Kujt po i shpejtohet dhe pse?

Opinione

Kujt po i shpejtohet dhe pse?

Nga: Skender Musliu Më: 5 mars 2020 Në ora: 19:09
Skender Musliu

Pas një pauze njëvjeçare e gjysme, si po duket presidenti i Kosovës, përsëri po i rikthehet skenës politike duke vazhduar fushatën e tij solitare për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi, aty ku e la më parë, duke propaguar se e vetmja zgjidhje për arritjen e një Marrëveshje definitive me Serbinë është korogjimi i kufijve apo ndarja e Kosovës. Këtë aktivitet ai e kishte nisur në mënyrë intenzive që nga viti 2017, e që u ndal vetëm pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga Qeveria Haradinaj. Falë vendosjes së kësaj takse, u ndërpre dialogu Kosovë – Serbi që udhëhiqej nga Thaçi dhe Vuçiqi. Kjo ndërprerje e dialogut ishte shumë produktive dhe e shëndoshë për Republikën e Kosovës, sepse i tha stop ndarjes së Kosovës, që ishte pothuajse në prag të saj. Për fat të mirë gjatë kësaj pauze në krah të Kosovës doli edhe Kancelarja e Gjermanisë, Zonja Merkel, e cila tha se nuk ka ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo tani me heqjen e taksës për lëndët e para nga Serbia, sikurse prap iu çel rruga Zotit Thaçi t’a vazhdojë aktivitetin diplomatik për ndartjen e Kosovës si mundësi për arritjen e një marrëveshje.

Veprimet e tilla në arenën ndërkombëtare, Kosovës i kanë sjellë dëme të mëdha duke dobësuar dhe degraduar subjektivitetin politik dhe juridik të Kosovës në ndërkombëtarizimine saj. Gjatë kësaj periudhe Serbia nuk qëndroi duarkryq, por përkundrazi ajo ishte shumë aktive dhe ndërmorri një fushatë të ashpër në planin diplomatik kundër Kosovës.

Si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj fushate të diplomacisë serbe dhe veprimeve antikushtetuese të Zotit Thaqi, në planin ndërkombëtar, Kosova jo vetëm që nuk pati njohje të reja, por fatkeqësisht kishte edhe 16 tërheqje të njohjeve, nga shtetet që e kishin njohur Kosovës si shtet të pavarur. Kjo ka ndikuar edhe në mospranimin e Kosovës në institucione të rëndërsishme ndërkombëtare sikurse në Interpol, UNESKO e tjera.

Nëse i analizojmë deklaratat e Zotit Thaçi në konferencat për shtyp që ai vet i ka organizuar katër vitet e fundit, e që kanë të bëjnë për arritjen e një marrëveshje definitive mes Kosovës dhe Serbisë, shumë lehtë do të vërejmë se ato, jo vetëm që nuk janë koherente por ato kanë qenë shumë kontradiktore, sepse herë kërkonte ndryshim të kufirit, herë bashkangjitjen e Luginës së Presheveës, Bujanocit dhe Medvegjes Kosovës, herë për koncesione të dhimbëshme duke supozuar ndarjen e pjesës Veriore të Kosovës, herë demarkacion e të tjera.

Në asnjë rast presidenti i Kosvës nuk përmend dëmet që Serbia ia shkaktoi Kosovës.

Në deklaratat dhe bisedat e Zotit Thaçi me faktorin ndërkombëtar vazhdimisht është dashur të deklarohet se para arritjes së një marrëveshje finale, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një Marrëveshje paraprake, e cila do të përmbante, përveç tjerash : kërkim - falje dhe njohjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës ; të vihen para drejtësisë ushtarët,paramilitarët, policët dhe serbët që bënë masakra mbi popullatën e pambrojtur ; të pranohen përdhunimet si armë lufte dhe të sigurohen pensione lufte të të përdhunuarve nga shteti serb ; të jepen informata dhe të kthehen të pagjeturit ; të kthehet dokumentacioni i vjedhur nga serbët ; të kthehen arti-faktet ; ta kthejnë fondin pensional dhe paratë e plaçkitura nga bankat kosovare ; të paguhet dëmi material i luftës që supozohet të jet mbi 25 miliard dollarë ; si dhe shumë të tjera që profesionistët do të merreshin me to.

Qëllimi i Zotit Thaçi për ndarjen e Kosovës daton që nga viti 1999 kur forcat e NATO-s hyn në Kosovë, popullata u kthye dhe bashkë me luftëtarër e lirisë deshtën t’a vazhdojnë rrugën drejt pjesës Veriore të Kosovës, mirëpo ata u ndaluan nga KFOR-i françez. Kur forcat françeze panë se popullata do të depërtojë në anën tjetër të lumit Ibër, atëherë ata e sollën Hashim Thaçin, i cili e zbrapsi masën duke u premtuar se ai do t’a zgjedh këtë çështje.

Për fat të keq, jo vetëm që nuk u zgjodh kjo çështje, por ajo u degradua dhe pjesa Veriore e Ibrit u nda. Në atë pjesë, jo vetëm që u vendosën serbët si « rojet e urës », jo vetëm që u vendosën strukturat paralele serbe, por u vendosën edhe militarët, paramilitarët dhe kriminelët serb dhe ajo pjesë u shëndrua në territor të krimit të organizuar dhe vend pa ligj.

Parashtrohet pyetja, çka po e shtyn Zotin Thaçi t’a përshpejtojë këtë proçes, derisa sa institucionet relevantë të Kosovës, Kuvëndi dhe Qeveria bëjnë thirrje për një koordinim dhe bashkkërenditje të qëndrimeve dhe vetëm pastaj të caktohet strategjija e përbashkët e veprimit.

Pse presidenti i Kosovës insiston në zgjidhjen e kësaj çështje duke propozuar ndarjen e saj, sepse kjo nuk duhet të jet karakteristikë e një luftëtari dhe çlirimtari, siç pretendon ai, ndërsa ai normalisht kishte luftuar për çlirimin e Kosovës, dhe jo vetëm, por jo për ndarjen e saj.

A thua mos ndikoi Raporti i Dik Martit, eurodeputet zviceran i atëhershëm, i cili kishte bërë shumë akuza ndaj UÇk- ës dhe Hashim Thaçit. Këto akuza Dik Marti i kishte marrë pothuajse të gatshme nga kryeprokurori i atëhershëm i Serbisë, sepse Serbia thuhej se i kishte të gjitha të dhënat, madje në detaje, për ngjarjet para, gjatë dhe pas luftës.Këto të dhëna i kanë patur shërbimet sekrete serbe, sepse ata kishin njerëzit e tyre shqiptar në terren që raportojshin në shërbim të Serbisë. Sigurisht se akuzat e Dik Martit për t’u bërë të vërteta, ato duhet të konfirmohen me një Aktgjykim të Gjykatës së Hagës, dhe deri atëherë vlenë prezumcioni i pafajsisë.

A thua insistimi i Zotit Thaçi që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, bëhet ndoshta me qëllim që presidenti Trump të « merr pika » për rizgjedhjen e tij, kurse Thaçi dhe Vuçiqi të propozohen për çmimin Nobel për Paqe, në mënyrë që Zoti Thaqi të amnestohet prej akuzave të supozuara të Dik Martit, ngelë vetëm si një hipotezë.

Të përkujtojmë se Zoti Thaçi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në formimin e Listës Srbska, që tani zbaton politikat e Beogradit, në formimin e Gjykatës me Dhomat e Specializuara në Hagë, në formimin e të ashtuquajtës « Zajednica », Ligjin për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe veprime tjera, që i kanë shkaktojnë dëm Kosovës, sot e asaj dite.

Veprimi i fundit i Zotit Thaçi ishte vizita e tij në SHBA dhe takimi i tij me Sekretarin e Shteti, Zotin Pompeo dhe Aleksandar Vuçiqin.

Pas kthimit nga SHBA Zoti Thaçi mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën, përveç tjerash, deklaroi se tash e tutje SHBA-të do t’a udhëheqin dialogun duke përjashtuar Bashkimin Europian. Është i vërtetë fakti se SHBA është partëneri më strategjik, pa të cilin Kosova sot nuk do të ishte e pavarur, mirëpo nuk mund të përjashtohet në asnjë mënyrë Bashkimi Europian, sepse aspiratat e saj janë anëtarësimi në BE. Si po duket Zotri Thaçi në Bashkimin Europian nuk ka gjetur përkrahjen e duhur për idetë e tij lidhur me arritjen e një marrëveshje me Sërbinë, e sidomos nga se Kalcelarja gjermane ishte e prerë në deklarimin e saj për mosndryshimin e kufijve.

Si do që të jet, presidenti i shtetit duhet të kuptojë një gjë, se Republika e Kosvës nuk ështe shtet me sistem presidencial, por është shtet Parlamentar dhe ai duhet të konformohet me vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë. Presidenti nuk ka kompetenca Kushtetuese e as ligjore të nënshkruaj Marrëveshje ndërkombëtare. Ai është i obliguar të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke respektuar dhe garantuar sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale të njohur ndërkombëtarisht, karakterin unitar të shtetit, sigurinë e saj si dhe Rendin Kushtetues, e jo të veprojë në kundërshtim të kësaj.

Në këtë drejtim, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një Platformë, me të cilën do të përcaktojë konceptin dhe strategjinë e bisedimeve Kosovë–Serbi duke ia përcaktuar qartë presidentit rolin e tij kushtetues, me qëllim shmangjen e divergjencave të brendëshme, sepse kjo e dobëson rolin dhe defaktorizon Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në këtë drejtim edhe Republika e Shqipërisë, respektivisht qeveria e saj, nuk është duke e luajtur një rol konstruktiv për arritjen e kësaj Marrëveshje, sepse kryeministri i saj, jo vetëm që nuk konsultohet dhe harmonizohet me institucienet e shtetit të tij, por ai vepron edhe në kundërshtim me qëndrimet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, duke e përkrahur haptazi Hashim Thaqin, i cili është i vetmi person në Kosovë që propagon ndartjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat