Triumvirati i Whatsapp-it të Edi Ramës - Bota Sot
Triumvirati i Whatsapp-it të Edi Ramës

Opinione

Triumvirati i Whatsapp-it të Edi Ramës

Nga: Azgan Haklaj Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:49
Azgan Haklaj

Kur vendosa ta emërtoj kështu këtë opinion timin, të ëmërtoj Covid-19 si antiKrisht mendja më fektiu tek simboli i moralit dhe mirësisë njerëzore, filozofi i lashtë kinez Konfuci, i cili  na ka lënë maksimën që po e perifrazoj:

"Çdo gjë duhet emërtuar me emrin e vertetë.

A i kam vendosur emrin adekuat këtij përbindëshi që po vret në mënyrë çnjerëzore e të pamëshirëshme?!

Cfarë mendie diabolike e krijoj dhe çfarë dore kriminale e prodhoj në labaratorët vrasëtarë këtë mutacion gjenetik kaq të rrezikshëm e shfarosës?!

Qysh nga Eva dhe Adami, Bota dhe njerëzimi janë përballur e kanë përjetuar ngjarje, dukuri, fenomene,  natyrore të tmerrshme, rrënqethëse, si termete, uragane, tajfune, torando, përmbytje, kataklizma, Apokalipsin e Atlantidës, luftëra gjakatare, epidemi e pidemi të llahtarëshme, që kanë shkaktuar tragjedi të mëdha.

Sot antiKrishti Covid- 19 ka kryqëzuar Planetin dhe njerëzimi në mbarë Botën po dylufton me vdekjen, me kurajo, shpresë, besim e solidaritet se do të ngadhnjejë mbi të.

Udhëheqësit botërorë i kanë shpallur luftë ushtrisë së antikrishtërve të padukshëm por me fuqi shkatërruese që e ka mbërthyer Globin si oktapod dhe me dhëmbët e tij po i injekton njerëzimit vdekjen.

Nga historia duhet se antiKrisht është ai që hiqet si i krishterë, bën paligjshmëri e mashtron.

Këta individë Bibla i quan antikrishtër.

Tashmë nuk është konspiracion.

Covid-19 është krijuar nga mendja njerëzore për të mbjellur vdekjen e pamëshirëshme.

Është një armë kibernetiko- biologjike shfarosëse e prodhuar në Kinë, një mutacion gjenetik, shkrirje e gjenit të gjarpërit dhe lakuriqit të natës që ka aftësi të infektojë gjitarët, siç po dëshmojnë shkencëtarët.

Ai sot ka kryqëzuar Botën, e cila është në shtetrrethim, në luftë të paepur me të për të shpëtuar çdo jetë njerëzore e për të triumfuar mbi këtë ushtri satanike të padukshme, por që po shkakton tragjedi të parrëfyeshme.

Jemi në gjendje lufte deklaruan Presidentët, Trump dhe Macron.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres bëri paralajmërimin e ashpër për koronavirusin:

"Nëse e lëmë të përhapet do të vrasë miliona njerëz" deklaroj ai.

OBSH-së ka shpallur qendrën europiane të pidemisë Italinë.

Kryqit i Kuq Kinez e quan Italinë "Emërgjencë Botërore", prandaj është momenti ti bëjmë thirrje BE, udhëheqësve botërorë pavarësisht situatës dramatike në vendet e tyre të mos e lënë vetëm, por ta mbështesin në këtë betejë qe i ka shkaktuar humbje të mëdha.

Ja si i përshkruan skenat e tmerrshme të vdekjes dr Françeska Kortella në spitalin e Milanos.

"Ndjenja me dramatike shprehet ajo, është kur sheh pacientët duke vdekur e dëgjon pambarimisht lutjet e tyre për tu sjellur nipërit dhe mbesat për ti parë për herë të fundit.

Një paciente ishte shumë e trishtuar sot, kërkonte vazhdimisht nipërit e vet dëshmon doktorresha.

E nxora telefonin dhe e mora familjen e saj në vidio.

Ata të gjithë i thanë:

Mirë u pafshim

Ajo dalëngadalë u shua.

Kam një listë të gjatë me numra pacientësh që po shuhen, njëri pas tjetrit thotë doktorresha dhe e kam quajtur":

"Letra e Lamtumirës".

Kërkojmë vetëm një ndihmë thotë doktorresha.

"Disa Ipaid që t'ua plotësojmë deshirën e fundit pacientëve që po largohen nga kjo Botë të vetmuar.

Të shohin femijët e tyre, nipërit dhe mbesat, të afërmit që tua japin lamtumirën e fundit".

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroj se:

"Që nga shpallja e Pavarësisë së Gjermanisë, jo prej Luftës së Dytë Botërore, vendi ynë nuk është përballur kurrë më një sfidë të tillë që e ka kaq të domosdoshme sjelljen tonë të përbashkët e në mënyrë solidare.

Jemi pjesë e një demokracie të hapur.

I marrim dhe shpjegojmë vendimet politike në mënyrë transparente.

I përligjim sjelljen dhe komunikimin tonë në mënyrën më të mundshme të kuptueshme thotë ajo".

Natyrshëm lind pyetja?! 

Kryeministri ynë si i ka marrë vendimet?

Me Triumviratin e tij të whatsapp-it.

Pasi instaloj republikën kryeministrore tani po shfrytëzon pideminë botërore për të jetësuar Triumviratin.

Nuk i duhet me as qeveria, as partia shtet, sekti rilindas që shkatërroj demokracinë, shtetin e së drejtës, madje edhe vetë PS.

Kryeministri ka instaluar në Katakombin e Surrelit Triumviratin e tij ashtu siç ishte bunkerizuar Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sa transparent ishte Rama në vendimet e Triumvirati?!

Gjithçka genjen.

Mjafton të shohim kur e ka bërë tenderimin me proçedurë të përshpejtuar të respiratorëve.

Po ti kthehemi dekleratave të tij kur u shfaq koronavirusi e ti krahasojmë me ato të sotmet është e mjaftueshme për të mos i besuar për asgjë.

Strategjia e tij e gabuar me qëllimin e vetëm për të fshehur të vertetën e nxori zbuluar si lakuriqin e koronavirusit.

Nuk ka më asnjë ide sepse ka shterruar plotësisht, nuk ka kurajon për të pranuar paketën e opozitës.

Merkel ju drejtohet bluzave të bardha, pa përjashtuar askënd se ajo që po bani ju është e jashtëzakonshme.

Rama në mënyrë selektive sulmon mjekët duke i quajtur plangprishës opozitarë, përjashton mijëra mjekë të familjes që janë në terren në frontin e parë të betejës për tu dhënë ndihmën e shpejtë qytetarëve në nevojë, ndërkohë thërret për ndihmë nën mantelin e shpetimtarit vullnetarë me honorare, vetëm për të fshehur transparencën dhe për të mbajtur peng të vertetën.

Homologët e tij janë në terren, në betejë ndërsa Augusti Rilindas është fshehur në bunker i trembur nga lakuriqi i natës.

Të gjithë udhëheqësit botërorë kërkojnë solidaritet ndërsa kryeministri ynë akuzon opozitën dhe këdo që e kritikon apo i propozon ndonjë ide.

Beteja me këtë pandemi botërore është e mbarë njerëzimit, pavarësisht ndarjeve klasore, politike, fetare, grupeve, pozitës shoqërore.

Për herë të parë në Historinë Botërore njerëzimi është i ndergjegjësuar për fatin e përbashkët dhe se kontributi i gjithësecilit apo gjithësecilës është i domosdoshm me moton "Shpeto një jetë", të udhëhequr nga postulati i Nënës së Botës, Shenjtorës Nënë Terezës:

"Mos u dorëzo".

Kur e kryqezuan Krishtin, ai i foli nënës Mari dhe dishepullit Gjon.

Ai i thirri Atit të tij.

"Perendia Im, Perendia Im"!

Pse më braktise?!

Në këtë moment Ungjilli i Shen Markut thotë:

"Toka u drodh dhe shkëmbinjtë u ndanë, varret u hapën dhe trupat e shumë shenjtorëve që kishin vdekur u ngritën përpjetë".

Në këto momente tragjike kur Bota është e kryqëzuar nga antiKrishti, Ati i Shenjtë, Papa Françesku u bëri thirrje të gjithëve :

 "Pa marrë parasysh vendndodhjen apo përkatësinë tuaj fetare në një moment kujtimi meditimi, lutjeje për sherimin e Botës, i gjithë Planeti i bashkuar në lutje".

Ti lutemi përendisë me psalmet e Davidit, me Gjuhën e Thotit, mbretit të Atlandës, themeluesit të Egjiptit të lashtë, të Zeusit e Dodonës Pellazgjike.

Festa e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliut, nipit dhe dhëndërrit të Profetit Muhamed (Met-Madit), mendjendriturit, Viti i ri Pers e gjen Botën të kanosur nga antiKrishti Covidi-19 me ditën e kiametit.

Është momenti që të lutemi që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejt.

Le ti lutemi të gjithë sëbashku Zotit, me gjuhën e profetëve që u sakrifikuan për njerëzimin e u flijuan për të vertetën, të drejtën hyjnore, barazinë, emancipimin shoqëror, misionarëve që luftuan kundër Jezidit zullumqarë e barbarë, që shkaktoi krime të tmerrshme.

Të bashkojmë lutjet me Nuhun, Ibrahimin, (Abrahamin)  Ismailin (Isakun), me Moisiun që vuajti shumë prej fareonit të mallkuar sepse donte ta sundonte popullin e tij me shtypje dhe të ishte Perendia i tij.

Të lutemi me gjuhën e Krishtit, (Isait ) që u kryqëzua për të vetmin faj se u bë Misionar i njerëzimit dhe u martirizua duke predikuar rrugën e së vertetës, paqes, drejtësisë, vëllazërimit e përsosmërisë njerëzore.

Të lutemi me gjuhën e Budës dhe Konfucit të cilët disa shekuj para Krishtit hoqën dorë, i pari nga jeta luksoze e pallatit mbretëror, i dyti nga pushteti për ti shërbyer njerëzimit me përkushtim. 

Të lutemi me gjuhën e Profetit Muhamet, Pejgamerit të fundit, që shkroi Kuranin, bazën e besimit Islam, i cili hoqi shumë mundime për të nxjerrë vendin nga ërrësira e skllavërisë, urrejtjes në dritën e mirësisë dhe paqes

Të lutemi me gjuhën e Imam Aliut në ditëlindjen e tij që aq shumë luftoj për të drejtën e të vertetën, për paqen e mirësisë.

Të lutemi me gjuhën e 72 dëshmorëve të Luftës së Qerbelësë, që ranë për të drejtën kundër Kalifatit Jezid.

Me gjuhën e martirëve të kësaj luftë, Imam Hasani, Imam Hysejini dhe të famshmit Abaz Aliu.

Pandemia botërore është e frikshme e në anën tjetër është e pashmangshme përballje me të.

Beteja me të është e mbarë njerëzimit.

Kur Bota priste ardhjen e dytë të Krishtit i duhet të përballet me antiKrishtin.

Por të bashkuar e më solidaritet njerëzor dhe me ndihmën e Zotit do të ja dalim të mundim ushtrinë e antikrishtërve.

Jeta do të ngadhënjejë mbi vdekjen.

I kërkoj kryeministrit tonë murg të që është fshehur si struci të lirë ditët e nirvanës e të kthehet në detyrën e braktisur e të bashkëpunojë me opozitën, Institucionin e Presidentit, të gjithë faktorët relevantë, transparent me publikun për të tejkaluar situatës.

Lereni propogandën mashtruese, sjelljen propotente e arrogante, forcë kjo që të jep pushteti, që në fakt ju e keni uzurpuar dhe po besoni proverbën qezariane.

"Të fortit i ndih Zoti".

Kur e mund Pompeun, Qezari nga Aleksandria i shkruante Senatit Romak:

"Unë jam Zot i Efezit, i Egjiptit," diktator" i Romës dhe Botës", por fundin e pati nën këmbët e statujës së Pompeut.

Prandaj populli thotë.

"E mbramja me hajër".

Konfuci na mëson se kur zemërimi rritet mendo për pasojat.

Zemërimi i popullit ndaj teje ka shkuar në pikën e vlimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat