Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor

Opinione

Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor

Nga: Halil Gashi Më: 22 mars 2020 Në ora: 12:19
Halil Gashi

Dua ta filloi ketë shkrim më një nga shtatë thenjet e Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, te cilat i kisha ruajtur nuk e dijë nga kur, por që janë shumë domëthenëse, për mos te thenë Profetike ….

Kush dreqin jeni Ju që interesin e egove tuaja e vëni para interesave të Kosovës dhe qytetarve të sajë ,Kush deqin jeni ju që interesin e juaj e veni para jetëve të më të dashurve tanë që sot po përballën e nesër edhe shumëfishë do të përballën më vdekjën nga Covin 19.Vetem kanibalve nuk ju interesojne jetet e njerzve.

Kur Kosova dhe populli I sajë po përplitët më svidën më të madhe që ndonjëherë e ka patur ,kur Pandemia globale Covin 19 po kërcon popullatën e saj më humbje të mëdha jetësh , LD K si partia më e vjetër , parti e Akademikve siq e quajnë vetën jo rrallë , nuk kishte me guxu që për nje përson kushdo qoftë Ai , të injoroi dhe të shkeli mbi vullnetin e me shumë se 400 mijë qytetarve që u dhanë votën për më berë ndryshimin në Kosovë , për të hequr qafe pushtetin gllabrues të atyre që na udhëheqën pas lufte e këndej.E kuptoi z. Veliu që është prekur në seder, ngase kur Ai ishte ne rradhet e para të protestave të paraluftës në Kosovë, kur Ai qëndroi vertikalisht dhe I pa luhatur para dhunës dhe tmerrit të regjimit serb dhe policisë serbe , disa nga keta militantet e VV që popërpiqën ta e linçojnë z. Veliu, akoma nuk kishin lindur, disa nga ta ndoshta akoma I fshinin hundet më llanën e dorës .Andaj ,nuk është e lehte të ofendohësh nga ata të cilët më njëmëndësinë e tyre mendojnë që Historia e Kosovës ka filluar me ta. Por , ka shumë por…që ishte dashtë më u tejkalua për interesin e popullit dhe shtetittë Kosovës , për gjakun e derdhur të atyre që ranë në Altarin e lirisë , për gjakun e të gjitha viktimave të luftës në Kosovë , për intersin madhor te popullatës e cila gjendet para një svide e cila kerconon secilin qytetar siq është Covin19. Askush nuk është më I madh , askush nuk është më I shtrenjtë se keta që I përmenda, As ti Albin e as ti z. Veliu nuk jeni më të shtrenjtë se Kosova, as egot e juaja nuk mund të jenë më të vlefshme dhe më të mëdha se interesi ipopullit të Kosovës ,se vullneti I atyre katerqind mijë votuesve që ua besuan votën e tyre

Nuk jam adhurues I teorive Konspirative , ngase neve si popull jemi shumë të prirur që teoritë kinse konspirative I dekonspirojmë shumë lehtë dhe shumë shpejtë, andaj mendoi se nuk ka ketu asgjë konspirative , ngase çdo gjë ndodhi ditën për diell. Albinit ja kish nxanë qe moti diellin Agim Veliu, akoma pa arrdhë në qeveri, dhe ashtu sikur ne shqiptarët e kemi zakon më atë thënjën e vjetër “ Hajt se vjen kah dera e ime “, Albini pasi u bë kryeministër më idhtarët e tijë mezi duroi 45 dite dhe e shkarkoi Agimin nga Qeveria dhë në mes dite ia bëri terr koalicionit VV-LDK, siq thotë populli pa ja bërë “dreqi borgj”Për ketë vepër do të ia kishte zili edhe “Xhaxhi” po të ishte gjallë.

Albini më këta shigjetar të vetë të rradhitur në eshalonin e parë, vertet të bejnë për të mos ua falë kurrë gabimet e tyre dhe injorancën primitive të kohës se revolucineve Qegevariste të cilat moti janë hudhur në koshat e mbeturinave të rëndit të rinjë botëror.

Pa dyshim se secili nga në ka të drejtë për mendimin e tijë dhe ideologjinë politike, por kjo nuk do të thotë se të gjithë të tjerët duhet të mendojnë si ti, Ka përenduar koha e një mëndësisë, ajo tani më nuk është e pranishme as në Kinë, Kubë apo diku në Afrikën e Idi Aminit.

Kush dreqin jeni Ju që interesin e egove tuaja e vëni para interesave të Kosovës dhe qytetarve të sajë ,Kush deqin jeni ju që interesin e juaj e veni para interesave të më të dashurve tanë që sot po përballën e nesër edhe shumëfishë do të përballën më vdekjën nga Covin 19.

Nuk është koha e militantve të dreqit të njerit apo krahut tjetër , nuk është kohë e lakmitarve për pushtet të cilët janë të gatshëm të shkelin mbi kufoma të popullit të vetë , ngase ketë dyshohet ta kenë bërë edhe më parë për të kapur majat e pushtetit . Është kohë e urtisë e mëndjës se intelektualve dhe patriotve të vertetë,ngase siq kishte thenë Presidenti historik I Kosovës Ibrahim Rugova “…pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.

Shtetit të Kosovës I duhet Qeveria makar qoftë ajo pa Agimin dhe Pa Albinin, Pppullit të Kosovës I duhën ministra në Qeveri siq është ministri I shendetësisë Vitia , Abdigjiku, Quni , Hoti , Zonja Hajdari, z,Reka , Konjufca dhe Hykmetja , por nuk na duhën grindavecet e tipit të Svelqës apo Abazit.

LDK si parti e Akademikve duhët ti degjoi Akademikët e sajë të cilët nuk janë rreshtuar as njëherë në krahun e militantve, duhët të përfill mëndimine Presidentit të sajë historik dr. Ibrahim Rugovës ngase para popullit të Kosovës ka përgjegjësi historike të rrubullaksoi shtetësinë e Kosovës më aletin më të madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së.

Albin të gjithë e dijmë se ti e ke kompleks Hashim Thaqin, ashtu sikur se të ka Ai Ty, as njeri nuk jeni largë njeri tjetrit . Nese është kështu pse su angazhove me e hjek më vota në Parlament Hashimin , por e zgjedhe që për të bërë krizë e shkarkove Agimin. Po ta shkarkoje Hashimin nuk do të kishte krizë, por frikoheshe se LDK do te marri Presidencën dhe e gjete më lehte të shkarkosh Agimin dhe të fusish Kosoën në krizë qeveritare në këtë kohë murtaje dhe ta beshë Hashimin edhe me te pushtetshem.

Më vie keq të mëndoi e lere më ta them se ti je Albini, ti je vetja , vetëm në kohë krizash ,ngase në paqe e qetësi dhe prosperitet ti nuk ndihësh rehat, Nese është kështu atëherë lere Kosovën dhe popullin e sajë rahat , kerkoju falje e ti hik më të gjithë shigjetarët tu në thyqafje, na i le ata qe I përmenda më lartë ta bejnë punën e tyre të ju gjindën pranë popullit që po ju beson……. Na I le ministrat siq janë Vitia , Abdigjiku, Quni , Hoti , Zonja Hajdari, z,Reka , Konjufca dhe Hykmetja , Dumolli, por nuk na duhën grindavecet e tipit Tend te Svelqës apo Abazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat