Ambasadorja e Melkizedekut dhe njohja që se pamë

Opinione

Ambasadorja e Melkizedekut dhe njohja që se pamë

Nga: Arbnor Sadiku Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 10:00
Arbnor Sadiku

Shtetësia e Kosovës ishte shpallur me 17 shkurt 2008, dhe njohjet e para arritën shumë shpejt deri në mbi 100 sosh. Por, së fundmi, siç e dimë edhe ne, Kosovës i kanë munguar lajmet për njohje si shtet, nga vendet e ndryshme të botës, që janë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së.

Për çudi, së fundmi na erdhi një lajm pozitiv edhe atë nga kush se ? Nga një vend ishullor si Xhamajka, se ky shtet e kishte njohur Kosovën. Menjëherë, e pa hezitim Presidenti i Kosovës, z. Thaçi e kishte raportuar i pari, nëpërmjet llogarisë tij në Twitter, se ishte njoftuar nga ambasadorja e Kosovës, në SHBA, znj. Çitaku, se Kosova ka siguruar njohje nga shteti ishullor. Por, pak orë më vonë, Xhamajka e ka mohuar se ka vendosur ta njoh Kosovën, duke e turpëruar Kosovën karshi Serbisë, dhe vendeve mike ndërkombëtare. Kësi soji, presidenti Thaçi, nuk i ngjante “Burrit të shtetit që do duhej të jetë i urtë”, e që për Platonin do të thoshte pretendim për sundim nga ana e filozofeve erodit, nga kjo teori rrjedh edhe terminologjia “sundim i elitave”.

Skandali diplomatik u thellua edhe më shumë kur politikanët e tjerë filluan të marrin merita të pa vërteta rreth njohjes nga Xhamajka, si : Ne kemi punuar shumë për këtë njohje; Tjetra me Galukun njohjet vin vet; Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave.

Ky skandal diplomatik që ma kujtoi librin e z. V. Surroi me titull “Ambasadori i Melkizedekut”, me disa pyetje heretike si : kur një njeri nga Marevci dhe eskorta e tij, vendosin të kërcejnë valle para diktatorit libian Gadafi. Diçka e ngjashme ishte edhe skandali Thaçi - Çitaku, rreth njohjes së rreme të Xhamajkës ndaj shtetit më të ri në botë, Kosovës.

-Njohja e shteteve në të Drejtën Ndërkombëtare- është një prej elementëve më të rëndësishëm që përcakton vetë ekzistencën e shtetit si subjekt i njohur i së drejtës ndërkombëtare. Parë në këtë prizëm, lind pyetja nëse njohja ndërkombëtare është një (akt formal) që i shtohet kritereve të Montevideos, apo mund të konsiderohet si burim faktik që legjitimon ekzistencën e një shteti në momentin e konstituimit? Artikulli 12 i Kartës së Organizatës së Shteteve Amerikanë (OAS) për shembull shprehet se: “ekzistenca politike e një shteti është e pavarur nga njohja prej shteteve të tjera. Edhe përpara se të njihet, shteti ka të drejtë të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e tij”.

Reagimi i madh i ditëve të fundit për shkarkimin e ambasadores Çitaku, vërtet them se ishte i drejtë, por duke e pasur parasysh kontributin e saj, në përfaqësimin e Kosovës jashtë në të kaluarën, them se është gabim. Por, nëse vërtet ajo është vedijshme, pra, znj. Çitaku, lidhur me skandalin diplomatik që ka shkaktuar me lajme diplomatike “fake news”, rëndom, do të duhej ajo vet të japi dorëheqje të revokueshme, pa ja kërkuar askush atë.

Ndaj, si konkludim mund themi se skandali diplomatik “Njohja e Kosovës shtet nga Xhamajka”, konsideroi se ka thelbin tek lajmi i rrejshëm, nga ambasadorja e Melkizedekut, znj. Çitaku, dhe ngarendja për marrje meritash, e z. Thaçi, dhe disa politikanëve të tjerë të pozitës, dhe opozitës kosovare, e që sipas K. Poperit, mund të shpjegohet këso soji : se ideja e ordoksisë dhe e herezisë fshihen në veset më të vogla, ato vese, nga të cilat prekmi veçanërisht ne intelektualet si: arroganca, dhe mendimi se ne gjithmonë kemi drejt, mendimi se ne dimë gjithçka më mirë se të tjerët, e që ndryshe njihet edhe si fudullëku intelektual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat