Tre varre gjysmë të çelur me Varse gjaku në Beograd

Opinione

Tre varre gjysmë të çelur me Varse gjaku në Beograd

Nga: Zef PERGEGA- Michigan Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:59
Zef PERGEGA

Ndodhi hapur nё Kosovё. Mirё bёri qё ndodhi. Ndoshta qelbi do tё qelbte tokёn martire dardane. Do tё infektonte gjakun e heronjёve, farёn e lirisё, do tё stёrpikte me qindra viruse, gjuhёn dhe flamurin, do te infektonte sublimin e Jarsharajve. Eshtё kohё tradhёtarёsh. Tradhёtia dhe liria e kanё ndjekur kёtё tokё. Dhimitёr Fari, gjenerali i mbrёtereshёs Teuta ishte i pari 2230 vjet mё parё. Erdhi Hamzai pёr tё thyer Beslidhjen e Gjergj Kastriotit. Erdhi Esat Pasha qё luftoi bashkimin dhe vetёqeverisjen e Mirditёs katolike me Kapidanin Preng Bibdoda e me Ded Gjo’lulin e, tradhёtari shqitaro-turk e shiti Shkodren. Vorrin ia çelёn tё rezёrvuar bashkё me heronjtё e Serbisё nё Beograd. E tё gjithё mbajnё varsen e gjakut shqiptar. Shёrbim tё madh u bёri tradhёtari qё fara e tij po e lartёson edhe nё libra kete vrases te pabese. E botёt gjithmonё janё ndeshur krye pёr krye nё tokёn tonё tё mbushur me spijunё e me tradhёtarё. Erdhi pёrsёri koha e shitjev e me tё Hashimi. Qakorri i bashkoi nё pazar Çakrrorat e qeverisjёs kosovare! U alarmuan varrёmihёsit e Beogradit se ku do t’a kёtё varrin, buzё Esatit apo dikun tjetёr. Dikush tha se duhet tё shpronёsohet njё tokё se do tё kemi  disa varre nga Kosova e Shqipёria qё do tё shpallёn heronj…kёta qenje tё kalbura nё gen e, u ngrit Edushi e tha: “…mos me harroni, m’a bёni edhe mua njё vend!” Ishte mё e pakta qё mund tё bёnin. Nje varrmihёs tha qё tё çelim njё gjysёm grope, sikur ka njё tё varrosur mbreda qё tё mos ziheshin, pёr t’a zёnё kёtё tokё, qё çuditёrisht vetёm nё Serbi e pёr shpitarёt i zёn me dekorata e kunora te verdha! Po kёta çfarё kanё me shumё se mua?!’ – pyeti ne LDK- Islam Mustafa e, me shkopin e vorrit tё vet u ngrit nё kёmbё. Qёndroi pranё ministri Veliu qё mё parё se tё ngrihej Mustafa u rrёzua vetё. Dhanё e morёn nё Serbi dhe mё nё fund e çelёn njё varr, pak mё tё thellё se duhej edhe shkopi i tradhёtisё tё ishte bashkё si dёshmi e devotshmerisё. Vunё njё pllakё si model amerikan qё pa vdek njeriu ata me deshirёn e tyre vёnё pllakёn e varrit me foto. Dhanё morёn pёrsёri e me nё fund gjetёn njё foto tё Isёs ne kohen kur vidhte fondin e 3% tё qeverisё sё Kosovёs ne ekzil dhe e vunё aty…nё njё reliev tё dukshёm.  Ndodhi pra nё Kosovё ndeshja e tё resё mё tё vjetrёn. E reja e njomё, delikate e shpresёdhёnёse me tё vjetrёn e korruptuar , fisnore, klanore, bajraktariste e mbi tё gjitha thёllёsisht fshatare. Pёr t’a arritur kёtё mё parё i kishin çelur varrin me thikё pas shipine dijёs se lartё qeverisese gjakovare e, marshuan kёta krimba tё kuq e tё zinjё drejt poltronit sulltanik, pёr t’u defryer nё pare, seks, pushtet e vrasje. Çfarё ndodhi nё fakt nё Kosovё nё planin e mbrendshёm qё u justifikua me planet e jashtme. Albin Kurti pёrfaqёsoi tё renё nё luftё me tё vjetrёn, pёr t’a operuar shpejt mishin e huaj qё i ka zёnё dritёn e syve tё sё ardhmes. Vjosa Osmani pёrfaqёsoi inteligjencen e re tё gjenerates qё don mё u çlirue nga prangat e fisit si mё tё rrezikshme se zingjirёt e tankut serb gjakatar me dhёmbё genocidi. U bёnё bashkё kёta tё dy me votёn e popullit. Po kush e pyet popullin?! U krijun kёshtu tre kryeministra nё nje ditё nё njё qeveri. Njeri, Kurti, tjetri Thaci e me pas Islami. Njё qeverisje paralele sei nё Veri. Krimbat e partive tё tjera prisnin me epruveta nё dorё t’i mbushnin me gjak…por ndodhi qё nga kjo pёrplasje hilja i djallit pёrkohёsisht doli fitues. Nё LDK u shfaq nё ёrrёsirё paranoja se suksesi Kurti-Osmani do t’i linte Thacin e Mustafen pa varr nё Beograd. Ndёrkohё qё varrёt janё gjysёm tё çelur!...ndoshta edhe pёr dy kryetarё partishё dhe Listen Serbe. Do tё jetё njё memorial i madh dhe i pashёmbullt. Rendni tradhetarё tё bini brenda!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat