Çikago: SHSHA thirrje krerëve politikë për uljen e tensioneve në Shqipëri

Opinione

Çikago: SHSHA thirrje krerëve politikë për uljen e tensioneve në Shqipëri

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:18
Skënder Karaçiqa

Për shkak të gjendjes së krijuar të ndarjeve në taboret e armiqësive të skajshme politike në Shqipëri në mes të Kryetarit të shtetit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Ramma,SHSHA në Çikago përmes këtij reagimi u bënë thirrje krerëve të shtetit shqiptar të lënë me një anë tensionet dhe të kthehen në ligjet e Kushtetutës se mbi të gjitha është Shqipëria.Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago dhe kërkon me ngulm që të ndalen shantazhet e përqarjeve në rrafshin armiqësor të skajshëm në mes të dy krerëve të shtetit shqiptar,ndonëse as Ilir Meta e as Edi Rama,Shqipërinë tonë nuk e kanë pronë të tyre përsonale,thuhet në reagimin nga Çikago.

Po bëhen triudhjetë vjet të ardhjes së demokracisë dhe të jetës pluraliste në Shqipëri,por në këto vite nuk është e mundur që tiparët e jetës e të transicionit të kalojnë më pak dhimbje dhe me pak probleme,sikundër popujt dhe vendet e ish bllokut komunistë,që këto probleme i tejkaluan me kohë dhe tashti janë rreshtuar me popujt e kontinentit të Evropës(BE)me seli në Bruksel.Ku mbeti Shqipëria,kush po i vonon këto procese integruese demokratike të Shqipërisë drejt BE-së?-pyesin zëshëm në Çikago.Pse Shqipëria në këtë shekull të ri po hynë si vend me varfërinë e saj në udhën e popujve të kontinetit tonë të vjetër?Pse me mijëra qytetarë shqiptarë dhe brezi i ri(lulet e kombit e të atdheut)po ikin nga Shqipëria?

Këto do të ishin temat aktuale për Shqipërinë e jo përqarjet e skajshme politike,që jemi mësuar tashmë të shohim nëpër vitet e kokëdhimbjes në mes taboreve politike,për të vetmin shkak se kush po e merrë më parë,,pushtetin,,dhe fare pak për të mos thënë se tevona çështjet aktuale që i përmendem më lartë po mbesin vetëm si lajm i ditës në opinionin e gjerë shqiptar në Shqipëri,thuhet në këtë reagim nga Çikago,

SHSHA në Çikago për fund thekson se për gjithë spektrin politik shqiptar dhe për krerët e shtetit që kanë shkelur mbi aktin më të lartë juridik të Kushtetutës dhe të bërat tjera gjatë këtij rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm të transicionit të vonuar,të dalin para sovranit të votës së lirë(popullit shqiptar)dhe të lëshojnë udhën për një rrafsh e gjak të ri politik në Shqipëri,në mënyrë që në fillim të këtij shekulli të ri,kombi dhe shteti shqiptar mos të vonohemi(sërish)në historinë kombëatre,thuhet në fund të këtij reagimi të SHSHA-së në Çikago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat