Konsesionet për krijimin e Shqipërisë Etnike

Opinione

Konsesionet për krijimin e Shqipërisë Etnike

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:29
Mr. Sc Shpend Salihu

Siç është fakt i ditur botërisht, koncesionet nga palët konfliktuoze si dhe kompromiset politike, që shpeshherë mund të jenë të dhimbshme por të efektshme për realizimin e objektivave nacional, edhe Kosova duhet të i pranoi me qëllim të realizimit të ëndërrës shekullore për realizimin e bashkimit kombëtar. Në praktikë u dëshmua se shtetet heterogjene në Ballkan, ishin fragjile me demokraci të brishtë dhe zhvillim shumë të ulët ekonomik e parlamentarizëm të dobët, gjë që solli deri tek çrregullimi i relatave të brendshme politike.

Sentimenti i krahut të djathtë në Ballkan morri përmasa të mëdha tek të gjithë popujt e mëdhenj, dhe u dëshmua se urrejtja mes popujve sa po vie e po shtohet, e kjo ndodhi mes ne Shqipëtarëve dhe Serbëve, mes Kroatëve dhe Serbëve mes Grekëve dhe Turqve, andaj shtohet nevoja që përmes negociatave të bëhet korrigjimi i kufijve të shfuqizohet marrëveshja e Dejtonit të ndahet Bosna, të korrigjohen kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim që Serbia mos të jetë destruktive në aspekt të bllokimit të aderimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, me çfarë të dy palët do përfitonin. Korrigjimi i kufijve do na jepte mundësin e bashkimit të Kosovës Lindore, normal deri tek korridori i 10, gjersa Serbët do përfitonin komunat në Veri dhe do bëhej demarkimi kufitar, përmes marrëveshjeve negociuse, Ujmani do shfrytëzohej nga të dyja palët dhe më pas do bëhej peticioni në KS të OKB për shfuqizimin e Rezolutës 1244, çfarë do të na mundësonte ne që të amendamentonim Kushtetutën, dhe të na lejohej referendumi për bashkim me Shqipërin.

Këto veprime diplomatike, do na mundësonin që ta bashkonim Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës në një shtet, në fillim konfederal e më pas në një federatë me sistem bikameral, ku do arrinim të rimëkëmbeshim politikisht dhe të zhvillonim ekonominë me resurset me të cilat disponojmë, e nëse Europa nuk do na pranonte në gjirin e saj, do kërkonim një përkrahje finansiare dhe ushtarake me SHBA, me çfarë ekonomia jonë do të lulëzonte. Duke patur në konsideratë se lugina ka tokë pjellore, do mund ta shfrytëzonim për bujqësi dhe blegtori, Kosova do fillonte rimëkëmbjet e miniereva në Mitrovicë dhe ndërtimin e eksplorimin e minierave të linjiti me çfarë do ulej papunësia dhe rregullohej mirëqenia e qytetarëve, gjersa Shqipëria do rimëkëmbte turizmin detar dhe malor dhe do zhvillonte industrinë e minierave e përmes kësaj kjo Shqipëri Etnike do arrinte për një periudhë 10 vjeçare ta rriste bruto produktin shoqëror dhe të bëhej faktor me ndikim në Ballkan, pra edhe nëse Europa nuk do na hapte dyert në këtë form do arrinim të kishim progres të lartë politik, ushtarak dhe ekonomik, dhe do kishim ndikimin në Ballkan, siç e kanë Izraelitët në Lindjen e Mesme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat