Fjala vret më larg se topi

Opinione

Fjala vret më larg se topi

Nga: Haki Latifi Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:08
Haki Latifi

Fjalori i rrugës nuk na ndihmon dhe nuk na zgjidh as një problem, përkundrazi ai na shton problemet dhe thellon konfliktin në shoqërinë tonë të s‘tërlodhur.

Për fat të keq në këtë kohë të pa kohë, militantëve të VV-së ju ka bërë shprehi kush nuk është me ta është kriminel, hajn, tradhëtar etj., ndërsa në momentin kur të bëhesh me ta je; intelektual, atdhetar, engjull etj.. Njëherit të gjithë jemi të vetëdijshëm se, infektimi me virusin e urretjës dhe futja e përqarjës në mes qytetarëve që nuk zgjedhin mjete duke i përdorur të gjitha mjetët në rrjetët shoqërore të internetit dhe përdorimin e fjalorit ma të ultë që egziston nuk na zgjidh problemet. Gjithashtu, të gjithë e dijmë se gjuha është nga tuli por rrëzon edhe bjeshkën e në raste tjera edhe urat dhe rrugët për të ecur përpara. Po a mund të vazhdohet kështu nëse jemi të vetëdijshëm se, urrejtja dhe përçarja, janë elementi më i fort në shërbim të arëmiqve.

Gjithashtu jemi dëshmitar të një fushate linçuese të një numri të njerëzve që po i japin më sē shumti zor, kanë probleme me vetveten e tyre, sepse janë sahanlëpirësa, më të ndyrë se qentë e rrugëve, sepse, janë nga ata që para një kohe i përuleshin me servilosjen më lypsare dhe përuljen prej kiropterësh, pikërisht Akademik Isa Mustafës, dhe tash po përpiqen që ta godasin kaq poshtërisht! Kjo dukuri nuk është e re dhe as e panjohur, ata që lëpijnë janë edhe kafshues të rrezikshëm kur t'u vie çasti! Kjo po ndodh me Isa Mustafën!

E dyta, këta më agresivët po bëjnë zhurmë për t'u tërhequr vëmendje padronëve të rinj për tu treguar se nuk janë me Isa Mustafën dhe kjo nëntekst e ka ofertën e gadishmërisë për t'iu bashkangjitur partive të tjera! Qëllimi i dytë i këtyre lakejve është që të mashtrojnë elektoratin, se kinse, Isa Mustafa është pengesa që nuk po lejon me ndodh mrekullitë për popullin dhe Kosovën! Kjo sortë e likë njerëzish janë fut në LDK për qëllime përfitimesh dhe ashtu siç kanë qenë fuqimisht të angazhuar në servilosje, tash po bëjnë çmos për rrena e mashtrime, që të krijojnë mjegull sepse në mjegulla është shansi përfitues i këtyre mjeranëve!

Por, e kanë gabim se, epidemia politke do të kalojë dhe LDK do të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Ata që ia kanë ngrënë bukën LDK-së dhe janë përpjekur t'i shkelin sofrën, i ka zënë mallkimi! Kjo i pret edhe mashtruesit e ketyre ditëve, të cilët mashtrim po përhapin dhe mallkim do të korrin! Në të cilën janë në gjendje që për një grusht pushtet e mashtrojnë qytetarin dhe shtetin e vet, që për një grusht autoritet e koritin Partin e vet, që për një Post të vet i kënaqin armiqtë e vet!

Mjerisht njërëz të tillë në politikën kosovare i gjen në çdo subjekt politikë, duke mos u shkuar mendja se Kosova është një "katund " i vogël ku ne njihemi mirë sidomos gjenerata e mesme që qeverisi një kohë të gjatë. Njihemi nga shkolla, studimet, aktiviteti politik, lufta çlirimtare etj. Pra i njohim edhe "lozën e tradhëtarve", Kolonën e pestë, por edhe luftëtarët e lirisë, veprimtarët atdhetar, të cilët në momentet më të vështira i dulën në ballë At'dheut kundër Serbisë fashiste. E natyrisht që i njohim edhe hajnat që e keqperdorën dhe e zhvatën pushtetin.

Por, nëse vazhdohet me këtë kulturë të ulët të komunikimit, pasojat do të jenë të vrazhdëta, me pak shpresë për të ndërtuar ardhmërinë e një shoqërie çfarë e dëshirojmë.

Në këtë kohë të gjendjës së jashtzakonshme jo vetëm tek ne por edhe në tërë globin, për shkak të Covid-19, më tepër se kurrë na duhet, mirëkuptimi, dialogu, konfrontimi i ideve, argumenteve të pastra, të vërteta, reale që nuk janë të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin. Këto vlera përkundrazi ndihmojnë ta kuptojmë të djeshmën, të sotmen dhe nga kjo ta trasojmë një të nesërme më të mirë dhe të sigurt.

Fjalori i rrugës nuk na ndihmon dhe nuk na zgjidh as një problem, përkundrazi ai na shton problemet dhe thellon konfliktin në shoqërin tonë të s‘tërlodhur. Tolerancë në gojën e popullit është përdorur në kuptimin “Me lëshue pè”, me hapë rrugë, të cilat i kanë shërbyer atij për të afruar punë, për të zbutur qëndrimet, për ta bërë më miqësore, më të qëndrueshme jetën. Se si thonë “fjala vret më larg se topi”, për të cilat ruhen thesare të kësaj mençurie që e mësonin njeriun që në vogëli të ishte burrëror, po ama i matur, i sjellshëm, fisnik në vese e ta nderojë fort mikun e fqinjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat