Unë jam me Albinin dhe me Vjosën

Opinione

Unë jam me Albinin dhe me Vjosën

Nga: Ejup Berisha Më: 21 mars 2020 Në ora: 11:23
Ejup Berisha

Apel vellazëror për perkrahjen e dy burimeve të mirësisë, diturisë dhe të intelegjencës në politikën e Kosovës  Këta të dy Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk janë vetëm dy njerëz të rendomtë por janë Akademi shkencash dhe shkollë politike me ide dhe largpamësi pra ajo që i ka munguar gjatë kohë Republikës së Kosovës pas vdekjes së të madhit Ibrahim Rugova. Albini dhe Vjosa janë intelektual te mirfilltë apo origjinal që nuk meritojnë të largohen nga pushteti dhe atë aq më pak nga argatët e armiqëve shekullor të kombit shqiptar siç janë Rusia dhe Serbia. Keta pra Vjosa dhe Albini nuk janë konsumues të diturive por janë burim apo potencial i pashtjerrshëm diturishë. Ti ruajmë dhe mbrojmë këta njerëz të bekuar nga Zoti boll u bë më me analfabet dhe njerëz të këqij e tendencioz në politikën shqiptare. Nëse duhet edhe me forcë duhet ti mbrojmë mos të mbeten pa pushtet dhe pa ndikim Albini dhe Vjosa siç thashë më herët te bekuarit e kombit. Le të domino fryma e re në vend të frymës së vjetër që po na e pengon frymëmmarrjen në politikën shqiptare. Ju paqim përher në mesin tonë Albin dhe Vjosa. Zoti ju bekofte juve neve Kosovën dhe Kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat