Në Kosovë bashkë me Coronavirusin u hap lufta për pushtet

Opinione

Në Kosovë bashkë me Coronavirusin u hap lufta për pushtet

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 mars 2020 Në ora: 19:19
Sherif Ramabaja

Është më se e vërtetë që në krizat më të mëdha dikush përfiton, e shton pasurinë, apo fiton politikisht. Tash momentalisht kur e tërë Evropa përballet me një pandemi shumë të rrezikshme, në Kosovë në kushte rreziku u vendos të mbahej mbledhja e kuvendit me të vetmin qëllim, rrëzimin e qeverisë.

Ndoshta me rrugë normale kjo ka qenë vështirë për t´u arritur, po ja që në këtë gjendje, jetë a vdekje, te shqiptarët funksionon. Njëra palë thot se po e mbronë Kosovën nga plani për ndarje, kurse pala tjetër insiston në ruajtjen e parneritetit me SHBA-të.

Për momentin aty ku ndodhemi edhe argumenti i parë, po edhe i dyti nuk janë fare relevant. Tash gjithkund në Evropë dhe në botë po bëhet luftë për të mbijetuar. Njerëzimi ndodhet para një sfide që situata çdo çast po ndryshon.

Gjthëçka është paralizuar dhe askush nuk e din se çka sjell e nesërmja, për ne shqiptarët primare është pushteti dhe karriga.

Është vështirë për t´u kuptuar, po dikush sakrifikohet, nëse është nevoja edhe me Coronavirusin të infektohet, vetëm padroni tia arrij qëllimit. Kjo kështu mund të kuptohet, ndryshe ska se si arsyetohet. Dikush këtë ndoshta mund ta quaj, turpi i botës.

Në shtetet e fuqishme Evropiane po thuren plane, po përgaditen pako miliardëshe për ta shpëtuar ekonominë dhe popullin nga kjo pandemi, kurse shqiptarët e kanë orientuar luftën kundër njëri tjetrit për pushtet.

Kjo që ndodhi në Kosovë do të mbetet në histori, jo si lavdatë, se do të ishim mburrur, po si ditë turpi. Lufta do të duhej orientuar për shpëtim kolektiv.

Mjafton të shikohet se çka po ndodh në Itali. Brenda 24 orëve po vdesin deri në 800 veta. Spanja po ashtu po i afrohet kësaj shifre. Infektimet në Gjermani brenda ditës po arrijnë deri në 5000 veta.

Nju Jorku po thuhet se do të jetë qendra e pandemisë sepse numri i viktimave me të madhe po shtohet. Frikë e madhe është si do ta përballojnë këtë gjendje Afrika dhe India.

Nga frika që i ka kapluar njerëzit e kanë humbur kontrollen mbi vete dhe blejnë gjëra që s´mund ta marrësh me mend. Në Gjermani nuk gjen askund letër toaleti. Artikulli më i kërkuar, në këtë shtet. Psikologët janë në hall si ta spjegojnë këtë fenomen, thonë se blerësit ndjejnë siguri kur e blejnë këtë artikull.

Në SHBA konsumatorët po i zbrazin dyçanet e armëve dhe municionit. Reporterët kur i pyesin njerëzit pse, përgjigjja është, për ta mbrojtur familjen.

Në Kosovë po zbrazen shitoret nga mielli. Ky është artikull ekzistencial që është si fenomen i njohur te ne. Pra gjithkund dhe në shtete të ndryshme paraqiten fenomene të ndryshme për krizën e njejtë.

Rrëzimi i qeverisë së Kosovës në këtë kohë rreziku nga pandemia, nëse është bërë me bekimin e SHBA-së, është bërë në një kohë mjaft të pa përshtatshme. Kjo i vuri shqiptarët në sprovë dhe vrapuan në theqafje të dëshmonin, cili grupim i admiron SHBA-të më shumë.

Loja u luajt, rezultati u shpall, po Coronavirusi po paraqitet si arbitrar që e pengon tarifën, marrëveshjen dhe zgjidhjen Kosovë - Serbi. Ne shqiptarët si zakonisht pikë e pesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat