Humor në karantinë

Opinione

Humor në karantinë

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 mars 2020 Në ora: 08:11
Fatmir Lohja

Këto ditë të frkishme, të merzitshme, në karantinë, me ndihmen e internetit,  po kemi kohë me bollëk, për të lexuar  gazeta ,e portale ,si shqiptare, edhe kosovare . Fatkeqësisht, edhe këto ditë po vazhdojnë gërr- vërret e politikanëve.

Me solli në humor një shprehje e qytetarit Kosovar:” Më shpesh  po shkojmë në zgjedhje të parakohshme,se të dajat!” Të më fali autori, që nuk i fiksova emrin! Të jetë i bindur, se nga  respekti  i thënies së e tij,u  nxita  të shkruaj këto rreshta. Prita që ndokush ta mbeshteste kë shqetësim qytetar . Sëpaku unë,nuk gjeta gjë.

Pse me solli në humor të mirë? Qytetari e afron shtetin me “lisin e tamblit “. Nuk ka se si e afron më shumë. Dihet, që nipi shkon te daja tërë gëzim,se e  presin  me dashuri, edhe si thotë shkodrani :” Me sofër me tana, tana të mirat.” Lisi i gjakut, me që jetojnë në një   oborr ,nuk kanë kohë  ta llastojnë djalin.

A ka hall me të mall për nipin, kur kushtrimi del nga qendra:” Mos shkoni!  Ose, largohuni  nga dajat, për t’u grumbulluar  në miting elektoral, me qëllimin për të sharë, e stërsharë kundërshtarët  politik! A ka më qesharake, që nipi të ngrihet nga sofra e bollshme,për të shkuar turra vrap të kryetari i partisë ? Ata, që gjenden  në shtëpitë e tyre , natyrisht e kanë shumë më të lehtë .

Mjerisht ,me që e di ,se nuk jam i gjithditur ,nuk e kam ndërmemd të hy në analiza ,apo opinione politike, për të mos mbajtur krahun asnjërës palë . Në shqip thuhet: “Dita e mirë shihet që në mëngjez.” Eshtë mëse se e vertetë, se konstituimi i këtij parlamenti në Kosovë,u bë në mes rrufeve edhe vetëtimave. Kur u kthjellua pak qielli, u votbësua qeveria.Tani ,me koronavirusin nëpërkëmbe, ngrihet stuhia  politike për shkarkimin e një ministri!?

Ortakët e kualicionit qeveritarë, nuk kanë nevojë te diagnostikohen nga mjekët psikiatër, se e ka marrë vesh i madh, e i vogël, se kanë hyrë në krizë të rëndë mosbesimi.

Dikush mund të pyes, me të drejtë:” Pse ti Fatmir merzitesh në Tiranë,për zgjedhjet e shpeshta në kosovë?”

E para,  jam i bindur, se jemi vëllezër.E dyta, destabilizimi politik, në dy anët e kufirit, vetëm dëmë u shkakton vëllezërve. Si ekonomist i vjetër profesionist, e kam edhe një shqetësim profesional. Nuk e di se si financohen  zgjedhjet në Kosovë! Shpenzimet marramëndëse në fushatat elektorale , a përballohen nga   partitë politke , apo nga  takasapaguesit kosovarë!?

Per rastin e parë, jam dëkort të bëjnë, sa më shumë zgjedhje të ndershme , për të nxjerrë më të mirët në krye. Ndërsa rastit të dytë, i vjen era hile. Pse politikanët nuk merren vesh në mes tyre,i vënë kosovarëve një barrë shtesë,në shpinën  e ngarkuar me shumë  halle, e shqetësime.

Eshte shumë më e lirë, dhe  më e lehtë,se zgjedhjet e parakoshme, që ortakët, në tavolinën qeveritare, të shkëputen nga ambicjet ,dhe interesat  personale. Të diskutojnë me profesionalizëm , dhe moral të lartë, për të gjetur rrugët më të leverdishme ekonomike, për rritjen e mirëqenjes  ,dhe prosperitetit të qytetareve kosovarë. Jeta e ka konstatuar  katërcipërisht, se kur zihen dy vetë, fiton gjithmonë  një i tretë .E përsëri nga fillimi. Duam zgjedhje te parakoshme, se u zumë pa të drejtë ! Në këtë mënyrë, i lëmë dajat duke  u  këputur  nga  malli  për nipin, se kinse  nuk na del koha për t’i takuar!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat