Pse nuk po e arrestojnë edhe djalin e Thaçit?

Opinione

Pse nuk po e arrestojnë edhe djalin e Thaçit?

Nga: Kimete Berisha Më: 27 mars 2020 Në ora: 11:35
Kimete Berisha

Qeveri mbi qeveri.

Nga e hëna, Cari, fillon konsultimet për krijimin e qeverisë së Unitetit të Hajnave dhe të Kriminelë të përbetuar dhe të njohur botërisht 'me letra'.

Nuk e kuptoj pse e ardhmja jonë duhet të kthehet gjithmonë te e kaluara kriminale.

Nuk e kuptoj pse për botën demokratike dhe perendimore vetëm kriminelët 'kryejnë punë'.
Pse ne, veç pse jemi normalë, jemi të izoluar she refuzuar.

Pse përjashtohen nga e sotmja dhe nga e ardhmja jonë njerëzit normal.

Qysh bën që (edhe një herë) komunistët që ja kanë hëngër Titos, njerëzit e paaftë dhe spiunat gratis, përdoruesit e drogës, diferenciuesit, mohuesit e pavarësisë, hajnat e tre për qindshit, hajnat e pareve të UÇK-së, hajnat e Trepçës, dhunuesit e grave dhe kriminelët që kanë kryer burg për krime ndan njerëzimit po ribashkohen edhe një herë për të vendosur për të ardhmen tonë.

Ku është populli?

P.S. Pse nuk po e arrestojnë edhe djalin e tij që
figurativisht e 'vrau' Albinin, duke shpërndarë një fotografi, ku me kënaqësinë më të madhe ia 'pren' kryt Albinit me 'armën' e ftohtë të babës së tij.
A s'është kjo vrasje 'me fotoshop'?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat