Heqja e Tarifës! 

Opinione

Heqja e Tarifës! 

Nga: Milazim Maraj Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Milazim Maraj

Heqja e tarifës nuk është detyrim për të blerë mallra serbe.                                                                                                     

Në Itali kohë më parë u burgosen disa serb që kishin shitur lëngun e mollës të helmuar.                                                            

As Tarifa dhe as Reciprociteti nuk do të mbrojnë shëndetin tonë.

Tarifa erdhi më shumë zhurmë, nam dhe dëm kështu po kalon duke krijuar atmosferë të njëjtë pakënaqësie. Kjo gjendje po shpërndanë vëmendjen e masës e cila do të duhej të përqendrohej. Përqendrimi për ardhjen së mallrave serbe në Kosovë  dhe mbrojtja nga ky mall helm. Këto mallra do të duhej të u nënshtrohet një kontrolle të rreptë sanitare. Lufta biologjike dhe kimike e Serbisë kundër shqiptarëve është çështje e provuar disa herë. Kjo luftë ka pasur për pasoja vdekjen e shqiptarëve në masë. Qëllimi ka qenë i çartë zhdukja masive e shqiptarëve. Nga sjelljet që  Serbia  i ka  ndaj Kosovës edhe sot qëllimi nuk ka ndërruar ka ndërruar vetëm forma e veprimeve armiqësore ndaj shqiptarëve. Edukimi i konsumatorit për të mos konsumuar mallra nga Serbia është mbrojtja dhe shërbimi më i mirë që mund të u behët qytetarëve të tonë. Këtë shërbim duhet ta bëjmë të gjithë por rrolin kryesor në këtë aktivitet për siguri të qytetarëve do të duhej ta merrnin për veç institucioneve edhe mediet e Kosovës. Udhëheqja kriminale serbe vazhdon për çdo ditë të prodhoj kauza kundër njerëzore ndaj shqiptarëve, diskriminon pa mëshirshëm shqiptaret në Kosovën Lindore, shkel dhe dhunon parimet njerëzore të tyre. Pas helmimit të 7000 nxënësve në Kosovë para lufte, luftës biologjike të përdorur në viset e banuara më shqiptarë gjatë viteve 1945/55 vdekja në masë e shqiptarëve nga tifoja, tuberkulozi, kolera etj. Çka nëse tani selektohet virusi  nga Kina dhe përcillet në Kosovë. Sa për serbet e Kosovës Serbia këta i ka material eksperimental. Edukimi është forma më e mirë e mbrojtjes. Ish senatorja belge Annie Marie Lizin në një deklaratë të bërë thotë: As ajrin nga Serbia nuk do ta blija edhe po të isha e varur.”Edhe sikur ajri i pastër të vinte etem nga Serbia dhe jeta ime të e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzëse për viktimat”.  Konsumimi i mallrave serbe nuk është vetëm përbuzje e viktimave por rrezikim i shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Shteti lë të vazhdojë më projektet e politikes  se tij sipas  programit dhe sugjerimeve të miqve, por mallin serb nuk na detyron kush ta blejmë. Këtë luftë për të mbrojtur qytetaret tonë do ta fitojmë së bashku , më një maturi dhe veprime të mençura. Më një edukatë të vazhdueshme të gjeneratave te reja. Mallrat serbe po depërtojnë edhe më tarifën 100% kudo nëpër shitore ka mallra serbe dhe nga Bosnja. Këso mallrash mund të na vijnë edh nga Shqipëria. Tarifa nuk paraqet ndonjë siguri për mbrojtje të shëndetit, vetëm kujdesi dhe përcaktimi i drejt edukativ shpëtojnë shëndetin dhe jetën tonë. Në Itali u burgosën disa serb për lëngun e helmues  të mollës nga Serbia. Interpoli gjerman dhe italian kishin zbuluar prodhimin serb dhe cilësinë e tij. Ata kishin falsifikuar dokumentacionin por u zunë!. Këto kompani u mbyllen dhe pasuria e tyre u konfiskua. Serbet mollët e helmuara kishin provuar të i shitnin në Rusi por ruset ua kishin kthyer dhe kjo nuk ishte bërë më e madhe, marrëveshja e serbeve më ruset vazhdojë kjo marrëveshje i bije kështu: (Ju  vazhdoni të i helmoni të tjerët por, jo neve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat