“Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?”

Opinione

“Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?”

Nga: Muhamet Mustafa Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:51
Muhamet Mustafa

Kur eksperte evropian i paskeran tërheq vërejtjen Komisarit te BE Borell se ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, mund te hap “kutinë e Pandarës) , ai qenka kundërpërgjigjur ““Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?” Një pyetje qe fsheh ne vedi një lajthitje ose se paku keqinformim , ne mos edhe qëndrim te njëanshëm.

Mbi baze te pjesëmarrjes aktive ne negociatat e Venës për statusin e Kosovës janë aprovuar shume propozime te Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare ne linjën kërkesave te Serbisë për te akomoduar sa me mire minoritetin serb ne Kosove – Ne Planin gjithëpërfshirës te Presidentit Ahtisaari . Është realizuar procesi i decentralizimit qe ka imponuar një ristrukturim radial te organizmit territorial , ku janë formuar 10 komuna te reja Serbe, është siguruar qe këto komuna te kenë drejta shtese, asimetrike, ne krahasim me komunat e tjera, janë siguruar 10 ulëse te garantuara ne Kuvend për serbet, pastaj përfaqësim i obliguar ne Qeveri, përdorimi zyrtar i gjuhës serbe, universiteti publik, shëndetësia sekondare, mbrojtja e pronës se objekteve fetare dhe trashëgimisë se tyre kulturore e religjioze edhe, është siguruar një lloj vetoje e minoritetit serb , nëpërmjet kërkesës se votës se 2/3 te deputetëve te minoritetit serb për te fuqizuar ndryshimet kushtetuese dhe një sere ligjesh te rëndësishme.

Pra Serbia dhe minoritetit Serb kane fituar kaherë me zgjidhje kushtetuese e institucionale edhe përtej Kartës Evropiane për te drejtat e minoriteteve dhe vetëqeverisjes lokale. Ndaj rendi për kompromise është tek Qeveria e Serbisë. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyroje qeverinë Serbe ti beje këto kompromise , ngjashëm me ato qe pala Kosovare i ka bere ne Viene. Ndryshe edhe Bashkësia ndërkombëtare i ben ehon shprehisë se vjetër dhe te re te Serbisë qe vazhdimisht te kërkoje nga Kosova kompromise mbi kompromise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat