Të ligjëruarit dhe të mësuarit online

Opinione

Të ligjëruarit dhe të mësuarit online

Nga: Hisen Berisha Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:37
Hisen Berisha

Të ligjëruarit dhe mes Historia po përsëritet çdo dekadë vetëm se në një dimension e rrethana si dhe faktor determinues tjerë. Pra ashtu si virusi SARS që tronditi botën në dekadën e kaluar. Për ne shqiptarët e Kosovës, shtëpitë shkolla janë histori më vete.
Si prind sot përcolla mësimet përmes televizionit publik RTK 1 dhe 4.Jo për të mësuar diçka. Por, arsyeja e përcjelljes së mësimdhënies online dhe transmetimit të informatave përmes televizionit, a do ta ketë efektin e pritur?
Reagimin publike po e bëj në mungesë të një adrese ku do të mundnin prindërit të adresojnë vërejtjet e tyre për përmirësim. Mbase përmes mediave elektronike që sot janë të vetmet mjete efektive, në rrethanat e ndaljes së punës në institucione, ku mundë të punohet online.

Prandaj në këtë qasje dua të ndaj me stafin e mësueseve ligjëruese dhe prindërit, besoj se do të jep efektin e vet përmes disa vërejtjeve për përmirësim.
Vërejtjet e mia i adresova tek mësuesja e fëmijëve të mi Saranda Kumnova, bashkë autore e abetares kombëtare dhe një arsimtare e suksesshme dhe rezultative në mësimdhënie dhe transmetim të dijeve tek nxënësit, për çka i kërkoj falje nëse e kam bezdisur me vërejtjet e mia që nuk janë të pakta. Po të njëjtin mirëkuptim dua të kem edhe te mësueset e angazhuara meqë qëllimi është për përmirësim.

Së pari, dua të them se arsimtarët e angazhuara kanë informata të mjaftueshme sa i përket dijeve.
Venerimet e mia kanë pikasur disa mangësi që mbase janë edhe për shkak të të folurit para kamerës dhe në ekranin televiziv që e ndikon metodologjinë e të transmetuarit, e të kuptuar si dhe të folurit e vet arsimtareve. Pastaj mund të jet përvoja, që të arrijnë atë që në ushtri quhet “DRIL” në mësimdhënie apo automatizim.

Në vazhdim dua të potencoj se:

– Mësueset nuk e kishin sensin e shpejtësisë së komunikimit me audience nxënësit që po i përcillnin nga ekranet pra, ka qenë një i folur i shpejte.

– Nuk jepnin kohën e nevojshme për veprim fizik apo edhe mendor të nxënësve. lidhur me informatën që transmetonin mësueset.

– Nuk përdornin asnjë zë apo shenjë me gjuhë trupore, si paralajmëruese se po e thotë një informatë apo veprim të ri, po kalon nga një veprim/detyrë në tjetrën.

– Përgjithësisht i karakterizonte një interpretim në forme recitale pa provuar të, apo duke harruar se, po komunikon me nxënësit përballë ekranit.
– Nuk e venin theksin mbi atë informatë që duhet vëmendje e veçantë.

– Kjo metodë ligjërimit po duket si i folur përmendësh radiofonik dhe shumë teknik, pra sikur kanë dale vet para mësuesit/es që të pyeten dhe po i përgjigjen në pyetje, apo sikur po i lexojnë lajmet, duke lexuare sllajdet me informata pa e kthyer fare shikimin kah nxënësit auditor.

– Po ngjajnë me recitim që vije si rezultat i leximit të sllajdeve e jo të transmetimit të dijeve në komunikim me nxënësit, individualisht me secilin që i kanë përball ekraneve e që përpiqen të dëgjojnë, të mbajnë ndoj shënim dhe ti memorizojnë informatat si dhe të përcjellin ritmin e detyrave apo kuptimit se ku po vendoset theksi nga mësuesja, në detyra të ndryshme.

– Pra po jepen detyrat sikur nxënësit të ishin apo ti kishin të gjitha njohuritë dhe këtu po i freskojnë njohuritë.

– Kjo forme e komunikimit të krijon përshtypjen e mungesës së metodikes se mësimdhënies. Pastaj janë problemet teknike.

– Arsimtarja që ligjëron do të duhet të ketë krahas monitorit ku shfaqen informatat me shkrim, si sllajde të cilat duhet të jenë në fokusin kryesor të kameras së TV, që të shihen më çartë informatat.

– Arsimtarja duhet të ketë një monitorë përball më shikim kah kamera që me shikim arsimtarja të komunikoj me nxënësit auditor spektator, që të komunikoj me sy sikur ti ketë përballë duke shikuar në drejtim të kamerës siç bëjnë lexueset e lajmeve.

Ndjeva obligim që krahas vërejtjeve, të jep edhe opsione si të rregullohet kjo metodë mësimdhënieje. Por nuk mund të përfundoj me vërejtje vetëm por duhet të vë theksin edhe në atë që u bë mirë dhe kjo ishte një mësuese që ja regjistrova emrin dhe e fotografova në ekran e ajo ishte znj. Selvete Mujaja, e cila ligjëroj nga lënda Gjuha Amtare.
Vërtet ishte më në moshë dhe kjo tregoj se përvoja e gjatë në mësimdhënie ka efektin e vet. Pastaj duket se edhe përgatitja për të qenë edukatore e mësimdhënëse e ciklit klasore ka anën e vet pozitive sepse kanë kaluar nëpër standardet shkencore të metodikes, didaktikes, andragogjisë kanë refleksionin e vet në transmetimine dijes.
Pra, metodën e komunikimit me nxënësin e ka të drejtpërdrejtë me shikim kah ekrani që komunikon me shikimin e secilit fëmijë, auditor e spektator për ballë ekranit.
E jepte hapësirën kohore për ta marrë informatën nxënësi, e përgatit atë me ndonjë pauzë zëri apo lëvizje me gjuhën e trupit, dorës apo shkopit që të përgatitet për informatën e re.
Çdo informate që nxjerrë me fjalë e ilustron me shikim kah dhe përmes prekjes me shkop të detyrave dhe informatave në ekran.
Kjo mund të iu shërbej mësuesve tjera ligjëruese, si model i transmetimit të dijeve deri te nxënësit me këtë metodë online.
Këto vërejtje me gjithë atë nuk ma heqin vlerësimin e përgjithshëm se është punë e jashtëzakonshme por nuk duhet të bëhet punë sa për tu bërë, se kjo është punë e shkëlqyeshëm si metodologji. Duhet vetëm takti teknik të rregullohet.
Dua po ashtu të përçoj një vërejtje edhe në adresë të Kryeministrit të vendit i cili në një postim të tij kishte përgëzuar disa nga mësueset dhe për ironi, fare se përmendi atë që unë e sugjerova si model para të cilës duhet të trajnohen të gjitha mësueset se si të ligjërojnë dijet e tyre deri te nxënësit.

Ju faleminderit për mirëkuptim mësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat