Lufta kundër Covid 19 është një front i përbashkët

Opinione

Lufta kundër Covid 19 është një front i përbashkët

Nga: Dr. Astrit Ajeti Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:27
QKUK, mars 2020

Pafundësisht falenderues dhe mirënjohës për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që po tregojnë institucionet shëndetësore, në krye me personelin mjekësorë të klinikës infektive, si dhe pjesën tjetër institucionale të angazhuar në luftimin e pandemisë të Covid 19 në vendin tonë, njëkohësisht edhe duke i përcjell dhe respektuar udhëzimet e lëshuara nga profesionistët shëndetësore.

Duke parë rrjedhën e zhivillimit dhe përhapjes së pandemisë së Corona Virusit, është e obligueshme që të gjitha kapacitet institucionale të vihen në shërbim të kësaj lufte dhe përballje tejet të rrezikshme që e kemi para nesh.

Përpos masave të marra, të cilat i kemi parë këto ditë, tani kur kemi hyrë në dhjetëditëshin e dytë të ballafaqimit të vendit tonë me ketë pandemi, ështe e nevojshme që të tentojmë të ndërmarim hapa paraprak të cilat do të jenë domethënës ne periudhën e ardhëshme të luftimët te covid19.

Derisa të gjithë jemi të njoftuar që izolimi dhe distancimi social është arma më e mirë për luftimin e kësaj sëmundje, duhet cekur se ngadhënjimi dhe fitorja ndaj saj është në duart e profesionistëve mjekësore, atyre që do të bëjnë trajtimin dhe shërimin sa më të sukseshëm që është në mundësitë e tyre. E këto mundësi mvaren prej kushteve të cilat i kanë, mjeteve të cilat i kanë por edhe prej numrit te vetë profesionistëve mjekësorë, e cili numër tek ne edhe mund të jetë jo i mjaftueshëm në rast të përhapjes masive. Këtu duhet pasur parasysh se edhe vendet me sistem shëndetësor shumë më të avansuar, të cilat nuk kanë aq vështërsi materiale për mjete dhe kushte tjera, po kanë problem me numër te mangët të profesionistëve mjekësorë kur po ballafaqohen me rritjen rapide të numrit të infektuarëve me Covid 19.

Prandaj duhet reagauar pa vonesa dhe të kërkohet bashkëpunim edhe në aspektin e personelit mjekësor, me vende të cilat kanë mundësi të tilla p.sh. mundësia e bashkëpunimit me Gjermaninë e cila shprehi gadishmëri ditë me parë, apo Turqinë e cila tanimë i ka ofruar komunitetit botëror shëndetësor gadishmërinë e saj për dërgimin e 5000 mjekëve dhe 7000 motrave mjekësore, në vendet të cilat janë në sfida të ballafaqimit me pandemi, etj. Duhet cekur edhe mundësite dhe nevojën e angazhimit të tërë trupës diplomatike kosovare në grumbullim e ndihmave mjekësore dhe dërgimin e tyre në vendin tonë, si dhe senzibilizimin e komuniteti mjekësor shqiptarë në diasporë qe të japin kontributin e tyre duke u bazuar në mundësitë individuale. Gjithsesi, se kontributi maksimal i të gjithve individualisht duke u bazuar në udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë në planë të parë është izolimi dhe zbatimi strikt i karantinimit eventual, e që së bashku me masat e tjera të rekomaduara aktualish është rruga e duhur në betejën e përbashkët.

Qëndro në shtëpi, shpëto jetë! Dr. Astrit Ajeti, Msc, Diplomacia Shëndetësore Globale- DSHG ....Diplomacia Shëndetësore Globale, karakterizohet me mënyrën e veprimtarisë dhe zhvillimit të saj, duke potencuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e bashkëveprimit mes politikave shëndetësore me politikat ndërkombëtare të vendeve të ndryshme, duke mos u kufizuar në një zonë të ngushtë por duke synuar zgjerimin e intersit dhe veprimtarisë së saj në nivel global.

DGSH, rekomandon që në negociata për çështje shëndetësore tëpërfshihen më shumë akterë, përpos profesionistëve shëndetësorë dhe përfaqësuesve të politikës, të përfshihen edhe akterë tjerë nga fusha të tjera, si shtetëror dhe joshtetëror, publik e privat, nga sektorë shëndetësor dhe joshëndetësor, përfaqësues nga niveli lokal, nacional e rajonal në qeverisje globale, humanitare, ndërkombëtare, etj,...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat