Të gjithë në Kosovë duhet të bëjnë një hap mbrapa – dhe të mbledhin mendjen

Opinione

Të gjithë në Kosovë duhet të bëjnë një hap mbrapa – dhe të mbledhin mendjen

Nga: Harry Bajraktari Më: 24 mars 2020 Në ora: 01:03
Harry Bajraktari

Kam argumentuar ashpërsisht kundër ndryshimit të qeverisë, në mes të krizës së koronavirusit. Numri i rasteve në Kosovë po rritet, ka pasur edhe vdekje.

Vendi ka nevojë për stabiltet në krye. Qeveria duhet të jetë e para që të japë mesazhe bashkimi dhe humaniteti.
Kjo vlen për të gjithë: për ata që janë kundër Kurtit, për ata që janë pro tij dhe për vetë kryeministrin.

Ashtu si të tjerët duhet të ndalojnë përpjekjen për të rrëzuar qeverinë e tij edhe Kurti duhet të pezullojë vendimin për të hequr ministrin e Brendshëm. E gjithë çarja filloi aty dhe duhet të mbyllet aty.

Përballë krizës së madhe, të gjithë duhet të bëjnë një hap mbrapa dhe të marrin frymë. Nuk tregon dobësi, por forcë.

Duhet të përqendrohen në zgjidhjen e krizës, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin European, dhe komunitetin ndërkombëtar.

Do ë ketë plot kohë për të rivlerësuar marrëdhëniet mes tyre, pasi të zgjidhet kriza. Deri atëhere Kurtid he të tjerët në koalicion dhe në opozitë duhet të dëshmojnë se janë udhëheqës e të përqendrohen në të vetmen gjë që ka rëndësi: Të shpëtojnë jetën e njerëzve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat