Kuvendi shkarkues - Bota Sot
Kuvendi shkarkues

Opinione

Kuvendi shkarkues

Nga: Milazim Maraj Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:14
Milazim Maraj

Dje u mbajt seanca e Kuvendit për mocionin e mosbesimit. U shkarkua “Qeveria e Shpresës” kështu e patën quajt këtë qeveri të përbërë nga LVV-LDK këta që dje ishin kategorik për ta shkarkuar ndërsa elektoratin e shkarkuan nga shpresa që e kishin për këtë qeveri aq të propaganduar dhe të lavdëruar. Në këtë Kuvend për shkak të Korona Virusit ishin ulur  më larg nga njeri tjetri nga se që uleshin normalisht, kjo i shkonte si pamje qëndrimit real të marrëdhënieve të tyre në mes veti, të besimit që e kanë për njeri tjetrin dhe mundësisë së bashkëpunimit të këtyre njerëzve të zgjedhur. Ishin me maska e herë pa maska. Kjo tregonte disiplinën e këtyre deputetëve për shëndetin e tyre, pastaj çka mund të pritet prej tyre. Maska dje ju shërbyen për të mbuluar turirin plotë inate, mëri, xhelozi, lakmi e çka mos tjetër përveç njerëzi, maska më shumë kishte rrolin e maskimit se të mbrojtjes së shëndetit.

Por dje nuk u përdor vetëm maska, u përdor edhe miku jonë SHBA që ka merita primare për shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptarë, dje u përdor edhe emri i Presidentit Rugova dhe kjo ishte interesant, thirreshin në emër të tij ata që nuk e deshën kurrë ose e donin të vdekur, ata që i patën ndalë paratë për telefona dhe për bileta të aeroplanit, që i organizonin prita për vrasjen e tij, etj. dhe lufta e gjaku i dëshmorëve nga ata që familjet e tyre i lanë në skamje, duke shndërruar listën e veteranëve në listë të zgjedhësve dhe duke ua marrë kafshatën e gojës familjeve të dëshmoreve dhe veteranëve të vërtetë. Ata që emrin veteran e komprometuan aq shumë sa të mos kenë dëshirë ta dëgjojnë këtë nocion ata që punuan që nga viti 1991 dhe deri në përfundim të luftës 1999.

Ishin të pakët ata që këtë situatë e shihnin më keqardhje dhe zemër të plasur edhe ata dje i pamë të shkarkuar nga shpresa për realizimin e programit të premtuar para popullit të vet, ata që në luftë përdornin armen dje përdornin lutjen për shpëtimin e shpirtit të braktisur. Ata dje treguan se nuk ishin mësuar më dështime dhe e kishin të vështirë të pranonin këtë dështim që fare nuk varej prej tyre. Lufta brenda llojit është e vështirë e dhimbshme dhe edhe fitorja në këtë luftë përsëri është humbje. Këtë kuvend e quajta shkarkues nga se ky titull i përgjigjet më së miri. Gati të gjithë deputetet shkarkuan, hipokrizi, demagogji, gënjeshtra, të vërteta, të pa vërteta të gjitha shkarkoheshin në këtë sallë dhe trajtoheshin në mënyrë jo adekuate. Dje në këtë kuvend nuk gjeti hapësirë të futet arsyeja, vendin e saj e kishin nxënë elementet tjera të sektorit të emocioneve, interesave të ulëta, korrupsionit, krimit të organizuar etj. Në këtë kuvend mbisundojë ideologjia mbi arsyen dhe kombëtarizimin. Dje kishte krekosje, madje edhe thirrje për “moral” nga njerëzit të shkarkuar nga morali, apo edhe prej atyre që kjo cilësi u kishte munguar gjatë formimit të tyre. Dje nuk bënte punë arsyeja për gjendjen në të cilën gjendej vendi, nga pandemia dhe nga mjerimi ekonomik që e kishin shkaktuar ata që sot po shkarkonin dhe po shkarkoheshin.

Dje pati vetëm shkarkime prej më të ndryshmeve; të energjisë negative, shkarkim  nga posti, nga morali, nga ndjenja patriotike, humane etj. Por dje nuk ishte krejt pa shpresë, kishte dhe shpresë, që do të kthehen në pushtet ata që Kosovën e sollën në këtë gjendje që nga viti 2008, ata që po shkarkoheshin kishin shpresë që në zgjedhje do të fitonin edhe më shumë se tani dhe së garantonin se nga opozita do të i mbrojnë interesat e popullit në emër të cilit thirren, ata që në këtë qeveri nuk kishin marrë poste, tani do të merrnin. Të pa shpresë nga dje do të duhej të i vejnë gishtin kokës kur besojnë dhe zgjedhin. Mos të harrojmë se dikur na premtonin së Kosova nuk humbët asgjë nga ndryshimet kushtetuese. Sot të njëjtit po premtojnë së Kosova nuk do të humbet asgjë nëse lëshon territore, si edhe se miku jonë strategjik nuk qenka mjaft duhet të kërkojmë edhe miq të tjerë në lindje. Të rinjtë e ngritur dhe të ditur duhet të punojnë për të nxjerrë vendin nga kriza, morale, politike dhe ekonomike. Kjo mund të arrihet vetëm më zgjedhje demokratike në subjekte të tyre politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat