Deklarata tmerruese e Blerim Rekes?

Opinione

Deklarata tmerruese e Blerim Rekes?

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:29
Mr. Bislim Aliu

Janë mësuar qytetarët e Kosovës, të dëgjojnë shpeshherë, mbase, që 20 vjet, deklarata të lloj-llojta dhe të pamatura, nga (disa) zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, të cilët meritojn dënime të merituara, e më së paku do të ishte dorëheqja e tyre! Këto deklarata të herë pas hershme, me të vërtetë, me të madhe, po i iritojnë ndjenjat e qytetarëve, meq ato direkt janë në kundërshtim, me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por besa, edhe direkt kundër pavarsisë së saj?!!!

Megjithatë, kjo deklarata e fundit, e shprehur nga Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, është një deklaratë, tmerruese, antikushtetuese, antishtetërore, antinjerëzore dhe fate antidemokratike!!! Ai u shpreh se Serbisë është mirë t’ia lejojmë një “Koridor transit nëpër Kosovë, për të dalur në det” ?!!!

O Zot çfarë deklarate e pamatur dhe e palogjikshme, të dëgjosh nga një minister i qeverisë së Kosovës! Sa ligësi dhe sa pamaturi. Vallë, si bëhet që të hapet një koridor, një shteti gjenocidal, siç është Serbiadhe të kaloi transit nëpër shtetin e Kosovës! A ka logjikë kjo? Cili shtet në botë, i lejon një shteti tjetër (gjenocidal), ta realizon një dëshirë të kamotshme të vetën, të ciën Serbia , e imagjinon qe 150 vjet për të dalur në det. Ndoshta “ministri” Blerim Reka, me këtë, po mendon se Republika e Kosovës, ende nuk është shtet, apo ende është pjesë e Serbisë?!!! . . .

Mos vallë, ndoshta Blerim Reka, ende po mendon, se Kosova është “tokë me re” ku mund të kaloi çdokush, por edhe Serbia, e cila në Kosovë ka bërë masakra të shumta e të tmerrshme . Pra, t’i harroi populli i Kosovës, të gjitha ato masakra të tmerrshme dhe të bëhet “solidare” me Serbinë, e t’ia lejoi hapësirën tranzite për të dalur në det!!! Ku e ke ndjenjen shpirtërore dhe atë atëdhetare o Blerim Reka? Apo, mas vallë, nuk e ke fare?!

Blerim Reka me këtë deklaratë, u tregua jashtëzakonsht i dobët shpirtërisht, Ai sikur fare, nuk ka ndjeshmëri shpirtërore, por as dhembje njerëzore, ndaj gjithë atyre viktimave, të vrarë e të masakruar, tmerrësisht, ndaj shqiparëve të Kosovës. Ai sikur nuk ka fare mëshirë shpirtërore, as ndaj 1650 mbetje mortore ende të pagjetur dhe ndaj 20.000 grave e vajzave shqiptare të dhunuara?!

Ndaj, të flasish aq lirshëm dhe ta përgledhish Serbinë, që t’i lejohet koridori transit.. thuajse ajo në Kosovë nuk ka bërë asgjë të keqe, është një deklaratë e pafalshme; antishtetrore, antikombëtare dhe antikiushtetuese. Kjo deklaratë është tejet irituese dhe atë duhet shkarkuar menjëherë.

Nuk e di dhe fare nuk po e kuptoj, si mundi ky njeri aq lirshëm, të shprehet në këtë mënyrë, thuajse Kosova nuk është shtet. Apo mos vallë, Blerim Reka ende po mendon, se Kosova nuk e ka përfunduar statusin e vet përfundimtar. Apo mos vallë, me deklaratën e tij irituese, ai po na del sikur të ishte minister i qeverisë së Serbisë , e jo i Kosovës!!! A thua, çfarë ndjenja njerëzore ka ky njeri?! Atë, patjetër dhe pa pardon , jo vetëm të japi dorëheqje, por menjëherë duhet shkarkuar nga qeveria. Ndaj, nuk mundet ky popull, ta lejoi njeriun që t’na qeverisë, e të flas kundër shtetit dhe kushtetutës së saj. Pra nuk mundet të han bukën e Kosovës, e t’i ndihmon Serbisë!!!

Pra Blerim Reka, bënu burrë e pranoje fajsinë. Mos e jap dorëheqjen, por kër kërko nga kryeministri shkarkimin. Largohu sa më shpejt nga qeveria e nga Kosova. Ule Kokën, e mos u merr më me Kosovën dhe me politiën e saj, as sot as nesër dhe as kurrë . . . Kosova është shtet dhe ashtu gjithmonë do të mbetet. Nuk lejojnë qytetarët e saj, të shkatrrohet shteti dhe kushtetuta e saj. Andaj, largohu sa më parë nga qeveria e nga Kosova?!!! . . .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat