Tejkalimi i koronavirusit - Bota Sot
Tejkalimi i koronavirusit

Opinione

Tejkalimi i koronavirusit

Nga: Ilir Muharremi Më: 10 mars 2020 Në ora: 18:39
Ilir Muharremi

Rezja e parë e diellit u shfaq mbi këtë tokë pjellore, ulërimat dhe vajtimet e njerëzve dëgjohen gjithë andej globit. Njerëzit mundohen të strehohen në çdo skutë, hapësirë duke ikur nga teshtimat, kollitjet e deri te ai cili vdesë. Njeriu frikësohet nga vdekja dhe Koronavirusi e bëri njeriun e brishtë dhe lakmitar ndaj jetës.

Një ditë të gjithë do të vdesim dhe pse shohim rrezik nëse kalojmë në anën tjetër, ose rrezik nëse jemi në mes të rrugës, ose po u kthyem mbrapa, apo rrezik të vuash nga kjo sëmundje. Ndal frikës, ose izolimit, apel për zgjidhje dhe kërkim të shërimit, për të dal nga kjo situatë dhe prapë në fund qenia e njeriut është tranzicion dhe perëndim. Mos të harrojmë se ka edhe nga ata që po rrojnë pa perënduar e ata kalojnë lehtë në anën tjetër.

Njerëzit e rëndomtë, intelekualët, fëmijët, avokatët,aktorët, shkencëtarët, mjekët tash e një kohë çdo mëngjes po zgjohen me dëshpërim dhe fjalë tmerruese, ndërsa mjekët i gëzohen kësaj sepse ka shumë punë për ta. Ka edhe nga ata mjekë që gëzohen kur ju vdes pacienti e ka nga ata që nuk i lumturohen kësaj. Mjekët e mirë janë ata që punojnë për të shpikur, por edhe ata janë viktimë e bizneseve të ilaçeve për kurën ndaj kësaj sëmundje. Varrezë e madhe u shpik si për trima ashtu edhe për humbësit, sëmundja garanton vendin e njejtë.

Politikanët, artistët, hajdutët tashmë po lëvizin pa dallime dhe po përpiqen të bëhen ushtarë të disiplinuar ndaj këtij virusi. Po u dashka një virus i tillë të na rikujtoj se jemi qenie humane. Kjo është e bukur sepse erdhi ora kur njeriu s’do të hedhë shigjetën e dëshirës së vet tej njeriut. Njeriu ju kthye njeriut dhe sa më shpesh të përsëritet Koronavirusi për të na rikujuar humanizmin. Për të na mësuar se raca e njeriut është e vdekshme me vazhdimin e përjetësisë. Ne vet e kemi shpikur lumturinë dhe vet po e varrosim.

Njeriu i prekur me këtë virus duhet ta tejkaloj me fuqi të mendjes duke i rrëfyer fjalët shpirtit të tij nga i cili është i varur: Të ketë më shumë gëzime se sa stres në punë, pasuria, fama të arriturat zbehen në prag të vdekjes. I rrethuar nga aparatura dhe dritat jeshile, njeriu mund veç të imagjinoj zërin e Zotit. Pasi që këtij njeriu vdekja po i afrohet çdo sekondë duhet të merret me gjërat më të rëndësishme se pasuria financiare pra me marëdhëniet e mira me njerëzit, me art, me ditët e rinisë dhe kënaqësitë. “Ndjekja non-stop e pasurisë, do t'ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria.”, shkruan në prag tëvdekjes Stiv Jobs. Sipas tij, Pasurinë që ka fituar gjatë jetës , nuk mund ta mar me vete. “Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t'ju ndjekë, do t'ju shoqërojë dhe do t'ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.” Të gjitha lakmit, pasuritë dhe fitimet mund t’i arrij e mos t’i arrjë njeriu, por arritje më e vertetë e tij është shtrati i vdekjes. Mos u frikëso nga Koronavirusi. Gjithcka ka zëvendësim përveç sëmundjes tënde, andaj ndjehu i lumtur në shtratin e vdekjes sepse ti po vdes. “Ruaj si gjënë më të çmuardashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë...Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat