Taksë 100% ndaj Serbisë, 200% ndaj nesh

Opinione

Taksë 100% ndaj Serbisë, 200% ndaj nesh

Nga: Kimete Berisha Më: 12 mars 2020 Në ora: 10:53
Kimete Berisha

Hajna.

Sot Haradinaj do të duhej të përgjigjej penalisht për Fondin rezervë të shtetit që e bëri rrush e kumbulla (për koncerte, filma e aktiviitete fantome), e jo të mbajë Konferencë të Unitetit për taksë.

Sot, kur shteti do të duhej të kishte pare rezervë për rrezikun që mund të na kanoset nga coronavirusi, sot ti e sheh fytyrën e vërtetë të tregtarëve shqiptarë (të lidhur me politikën), i sheh patriotat qysh i kanë rritë çmimet, qysh e shfrytëzojnë "frikën për vdekje të qytetarëve", për t'u bërë të pasur..

As Serbia s'na i kish shtrenjtu ushqimet më zi.

Ai që i shkon sot në takim Ramush milionerit, m'u çu n'ditë t'sotit me tjerr për taksën ndaj Serbisë, në kohën kur tregtarët shqiptarë (të politikës), na e kanë gjet ditën dhe na e kanë vënë taksën 200%, edhe vet është hajn milioner.

Si ata shitësit e çadrave që i shesin çadrat më shtrenjtë kur bjen shi.
Këtë e bën veç njeri pa fytyrë,. pa ndërgjegje dhe pa karakter,
E bën harami.

Kush është Ramushi që kujton se me tema të kota dhe kauza të rreme, e rrebelon dhe e bën budallë një popull, të cilin nuk u mjafton që e vjedhin.

Bota flet për vdekjen, Ramushi për taksën ndaj Serbisë.

Ku është shteti?
Pse gjithmonë tregtari shqiptar ka të drejtë, e për konsumatorin nuk interesohet kusht, pse ne kemi mbetur viktimë e përhershme e gllabërimit dhe hajnisë. Letërsia nuk njeh tregtar të ndershëm, në jetën e përditshme nuk di a ka të tillë.

P.S.Ti dil mbaj rend e qetësoji kolonat e gjata para dyqaneve e barnatoreve, dil obligoji tragtarët të vjedhin me karar, e jo që tash po na vjedhin 200 %, dil detyroji tregtarët të na e kthejnë kusurin, e mos na shit mend me patriotizëm, se po shihet patriotizmi juaj,
Plus, që tani më së paku kemi nevojë të ndjehemi shqiptarë, tash shqiptarët kanë nevojë të trajtiohen si njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat