Misteri i koronavirusit signal për vetëdijsimin e njerëzimit

Opinione

Misteri i koronavirusit signal për vetëdijsimin e njerëzimit

Nga: Ismail Muqiqi Më: 19 mars 2020 Në ora: 18:38
Ismail Muqiqi

Këto ditë Bota po përballet me Koronavirusin sëmundje kjo e cila po e brengosë njerzimin dhe po merr jet njerzishë gjithandej Botës. Askush nga shkenca e mjeksisë në shekullin e 21,akoma nuk i ka spjegu njerzimit në mënyrë të saktë se nga lindi-nga erdhi ky Virusë dhe si mundë të parandalohet dhe të sherohet kjo sëmundje enigmatike.

Në bazë të informatave,lajmeve,raporteve të cilat vijnë nga vendet e ndryshme të cilat po ballafaqohën me këtë Mister-(Virus) mund të konstaktojmë se Bota po përballet me një fenomen i cili e ka bllokuar jetën normale,lëvizjen e lirë ndërprerjen dhe komunikimin mes njerëzve,si dhe bllokimin e transportit Ndërkombëtar të aviacionit civilë dhe në masë të madhe edhe të transportit rugorë me një fjalë ky Virusë për një kohë të shkurtë e ka trondit njerzimin. Eshtë enigmatik dhe e pa spjegushme që Bota po përballet me këtë paradoksë në shekullin e 21 kur Shkenca dhe Teknologjia thuhet se kan arriturë në maje të piramidës.

Edhe për kundër këtyre të arriturave Institutet Botërore të shëndetësisë dhe Qeveritë e Shteteve më të zhvilluara akoma nuk kan arritur që ta zbulojnë ilaqinë-vakcinën kundër sëmundjes së Koronavirusit. Sot më shumë se asnjëhere më parë qe nga lufta e 2 Botërore ekuilibri,qetësia,normaliteti i rendit Botërorë nuk ka qenë më i q/rregulluar apo kautik. Ky Virusë përpos shqetësimeve që po krijonë tek njerëzimi është duke shkakëtuar dëme gjithë ekonomisë dhe tregut Botërorë.

Vendimet e marura nga Qeveritë e ndryshme për ti mbyllur Shkollat,për ti ndaluar aktivitetet Sportive, dhe shumë organizime dhe aktivitetet tjera të karakterit shoqëror shtrojmë pytjën se qka po ndodhë me Planetin dhe njerzimin. Shtrohet pyetja.

A është rrënue drejtësia dhe apo shkelën vlerat elementare dhe univerzale në shumë vende të Botës. Në kohën kur po ballafaqohemi me këtë Virusë njeriu normal duhet të mendojë në mënyrë racionale a ka drejtësi në këtë Botë. Konfliktet dhe luftrat të cilat me vite e vite nuk kan të ndalurë në shumë shtete kanë shkakëtuar shumë dhimbje mjerim dhe viktima më qidra mija fëmijeve të ri,pleqë dhe plaka për ta shpëtuar jetën nga luftrat e pa kuptimtat të cilat përposë tjerash kan karakter dhe interesë ekonomiko financiare.

Në Kosovën tonë ky Virusë edhe pse deri më sot me 13 Marsë nuk kishte asnjë rastë me këtë sëmundje ndodhi një fenomen tjetër i papriturë dhe shumë befasues për kohën. Nga paniku i papriturë qytetarët ju vërsulën qendrave tregëtare,marketëve të ndryshme për tu furnizuar me artikuj të nevojshëm ushqimorë.

Kështu brenda 2 dite kolonat e shumta të qytetarve u drejtuan kah mullisit-fabrikat e miellit dhe në qendrat tjera tregëtare për të krijuar stoqe nga frika dhe paniku përshkak të Koronavirusit.Stoqe dhe artikujë ushqimorë morën dhe u furnizuan ata që kishin para dhe mundësi por një pjes e qytetarve të varfur të sëmurë të pa punë dhe me shumë halle tjera sociale nuk arritën ta blejnë edhe një thes miell.

Edhe këta kan fëmijë dhe nevojë për të pasurë artikuj ushqimorë për jetë duhet të dimë se i gjithë njerzimi,popujt të ndyshëm pavarsishtë se cilës Fe i përkasinë ata besojnë në një Zot andaj shtrohet pyetja mos vallë mëkatet e njerzimit dhe pa drejtësitë të cilat po ndodhin në Botë edhe ksaj here po e paralajmrojnë njerzimin se këtë Botë e ka krijue një fuqi mbi natyrore e cila është në gjendje që të sjellë të mira dhe të këqija ashtu si meritojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat