Suksese Elvis Hoxha, paçi fat dhe pjekuri me zotin Kurti dhe Zonjen Osmani!

Opinione

Suksese Elvis Hoxha, paçi fat dhe pjekuri me zotin Kurti dhe Zonjen Osmani!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 6 mars 2020 Në ora: 09:47
Qamil Gjyrezi

Para disa ditësh lexova një lajm në F.B. që filozofi, profesori Elvis Hoxha ishte përzgjedhur nga kryeminstri Albin Kurti si këshilltar politik. Kam besim të plotë, se Zoti Elvis Hoxha me pjekurinë e tij politike, formimin filozofik, dashurinë për Shqipërinë , Kosovën dhe trojet tona jashtë kufirit tonë shtetëror, do të jetë modeli racional dhe me pjekuri do ta këshillojë Zotin Kurti.

Raportet dhe bashëpunimi i Elvis Hoxhës me “Lëvizjen Vetëvendoja”, ka vite që ka filluar. Kur e dëgjoja opinionet e Zotit Hoxha në TV para disa vitesh, isha nganjëherë “mosbesues”, por njerëzit me formim, personalitet dhe karakter të qëndrusheshëm dhe mbi  të gjithë filozofët, shikojnë dhe dëgjojnë përtej e njohin mirë fenomenologjinë politike.

Zotin Hoxha e kam takuar vetëm njëherë tek “Akademia e Filmit” në Tiranë me Zotin Kujtim Cashku. Që në takimin e pare më la përshtypjen e një intelektuali me vizion politik dhe filozofik, shumë i qartë për filozofinë dhe kauzën e tij politike.

Zotin Hoxha e kam ndjekur gjithashtu edhe në një emision tek T.V.  Top-Channel para disa vitesh, në një debat me publikun me profesor Hysamedin Ferrën.  Të dy filozofët më krijuan idenë së në Shqipëri dhe Kosovë ka personalitete me nivel të lartë që i dalin për zot ceshtjes kombëtare me “mend dhe dije” në shekullin e XXI-të.

Personalisht kam mbështetur me shkrime modeste Zonjën Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre të Kosovës dhe e shkruaj publikisht që edhe në vazhdim kam dëshirë të jem pjesë e L.D.K.-së, për të dhënë një kontribut modest!

Por kur kam lexuar librin e Zotit Enver Dugolli për qëndresën e Albin Kurtit në burgjet serbe dhe për formimin e tij politik, e shkruaj publikisht se duhet të lexojmë cdo ditë e më shumë për “Kalvarin mitik të Kosovës martire” dhe qëndresën e popullit të Kosovës!

Idenë për titullin e shkrimit e mora nga një komunikim me Zotin Elvis Hoxha!

Unë i urova sinqerisht zgjedhjen si këshilltar politik i Zotit Albin Kurti!

Zoti Hoxha mu përgjigj shkurt dhe saktë, por me dashamirësi! “Falemnderit. Paçim fat dhe pjekuri”.!

Edhe une i uroj fat dhe pjekuri dhe suksese sinqerisht Zotit Kurti, Zonjës Osmani dhe Zoti Hoxha, në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj dhe ceshtjes sonë kombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat