Kush po tenton t’i bllokojë proceset politike në Kosovë?

Opinione

Kush po tenton t’i bllokojë proceset politike në Kosovë?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:36
Ismail Muçiqi

Republika e Kosovës ende po ballafaqohet me sfida shumë serioze të cilat Qeveria e re dhe instuticionet demokratike te dalura nga zgjedhjet e fundit duhet tejkaluar në menquri dhe pa pasoja për vende. Taksa ndaj mallrave serbe është shëndrrue në kauzë nacionale nga ana e disa grupeve, klaneve dhe liderët politikë të cilët përmes prononcimeve të ndryshme me ngjyra patriotike kan filluar një aktivitet shumë të dëmshëm jo vetëm për skenën politike por edhe për shoqorinë dhe instuticionet e Shtetit. Këto grupe përmes formave të presionit dhe shantazhit po tentojnë të krijojnë kaos në Kosovës. Këto rryma partiake po e kundështojnë heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe kërkesë kjo e cila në mënyrë parmanente po vjen nga instuticionet e Bashkimit Evropian nga shtetet mike të Kosovës, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo iniciativë ka marë dinamikë serioze nga Presidenti SHBA-së Tramp përmes Emisarti të tijë special Ambasadorit Riqard Grenell.

Kjo iniciativë diplomatike motivë strategjik e ka normalizimin e mardhënjëve ndërmjet Kosovës dhe serbisë si dhe njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, në drejtimë të stabilizimit të Ballkanit Perendimor. Eshte shqetësues fakti se kundër kërkesës Amerikane kan dalur individ dhe grupe të cilët Kosovës ja ndalën ritmin dhe tempon e zhvillimit të gjithëmbarshëm duke bllokuar marëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo mendësi që buron nga padituria elementare për ti njohurë proceset politike-strategjike të rendit të ri Botërorë Kosovën e lan ne (Geto), pa liberalizimin e vizave, duke i detyruar një pjesën vitale të gjeneratës së re të kërkojë punë, përspektivë për fatinë e tyre jetësor. Mosrespektimi i kërkesave nga ana e miqve tanë Amerikanë paraqesinë rrezikë të hecur drejtë proceseve integruese dhe të projekteve tjera zhvillimore për ekonominë e Kosovës.

Eshtë i pa kuptimtë fakti dhe anomali e kohës se proceset e nisura nga ana e Qeverisë së Kosovës në harmoni me Shtetet dhe vlerat Perendimore, po i kundështojnë disa individë klane, apo parti nimore të cilat pesuan debakel në zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit të cilat u denuan nga vota e popullitë. Këto edhe pse u larguan nga instuticionet Qeverisë të Shtetit këto tani po bëjnë përpjekje (sehirë), që tani prapë të aktivizohen për të parandalue iniciativat e Qeverisë së re të cilat janë me harmoni me diplomaci e shteteve mike të Kosovës.

Iniciativën e Presidentit Tramp të përkrahur edhe nga shtetet perendimore tani mjerisht po e kundështojnë disa grupe parlamentare të cilat mezi arritën të fitojnë kotën për tu bërë pjesë e Parlamentit këto parti minore të cilat qeverisën më vendinë mbetën në kujtesën e Qytetarve si instrumente në zhvatjen e buxhetit të shtetit të Kosovës në mënyrë të pa mëshirshme duke punësuar familjarë militantë partiak, djemë,miqë duke i sistemue në instuticionet Shtetërore, në Ndërmarje Publike të cilat i kan sjellurë para falimintimit. Këto rryma të cilat e kan zhvaturë buxhetit e Shtetit duke u pasuruar në mënyra të ndryshme nuk kanë të drejtë morale as njerëzore që të ndërtojnë kauza të rrejshme të karakterit nacionalë. Këto (fore) qytetarët nuk do ti (hanë) më.

Një numër i këtyre që e Qeverisën vendin qe plotë 20vite pa dyshimë se përposë aspiratave të s/mura karjeriste kan edhe hipoteka tjera dhe probleme për të mbrojturë pasurinë e tyre të cilën e kan krijue gjatë qeverisjes duke ushtruar funksione të ndryshme në Shtetinë e Kosovës. Me iniciativën e Shtetetve përmesë Ambasadorve të Kuintit. Qeveria e re do ta funksionalizojë ligjinë..Anti Mafi i cili do të aplikohet dhe do të hyjë në funksionë në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Me aplikimin e këti ligji pa dyshim një numër i personave të cilët kan krijue pasuri të pa justifikushme pa dyshim se do tu konfiskohet dhe kjo do ti kthehet Shtetit të Kosovës. Të gjitha këto që u thanë më lartë janë argumente të cilat alarmojnë shoqorionë Kosovare, klasën politike dhe njerzit të cilit udhëheqinë me instuticionet e Shtetit të Kosovës të mendojnë thellë për rrethanat ekzistuese me të cilat po përballët Shtetii i Kosovës. Gjdo tendencë apo veprimë i cili i keqëson marrdhënjet diplomaike me Shtetet e bashkuara të Amerikës do të ishte gabim dhe fatal për Shtetin e Kosovës.

Nëse Populli i Kosovës është një mendë patriot atëhere ilaqi ekzistonë.. Mos të konsumohen mallratë e serbisë. Ejani të bëhemi bashkë të mendojmë,dhe të veprojmë si hebrejtë për ndryshe raporti ndërmjetë kualicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkakë të problemit të taksës nuk duhet dhe nuk guxonë të vihet në pikëpytje këte e kërkojën edhe qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat