Taksa para furtunës - Grenellit po i humb durimi!

Opinione

Taksa para furtunës - Grenellit po i humb durimi!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 28 shkurt 2020 Në ora: 15:50
Richard Grenell

Taksa, sado e mirë që ishte dhe duket në parim, nuk ka pas edhe efektin aq të madh ashtu siç pretendonte ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe tash, AAK-ja me në krye z. Haradinaj, po vazhdojnë fushatën e tyre në dëm të Kosovën dhe po zhvillojnë politikën e tyre kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Taksa kurrë nuk na ka mbrojtur nga Serbia. Mallrat serbe në Kosovë edhe pas taksës janë shitur me bollëk. Të gjitha marketet në Kosovë, kanë pasur mallra serbe, dhe asnjëra prej tyre nuk e ka pas çmimin më të lartë pas taksës. Kjo dëshmon se mallrat janë hyrë në Kosovë, me apo pa tarifën e vendosur nga Qeveria jonë.

Vet fakti se ishte taksa 100%, çmimi i tyre është dashur të rritet automatik, mirëpo ndodhi e kundërta, madje shpesh edhe kemi pa zbritje të produkteve serbe në marketet tona.

Si dhe kanë janë hyrë në Kosovë, kjo është çështje tjetër, mirëpo taksa përveç folklorit politik në Kosovë, e që i mbeti në ‘duar’ pa dashje Qeverisë Kurti, nuk solli asnjë efekt as diplomatik e as në raport me Serbinë.

Serbia vazhdoi fushatën e saj të njohur kundër Kosovës. Si me taksë – si pa taksë, Serbia gjithmonë ka punuar dhe do të punoj kundër shtetit të Republikës tonë.

Andaj është koha e fundit që t’i lejmë anash inatet politike, folklorin e këngëve patriotike dhe të bashkëpunojmë me miqtë tanë ndërkombëtar, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe komplet BE-në.

Shteti ynë duhet të fokusohet te anëtarët e Bashkimit Evropian, sidomos te ato shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe me një fushatë sensibilizuese si asnjëherë më parë të lobojmë që ta njohin shtetin tonë. E pas kësaj, Serbia do ta humbiste fuqinë e tyre politike nëse ne arrijmë të përfitojmë nga këto shtete me njohje të Kosovës.

Kosova se ka luksin që për teke të AAK-së, të i përkeqëson raportet me Amerikën dhe me asnjë shtet tjetër evropian.

Andaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, duhej që të marrë një vendim direkt për çështjen e taksës. Ta heq atë, t’i tregoj botës se Kosova është me miqtë amerikan dhe me gjithë ata që e ndihmuan Kosovën të çlirohet nga kthetrat e gjenocidit serbë në Kosovë.

Tashmë jemi shtet i pavarur dhe sovran, por kjo nuk na forcon neve përballë shteteve më të fuqishme të Botës. Kosova nuk e ka luksin të kundërshtoj ato shtete që na financuan e na ngritën në këmbë, pas rënies përtoke që pësuam në luftën e fundit.

Albin Kurti, si lider i Qeverisë, duhej të bashkëpunoj ngushtë me LDK-në, partnerin e koalicionit dhe të marrë vendimin e madh. Atë të heqjes së taksës dhe të bisedoj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës. Të bisedoj për raportet me Serbinë. Të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë pritshme dhe të kërkoj nga SHBA-ja që për secilën veprim kundër shtetit të Kosovës që e merr Serbia të sanksionohet.

Kjo është ajo që na duhet, dhe ky është vendimi më i mirë për të ecur përpara.

AAK-ja, e cila e vendosi këtë taksë krye në vete, tash duhej edhe ta mbrojë atë, ta mbrojë edhe me protesta. Por ajo është e vetëdijshme për rrezikun që po i shkakton Kosovës në raport me SHBA-në dhe BE-në.

Kosova duhej të vendos për të mirën tonë, jo për të mirën e një partie e cila tashmë është në opozitë përshkak se kryeministri i atëhershëm që e vendosi taksën, nuk ishte i denjë për ta mbajtur atë deri në fund, andaj edhe dha dorëheqje.

Megjithatë, me dashje apo pa dashje të qeveritarëve tanë taksa do të hiqej, por kjo mund ta rrezikon shumë shtetësinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si duket është më i vendosur se kurrë të përfundoj çështjen e Kosovës me Serbinë. Tek e fundit, askush nuk e ka obligim për teke tona të pret me dhjetëra vite, derisa ne të merremi vesh për këto çështje.

Taksa është veçse një vendim i zakonshëm dhe jo i matur i vepruar nga Qeveria e kaluar, por që Qeveria e tanishme duhej të vendos dhe ta largoj atë.

Furtuna e madhe vjen pas taksës. SHBA-ja dhe BE-ja tashmë kanë vite që po merren me Kosovën dhe Serbinë, andaj ky vit do të jetë përmbyllës për çështjen e dialogut dhe një marrëveshje mes dy vendeve. Por me kryeneçësinë e treguar nga ne, dyshoj që do të dalim fitimtare përballë Amerikës.

Së këndejmi, Kosova mundet të i qes në tavolinën e bisedimeve mijëra kërkesa të reja e mijëra fotografi të gjenocidit serb në Kosovë. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa taksa. Andaj Serbisë duhej me ia thënë përballë Amerikanëve dhe BE-së, direkt në fytyrë se janë shtet kriminal, se kanë kryer gjenocid në Kosovë, por kjo duhej të tregohet edhe me fakte, të cilat asnjëherë nuk i janë shfaqur kryekriminelit Daçiq e Vuçiq në tavolinën e Brukselit.

Qytetarët e Kosovës duan lëvizjen e lirë, e këtë mund ta bëj vetëm Qeveria me vendimet e matura të saj dhe në të njëjtët mënyrë të ruan raportet me ndërkombëtarët. Prandaj jemi edhe në këtë gjendje, sepse asnjëherë nuk ishim të dëgjuar të mirë, por kryeneç dhe të njëjtën mënyrë kjo na ka kushtuar më shumë sesa Serbisë.

Politika jonë e dobët ka bërë që Serbia për ballë neve të dal fitimtare edhe pas krimeve të kryera në Kosovë. Kjo është dobësia më e madhe e liderëve politik që kanë bërë pas çlirimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat