Sa do t’i paguajnë puntorët në të ardhmen, biznesmenët shqiptarë?

Opinione

Sa do t’i paguajnë puntorët në të ardhmen, biznesmenët shqiptarë?

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 6 mars 2020 Në ora: 08:57
Qamil Gjyrezi

Këta ditë biznesmenët kosovarë i kanë premtuar konkretisht kryeminstrit Albin Kurti, sa Euro do të paguajnë punëtorët e bizneseve të tyre. Real politika është e matshme dhe nuk zhvillohet pa të dhëna konkrete.

Në muajt e parë të qeverisjes së tij Albin Kurti po zhvillon me sukses një politikë konkrete, me të dhëna, si në politikën e brëndshme ashtu edhe në atë të jashtme.

Kërkesës së kryeministrit Kurti që në sektorin privat të mos ketë pagë më të ulët se 350 i janë përgjigjur disa biznese private në Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe Sylejman Rrahmani, i cili është zotuar sot që në ndërmarrjen e tij “RISI” nuk do të ketë paga më të ulëta se 350 euro, shkruan Reporteri.net.

Duhet shkruar që qytetarët dhe politikanët në Kosovë janë më patriot dhe reagojnë konkretisht për fatet e shtetit të tyre. Kurti ka për qëllim mbajtjen e premtimeve, kryesisht zhvillimin ekonomik dhe rritjen e standartit të jetesës, për të krijuar kushte për shtetasit kosovarë, që të mos largohen nga vendi.

Qytetarët e një vendi kanë nevojë për plotësimin e kushteve ekonomike, mbasi pjesa tjetër ligjore dhe institucionale, i takon elitës politike për ta zgjidhur.

Mbështetja e një qeverie nga biznesi vendas është prioritet për një qeveri, e lehtëson punën e saj, mbasi qeveria investon me fondet nga buxheti i shtetit në sferën publike, arësim, shëndetësi dhe mbrojtje.

Edhe rishikimi i emërimeve nepotike të qeverisë Hajradinaj dhe qeverive paraardhëse, është një nismë shumë e mirë e qeverisë Kurti, për të krijuar shanse të barabarta për të gjithë.

Këtë përvojë të Kosovës duhet ta marrin edhe politikanët në Shqipëri. E kam fjalën kryesisht për liderin opozitar Lulzim Basha, mbasi Edi Rama i mashtroi shqiptarët  në këta 7 vite për  celjen e vendeve të punës dhe rritjen e rrogave dhe pencioneve dhe e ktheu qeverisjen e vendit në një “klub miqsh dhe mikeshash”.

Këto ditë lideri i P.D.-së Lulzim Basha po zhvillon fushatën, “Po të dëgjoj”,  për tu njohur nga afër me problematikat e biznesit, studentëve, familjeve në nevojë të lëna në “pikë të hallit” nga qeveria e Edi Ramës. Basha ka bërë një seri premtimesh, teksa po kryen vizita në qytete të ndryshme. Ai u ka premtuar studentëve se do të rrëzojë Ligjin e Arësimit të Lartë dhe bizneseve të vogla se do të uli taksat.

Në fushatën “Po të dëgjoj” në Shkodër Zoti Basha gjatë vizitës në bizneset Smart, premtoi me shumë vend mbështetjen për këta biznese.

Në takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër Basha u shpreh se: “Plani ekonomik i P.D. do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset smart dhe inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë. Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh”! 

Por do të ishin me vend edhe premtimet e pronarëve të bizneseve, se sa do të paguajnë konkretisht në të ardhmen puntorët e këtyre sipërmarrjeve.

Në këta 30 vite biznesmenët jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë i kanë diskriminuar puntorët duke i paguar me paga qesharake dhe këta biznese u bënë shpesh pre e bizneseve informale dhe mafioze ndërkombëtare.

Premtimet reale dhe konkrete janë bazë për të krijuar besimin tek qeveria dhe tek e ardhmja e zhvillimit ekonomik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat