“Ra ky mort e u pamë”!

Opinione

“Ra ky mort e u pamë”!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 28 shkurt 2020 Në ora: 17:54
Qerim Kelmendi

Ta ndihmojmë zbardhjën e aktit makabër, dhe t’mos derdhim ulje n’zjarr ! Vrasja dhe ekzekutimi makabër i Qerim Kelmendit, vëlla i Ibrahim Kelemendit, ish Kryetar i Levizjës Popullore të Kosovës, levizje kjo klandestine e cila n’kontinuitet thirret në autorësinë e themelimit të UÇK-së, si vazhdimësi e levizjeve çlirimtare dhe e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit serbo-sllav në fundvitet e shekullit të kaluar, ka goditur dhe trishtuar çdo shqiptar, kudo që ndodhët, por nuk ka befasuar si akt, i cili është konsekuencë e një klime të kontaminuar e të mbarsur mafi-kriminale në mëse paku dy dekadat e fundit në skenën “politike” shqiptare ; këndej dhe matanë Drinit n’Shqipërinë natyrale. – Lakimi i emrit të ish pjestarit të UÇK-së, tanimë të ndjerit, Qerim Kelemndi, fillimisht si bashkëluftetar i Heronjëve ; Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci, dhe më pas edhe për vrasjet politike të gjatë dhe pas luftës çlirimtarenë Kosovën e çliruar e t’lirë nga “çizma” serbe, nuk le indiferent asnjë qytetar lojal të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm. – Një vrasje dhe ekzekutim i tillë i një qytetari të Republikës së Kosovës ; pa gjyq dhe n’pusi e n’pabesi, është n’kundershtim ; jo vetëm me ligjet pozitive të vendit, por edhe n’kundershtim me traditën kombëtare ; kulturën dhe normat zakonore të popullit tonë, të cilat kishte kultivuar në traditën mijëravjeqare nën thundrën e pushtuesve të e gër e barbarë.

– Një ekzekutim i tillë histerik, pavarësisht motivit të aktit, është i papranueshëm dhe i denueshëm prej shumicës absolute të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht. – Sjellja e pa takt dhe e pa sens e kryefamiljarit të Këlmendëve, z.Ibrahim Kelmendi, si vëlla i viktimës Qerim Kelmendi, por edhe i vet Qerimit tanimë të ndjerë, gjatë gjithë luftës çlirimtare dhe pas saj, në raport me vrasjet politike të shqiptarëve, që nga vrasja e Heroit të Kosovës e shqiptarizmës, z.Enver Hadri në Bruksel të Belgjikes, cilësimi jo adekuat i të ekzekutuarve, atentatorëve dhe i vetë familjarëve të prekur nga humbja e me të dashurve të tyre ; të atentatuar ; pa gjyq, pa hak dhe pas shpine, ka lënë një shije të keqe dhe ka dëmtuar dhe lënduar traditën tonë nacionale të skalituar ndër shekuj (respekti për viktimat), por edhe ka dëmtuar edhe imazhin për shqiptarët si popull i beses dhe i traditës në sytë e opinionit nderkombëtar të cilët ndihmuan Kosovën dhe shqiptarët të prekin ëndrrën e lirisë, nga e cila ishim t’privuar me shekuj ! Kush e vrau Qerim Kelmendin, pse, dhe pse tani ? Përgjigjën përfundimtare duhet t’a jap Drejtësia, pas zbardhjës së rastit, kapjes së autorëve të krimit dhe verdiktit nga Gjykata për t’cilin jemi të intersuar si qytetarë lojal të shtetit sovran e demokratik të Kosovës, por edhe duke bashkëpunuar me Sistemin e Drejtësisë për të arritur tek faktet dhe autorët e krimit, fakt ky i cili do të lehtësonte dhëmbjën e madhe që shëmb familjën e të ndjerit dhe heqë një barrë të rendë, shoqërisë sonë të helmuar e t’kontaminuar me helm, pezm e vrer që gëlltisim prore edhe pse armiku shekullor , me s’banon këtu që mëse dy dekada. – Reagimi i kryefamiljarit të Kelmendëve, z. Ibrahim Kelemndi, pas shfaqjës së parë, pas lajmit të kobshëm për Qerimin, duke cuilësuar vrasjën dhe drejtuar gishtin në “Rugovistët”, edhe pse në afekt të dhimbjës dhe humbjës së madhe, nuk mund të arsyetohet e justifikohet nga një vëlla dhe burr n’moshën e pleqërisë dhe me një autoritet t’fuqishëm n’familje, n’fis dhe jo vetëm. Bindja ime për aktin makabër : Qerim Kelmendi u vra nga e njëjta ideologji dhe kastë mafio-kriminale, nga e njëjta kupollë e krimit, me gjasë, e po asaj kupolle të ciles i kishte besuar e sherbyer verbërisht , vetë Qerimi, por tani ky i fundit u vra për arsye tjetër nga ajo për t’cilën u vranë tjerët, biles duke filluar nga bashkëpunëtoret e hershëm të tij, tanimë heronjë të Kosovës.

– E vrau, ajo dorë e zgjatur e armikut, që vrau në pritë dhe n’babesi ; Ali Ukën, Enver Malokun, Ilir Konushevcin, Behajdin Allaqin, Ministrin e Mbrojtjës, Kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj, Avokatin Shaban Manaj, Komandant Drinin (Ekrem Rexha), Komandant e Deputet, Smajl Hajdaraj, Kryekomunarët ; Ismet Rraci e Ukë Bytyqi dhe deri të atentati të heronjët e gjallë, zotërinjtë Fetah Rudi e Gani Geci…! – E vrau ajo mëndësi dhe ideologji armike, e cila kishte dekonspiruar Zahirin, Ademin e Salihun…! Por me një motiv, qellim e synim tjetër ; për pushtet, me çmimin e vëllavrasjës dhe n’sherbim të armikut, për dallim të vrasjës së Qerimit tani ; – Qerimin nuk e vranë Rugovistët të cilët evituan vëllavrasjën edhe me çmimin e vrasjeve të njënshme dhe duke vuajtë humbjet brënda radheve nga krahu tjetër, i luftës për pushtet, – Qerimi nuk u vra për “hakmarrje” të pretenduar e t’spekuluar nga dikush që kishte pësuar nga vrasjet politike, ngase një gjë e tillë mund të ndodhte ma herët dhe jo pas dy dekadave n’liri, – Qerimin, nuk e vrau Serbia, ngase ajo nuk banon më këtu, por dora e zgjatur e saj, ajo që i vrau të lartpërmendurit, tanimë heronjë të Kosovës. I ndjeri Qerim Kelmendi, mori me vete shumë fakte dhe t’verteta ! Qerim Kelmendi, u vra nga “shoket e idealit”, për hesape tjera, hesape këto që nxjerrë n’shesh frika nga Gjykata Speciale, frika nga zbulimi i papastertisë së luftës për pushtet dhe eleminimit të kundershtarëve politik deri n’marrëzi. – Qerimi, tanimë i ndjerë, i përfolur dhe i dyshuar, dhe ndoshta edhe si i inkriminuar në atë luftë të pistë për pushtet, qoft edhe si i instrumentalizuar, megjithatë ka dijtë shumë për krimet vëllavrasëse të atyre që i kryen ato dhe janë n’kapje të shtetit që dy dekada n’liri. Eleminimi dhe zhdukja e deshmitarëve, ishte normë e veprimit kriminal të bandava dhe urdhërdhënsve të atyre krimeve, normë kjo e promovuar e provuar jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe ma heret dhe tutje gjithandej, viktimë e së ciles mund të jetë, tanimë i ndjeri Qerim Kelmendi.

Duam t’besojmë dhe le t’shpresojmë se ngushtimi i “rrathëve” nga ana e Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës, të mos zgjeroj spiralën e vrasjeve të tilla, histerike dhe barbare në përpjekjën për t’mbuluar krimet e kryera me çmimin e vrasjes së atyre që së paku dijnë për krimet dhe autorësinë e tyre kriminale. – Vrasjet brënda sojit dhe për qellime të errëta : mbulimin e krimeve dhe humbjën e gjurmëve të krimeve pararëndëse, mund të ashpersohet dhe t’marr përmasa shqetësuese-tragjike, për çfarë duhet t’jemi koshient dhe t’përgjegjshëm si shoqëri e shtet. Zbulimi i kësaj vrasje, pengon dhe parandalon spiralën tragjike eventuale të motiveve për akte të njëjta, dhe trimëron Drejtësinë në zbardhjën dhe ndeshkimin me verdikt Gjykate të të gjitha vrasjeve dhe ekzekutimeve politike, peng i së ciles kemi mbetë si shoqëri dhe shtet. Tanimë, Sistemi i Drejtësisë, organi indjekjës, akuzës dhe gjyqësori, janë në duartë tona, të kapën autorët, të zbardhët krimi dhe le t’pasoj verdikti, për rastin Kelmendi dhe të gjitha vrasjet tjera politike dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat