Me pinjollin e familjes së Zhujë Selmanit, Xhevdet Muriçin

Opinione

Me pinjollin e familjes së Zhujë Selmanit, Xhevdet Muriçin

Nga: Maxhun Smajli Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:24
Ilustrim

Përmes këtyre rreshtave, përveq se shprehi brendinë e shpirtit atdhetar të Xhevdetit Isuf Muriçit, shprehi edhe gatishmërinë e tij për të bërë mrekulli humanitare. E, mrekullia humanitare është diçka që nuk u bindet ligjeve të natyrës, është ndërhyrje në çastë krize, është një forcë që sjellë vegime, sherim, ndryshime.

 Edhe pse, tash 33 vite, jeton në Gjermani, tek Xhevdeti, ka mbetur përjetësishtë i fuqishëm kulti i atdheut. Ruan me fanatizëm tiparet e një shqiptari të vërtetë; i mëshirshëm dhe i dhemshur, nuk zemrohet shpejt, plotë dashuri besnike dhe të vërtetë. Veqanarisht, janë katër cilësi të tija që të bëjnë për vete; ka fuqi të pakufishme për të plotësuar çdo gjë që premton, kurrë nuk është i padrejtë ndaj njerëzve, nuk është hakmarrës dhe është vlerësues.

Xhevdeti, merr parasysh ndjenjat e të tjerëve e kështu fiton admirimin, respektin dhe mbi të gjitha besimin e tyre. Ky pinjoll i familjës së Zhujë Selmanit, tash 31 vite angazhohet me veprimtari atdhetare, këtu në mergatë; me organizime kulturore e humanitare, si dhe në çdo aktivitet tjetër kombëtarë. Për 12 vite ishte kryetar i Aktivit të LDK-s, në Munih, dy vite, udhëheqës i Klubit shqiptarë “Rilindja”, në Munih. Tani është zv.sekretar i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, anëtarë i Kryesisë së SHKSH “Rilindja”, në Munih, si dhe anëtarë i SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen.

 Ai, ec e ec e nuk ndalët së vepruari. Para pak kohe mori përsipër ta jetësojë kërkesën e drejtorit të shkollës, në Dacaj të Rozhajës, Haxhi Lajqit, për ta ndihmuar të vetmën shkollë shqipe, në Sanxhakun e Malit të Zi.

Shokët nuk nguruan ta përkrahin qellimin e tij madhor. Ata, vlerësuan pa masë përkushtimin nga zemra e Xhevdetit, që motivohet nga dashuria e sinqertë dhe mirënjohja e thellë për shkollën shqipe; nxënësit dhe mësimdhënësit, në Dacaj të Rozhajës.

 Pra, përkrah këtij akti madhorë humanitarë, janë edhe shokët dhe miqtë e tij.  Rreth emrit të Xhevdet Isuf Muriçit, shfaqen tri vlera përsonalitetesh kombëtare; trimëria me Zhujë Selmanin, mençuria me Ibrahim Rugovën dhe humanizimi me Nënë Terezën.

I lumtur, Xhevdeti, tregon se, deri më tani aksioni është ndihmuar nga 53 vullnetmirë, me 7300 evro dhe nga BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme me 38 çanta me mjete shkollore për nxënësit, me 15 çanta për mësimdhënësit dhe me 60 evro për 3 puntorët ndihmës të shkollës. Sipas tij, premtimet nga bashkatdhetarët janë që të arrihet shuma prej 10.000 evrosh.

Dhe, për fund;-Xhevdet Isuf Muriçi, jeton për Zot, familje, shokë, miqë e atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat