Zoti i pruft n’men politikanët e vendit tonë! - Bota Sot
Zoti i pruft n’men politikanët e vendit tonë!

Opinione

Zoti i pruft n’men politikanët e vendit tonë!

Nga: Albana FERATI Më: 25 mars 2020 Në ora: 08:22
Albana FERATI

Situata në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë edhe lë shumë për të dëshiruar në secilin aspekt të jetës, mungesa e zhvillimit, papunësia, gjendja e rëndë sociale dhe mungesa e perspektivës janë shqetësimi i vazhdueshëm i popullatës, kur kësaj i shtohen edhe klasa e korruptuar politike, mungesa e sensit për shtet e shtet forcim dhe pandemia e virusit Corona atëherë mund të shihet udhëkryqi i madh në të cilën ndodhet vendi ynë.

Veprimi i javës që shkoi kur kryeministri Kurti shkarkoi ministrin e brendshëm Veliu për shkak të shprehjes së opinionit për nevojën e gjendjes së jashtëzakonshme si masë parandaluese për përhapjen e virusit, hasi në mendime pro edhe kundër. Por vetëm pak ditë më pas vetë kryeministri Kurti, vendos masen e kufizimit në qarkullimin e njerëzve për mospërhapjen e virusit që nuk është asgjë tjetër po pikërisht gjendje e jashtëzakonshme,e cila ka shkaktuar huti edhe kontradiktë tek të gjithë, aq më shumë që juristët po ja kontestojnë edhe të drejtën e këtyre masave.

Ai sanksionoi dhe vendos shkarkimin e ministrit, për diçka që vetë ai dhe qeveria pak ditë më parë vendosin, shtrohet pyetja kush paska pas të drejt pse u ba ky veprim dhe ku qon ujë kjo rrethanë dhe situatë e këtillë. Sikur kjo mos të mjaftonte, ngritët presidenti Thaçi dhe konteston dhe dërgon në Kushtetuese vendimin, duke vënë qytetarët në lajthitje nëse vërtet ka shkelje të Kushtetutës apo nuk ka në vendimin e qeverisë Kurti, të respektohet kufizimi i lëvizjes ( që nuk është asgjë tjetër veç se gjendje e jashtëzakonshme) dhe pse duhej Veliu të ishte “pre” e situatës kur kishte deklarata edhe për “korridor të Serbisë”, edhe “për mospranimin të dërguarit të BE-së” apo edhe “gafat” tjerë që për 50 ditë ka bërë e po bënë qeveria. Kjo beteja që bëhet mes kryeministrit edhe presidentit ka vënë popullin në situatë shumë delikate edhe pashpresë, kush ka të drejtë, kënd duhet me respektuar, çka duhet veproj populli që në njërën anë është në “siklet” nga masat dhe paniku për virusin “Corona” dhe nga ana tjetër nga “virusi i dominimit” në spektrin politik në vend.

Por populli është më i mençuri, ai i qetë shikon, vëzhgon edhe tek pasi bindet vepron, andaj të dy palët të kenë kujdes edhe mos të harrojnë se janë duke u përcjell në çdo hap e çdo veprim edhe një ditë do përgjigjen para popullit dhe pastaj edhe para Zotit . Qeveria Kurti beri qe të jap dy pagesa të asistencës sociale për familjet në gjendje të rënduar ekonomike dhe pikërisht në ditën e tërheqjes vendos kufizimin e lëvizjes, duke krijuar radhë para sporteleve te bankave edhe postave dhe duke i “shtyrë” pra direkt ata qytetarët shkelen kufizimin dhe rrezikuan jeten e tyre... Këto radhë dhe këto pritje mund të jenë burim direkt i rrezikimit të infektimit dhe përhapjes (dhashë Zoti mos të jetë) dhe vetvetiu lind pyetje kush do të jetë përgjegjës nëse ndodhë, ashtu siç ndodhi dje nga mungesa e kujdesit edhe masave që brenda 20 orëve të rritet numri i prekurve për 26 dhe duke shtuar numrin në 61 persona të prekur nga virusi Corona.

Shikuar të gjithë këtë situatë pyetja më e shpeshtë e qytetarëve “vëzhgues” edhe normal është - A kanë humbur busullën politikanët tonë, a konsultohen nga ndonjë person i mençur apo veprojnë kokë në vete në dëm të popullit e shtetit e për inat “të resë më vdektë djali” .... A nuk mjaftuan vitet e “poshtra “ që kaluam nën regjimin serb, lufta edhe dëbimi masiv, organizimi edhe solidariteti mbijetesa edhe çlirimi, deri kur ky popull do të vuaj pasojat e politikës së papërgjegjshme dhe a duhet përsëri të mendoj thellë dhe dënoj politikanët për veprime aktuale...

Nëse ata nuk këndellën edhe nuk dëgjojnë zërin e brendshëm të popullit që përherë është koshient edhe racional, nuk na mbetet tjetër vetëm se të lutemi që Zoti të ndihmojë këtë popull edhe këta qytetarë të dalin nga kjo situatë, ndërsa politikanët do kenë mallkimin e qytetarëve në këtë botë dhe të krijuesit në botën tjetër....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat