Koha e dinosaurëve politikë

Opinione

Koha e dinosaurëve politikë

Nga: Muhamed Halili Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:46
Muhamed Halili

Mbledhjen « historike » të Kuvendit të Kosovës shumica e qytetarëve e përjetuannjësoj si seancën e Kuvendit të Kosovës  më 23 mars 1998 kur Millosheviqi e suprimoi autonominë e Kosovës. Mos keqkuptohem. kështu u ndjeva jo pse qeveria Kurti nuk e fitoi besimin (kjo dihej dhe nuk kishte dyshim) por pse një seancë e tillë hyri në librin e Ginisit : parlamenti i Kosovës ishte parlament i vetëm në rruzullin tokësor kunë kohën e pandemisë globale të koronavirusit të zgjedhurit e popullit diskutonin ,për një temë krejt banale-hjekjen e taksës Serbisë « mike » dhe (mos)lojalitetin ndaj ambasadorit amerikan Grenell pikërisht në çastet kur një numër i qytetarëve bënin luftë midis jetës dhe vdekjes dhe kishin nevojë që dikush tu ofrojë një pikë ujë për kthimin e shpirtit.

Dinosaurët e LDK-së të frymëzuar nga  Isa Mustava, një politikan tinzarë siç e pagëzoi Rama (për të cilin nuk kam konsideratë fare) një komunisti  në krye të një partie demokratike në moshë të thyer, me gojë plotë akuzonin “dogmatistin” Kurti se ua ka prishur marrëdhëniet me Amerikën duke harruar se miqësia shqiptaro-amerikane nuk është e sodit (e kohës së Grenell) por vjen që nga presidenti Vilson, pastaj Bush, Klinton , Tramp e do të vazhdojë edhe shumë kohë më tej pavarësisht hidhërimit apo kënaqësisë së ambasadorit Grenell.

Ambasadorët, pa marrur parasyshë së përfaqsojnë presidentin, vijnë e shkojnë: ata synojnë në biografinë e tyre të shënojnë rezultate diplomatike , por punët e mëdha dhe me peshë të madhe kërkojnë konsultime të drejtëpërdrejta bilaterale mes dy qeverive. Punët e vogla operative si rezultat i  takimeve bilaterale qeveritare u mbeten ambasadorëve ose të dërguarve special. Kaq për këtë.

Nuk ka dyshim se liria e Kosovës është mes tjerash kontribut i madh ushtarak e politik i SHBA-ve që kosovarët mirë e dijnë dhe lartë e çmojnë, por gjithashtu nuk ka dyshim se për zgjidhjen e statusit të përgjithshëm të Kosovës nuk duhet nënçmuar edhe rolin e madh që në luftë e patën NATO dhe vendet evropiane, parasegjithash Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, etj, etj.

Andaj opcioni i Albin Kurtit për njësoj miqësi të mirë me Amerikën dhe Evropën nuk do të thotë se ai është antiamerikan.“Proamerikanët” e LDK-së këtë duhet mirë ta dijnë sepse Kosova sot është vend i vetëm në Ballkan pa liberalizim vizash  dhe i izoluar  si Gaza dhe me popullësi të dendur dhe të popunë. Pse këta ldk-istë “proamerikanë” gjatë mandatit të tyre nuk patën fuqi ta bindin Amerikën se Serbia është burimi i grindjeve në Ballkan në kohën kur ajo i nxiti trazirat në Mal të ZI për statusin e kishave serbe, për trazirat që Serbia i bënë në Republika Srpskadhe Bosnjë?

Albin Kurti bëri gabim kur deshi ta mbrojë një politikë të verbët të Ramush Haradinajt për vënien e taksës njëqind përqind. Zavendësim i taksës me reciprocitet nuk është tash për tash i mundshëm sepse Serbia, por edhe shumë vende në Evropë e botë, Kosovën nuk e pranojnë shtet. Kjo gjë kërkon kohë.

Është për çudi dhe interesant si ndodhi që  Isa Mustafa u vu në shërbim të hienave të mëdha politike Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe i amnistoi qeveritë e tyre për keq qeverisje, për nepotizmin e tejmasë, për zgjërimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit masiv, për harxhime tejmase, për luksin e tepërt të funksionarëve dhe dashnoreve të tyre. Edhe fëmijt e vegjël e patën të qartë se anulimi i kontratave shumë milionshme si Bechtel e shumë të tjera të qeverisë Haradinaj dhe departizimi i fondeve dhe institucioneve do ta rrisin nivelin e rezistencës së opozitës ndaj qeverisjes së sukseshme ku bënte pjesë edhe LDK. Pse Isa Mustafa u pajtua për gjendje të jashtëzakonshme kur e dinte se me këtë Hashim Thaçit i mundësohej ta suprimojë qeverinë pjesë e së cilës është edhe ai dhe të ushtrojë pushtetin e pakufi të Sulltanit?

Diplomacia kosovare e qeverive të shkuara bazuar jo në platforma të sakta por në allesh vereshet e  me do qeveri të kompromituara afrikane e latinoamerikane viteve të fundit pësoi nokdaun të vërtetë. Shumica e ambasadorëve  dhe konzujve gjeneralë kosovarë të emruar në baza miqësie, partie apo melankolie  shetisnin metropolave botërore dhe me vite bënë jetë pa brenga dhe të ëmbël përderisa një Daciq i vetëm brenda natës e rrënonte kalanë e quajtur Kosovë.

Qeveria Kurti (me gjithë mangësitë e politikës elastike të Kurtit për të cilat kam shkruar) për një kohë shumë të shkurtër ia ktheu Kosovës dinjitetin dhe krenarinë. Kjo i hidhëroi hienat politike në krye me titistin Isa Mustafa dhe nga inati e xhelozia e nisën komplotin për rrëzimin e kësaj qeverie. Dhe e bënë. Hallall u qoftë!

Kjo nuk do të mbetet me kaq. Kosova me këtë mbeti në udhëkryq sepse forcat politike i tradhëtuan rëndë zgjedhësit e tyre. Të gjithë këtë populli do ta praroj!-ka shkruar dikur një shkrimtar.      

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat