënjeshtrat, e njerëzve djallëzorë? Ty gaz i pamëshirshëm e përvëlues s'je krijuar për të djegur engjëj, por djajë, shtriganë e lugetër. Me se i frikëson Zoti në ferr të këqinjtë, të poshtëruarit, gënjeshtarët e pabesimtarët, me se?, me gaze të zjarrta,  prandaj shporru e ik nga engjëjt e kësaj familje sepse vendi i tyre është në parajsë, e vendi yt me lëndën tuaj djegëse në ferr e vetëm në ferr.

Pse ti zjarr s'kishe fuqi të djegësh trupin e profetit Abraham, ë pse? Sepse i dobët je para parajsorëve, i dobët fare.

Zoti fëmijët e djegur i shoqërofte me engjëjt dhe lulet e bukura të Xhenetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat