Presidenti rrezik për përhapjen e COVID19 - njomë gishtin në gjuhë

Opinione

Presidenti rrezik për përhapjen e COVID19 - njomë gishtin në gjuhë

Nga: Adem Breznica Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosoves, Hashim Thaçi, gjatë adresimit të tij të dytë publikut brenda 12 orësh, lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë për përkufizimin e lëvizjes së qytetarëve sipas një orari racional dhe preventiv kundër rrezikut të përhapjes së covid19, i cili po aplikojet dhe në vendet e tjera evropiane, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar vendimin e Qeverisë, i cili sipas tij është i paligjshëm. 

Njëkohësisht, Presidenti, që përfaqëson unitetin institucional dhe qytetar, ka bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), ndërkohë që e quan vazhdimisht të paligjshëm vendimin e timonit institucional - Qeverisë. 

Ndërsa jepte kritika ndaj Qeverisë dhe këshillonte për t'i ndjekur udhëzimet e IKSHPKsë që flasin për mbajtjen e distancës fizike ndërmjet njerëzve, përkufizimin e lëvizjeve dhe sidomos kujdesin e shtuar ndaj higjenës personale, Presidenti disa herë gjatë adresimit "live" njomi gishtin e vet në gjuhë për t'ua ndërruar vendin letrave të fjalimit që lexonte. 

Në këtë mënyrë, Presidenti Thaçi, për një javë të tërë, duke u thirrur në Kushtetutën e vendit, nuk zgjedh mënyrë për të sabotuar punën e Qeverisë legjitime, madje duke marrë edhe kah partiak e paroniak që i humbin kontrollin ndaj detyrës kushtetuese që ka. 

Ai, para një jave bëri thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, ndërsa tash kur Qeveria po shkon drejt forcimit gradual të masave për ta frenuar përhapjen e virusit pandemik, bënë sabotazh duke thënë se është masë anitikushtetuese. 

Sipas Presidentit, masat përkufizuese të lëvizjes së qytetarëve brenda një orari strikt po krijojnë tollovi në vendet e furnizimit me ushqime, prandaj vendimi i djeshëm i Qeverisë është i rrezikshëm. Ndërkaq gjendja e jashtëzakonshme, e propozuar shumë më herët prej tij, nuk do të ishte e rrezikshme, pavarësisht se asokohe përgatitja qytetare për respektimin e rekomandimeve të IKSHPKsë, ishte në nivelin akoma më të ulët. Një gjë e tillë u dëshmua edhe sot nga vet Presidenti Thaçi, i cili njomi gishtin në gjuhën e tij disa herë brenda një fjalimi, gjë që tregon se ai është shkelës jo vetëm i Kushtetutës por edhe i higjenës personale dhe rekomandimeve të IKSHPKsë, dhe si i tillë përbën kërcënim potencial në përhapjen e pandemisë që po terrorizon botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat