Po thërret Ҫakorri, Hajla dhe Kulla, na latë pengë qe dy vite

Opinione

Po thërret Ҫakorri, Hajla dhe Kulla, na latë pengë qe dy vite

Nga: Ali Kelmendi Më: 29 mars 2020 Në ora: 17:47
Ali Kelmendi

Kafshatë e fortë është bjeshka dhe Maja e Ҫakorrit e Hajlës dhe Kulla e Podgurit, qe shpejtë do t’i vijë dita të gozhdohën në pranga tradhtarët për kërrshat e gurit.

Për ne Rugovasit, Ҫakorri është Olimpi ynë me Majen e Hajlës dhe hyrjet rrugore në Kullë dhe vetë Ҫakorr.

 Zotërat në qiellin e hapur të Olimpit i udhëhiqte Zeusi i cili kishte larguar nga throni babain e tij Kronosin, qe i takonte brezit te Prometheut. Prometheu kishte bërë një përzierje  me mjete sheruese, për t’i larguar të gjitha sëmundjet dhe të keqijat në tokën për njerëzit e vdekshëm. Nga qielli hyjnorë gjithnjë kishte drejtuar sytë kah toka dhe mineralet e saj, hekurin, argjendin, arin etj

Zeusi lëshohet njëherë në mesin e të vdekurëve dhe të pavdekurëve për t’i përcaktuar të drejtat dhe obligimet e njerëzeve. Në atë tubim lajmërohet Prometheu si avokat i njërezëve të tij. Prometheu me menqurinë e tij përiqet t’i mashtroi zotërat n’ëmer të fantazisë së tij duke e therë një ka të madh dhe ftuar hyjnitë qiellore të zgjedhin nga mishi i tij. Prometheu e kishte ndarë mishin, por pjesët më të mira i kishte mbështjellur dhe fshehë në lëkurën e kaut.

Të parit i drejtohët Zeusit për ta bërë zgjedhjen e tij, mirëpo Zeusi që në fillim kishte vërejtur mashtrimin e tij. Zeusi babai i zotërave i drejtohet Prometheut: “Ti djali i Japetos i oborrit te Perëndive, miku im, sa pa drejtë e ke darë mishin !.  Po e shoh se ti djali i Japetionideve ende se paske mësuar artin  e mashtrimit!“

 Zeusi vendos t’i hakmerrët Prometheut duke ia përgaditur një të keqe dhe duke e futur në një kuti/enë dhe duke ia dhënë Pandores, të cilen Zeusi e zbretë nga qielli në tokë në mesin e të vdekurëve dhe të pavdekurëve.

 Pandora i afrohet Epimetheut - vëllaut të padjallëzuar të Prometheut për t’ia dhënë kutinë. Megjithëse, Prometheu i kishte thënë më herët vëllaut Epimetheut së nëse Zeusi i Olimpit ju dërgon ndonjë dhuratë nga qielli kurrsesi mos e pranoni. Epimetheu u shërbente njerezëve, si t’u largohën të këqiat, sëmundjet etj.

Pasi ky e pranon Pandorën brenda, prapseprapë ia merr dhuratën e Zeusit në formë të një ene (sipas Gustav Schwab) dhe kur Pandora ia heqë kapakun nga ena del një turmë e të këqijave dhe mjerimeve dhe shpërndahet me shpejtësi rrufeje mbi tokë.

Vetëm një e mirë në fund të enës kishte mbetur e përvjedhur- dhe ajo ishte - shpresa. Më në fund Pandora e hudhë edhe enën duke u rrokullisur dhe shpresa mbetët në enën e humbur. Pastaj në tokë, ajër dhe në det, shpërndahen ethët, sëmundjet dhe të njerëzit përshpejtohën edhe vdekjet.

Tani Zeusi i kthehët  Prometheut per ta denuar duke ia punuar

prangat e hekurta të Nefaistosit dhe dërguar Prometheun me e gozhduar për së gjalli në një shkëmb të thepishëm e të lartë dhe e lenë atje. Zeusi donte që ndëshkimi i Prometheut të zgjaste tridhjetëmijë vjetë. Zeusi ia çon edhe një dhuratë - një shqiponjë si musafire e tij e përditëshme për t’ia  hëngër dhe ia grimësuar ngadalë mushkëritë e tij.

 Ky shkrim mitologjik i paraardhesëve tanë Pellazgë për të cilet gjurmimet arkeologjike dhe historike konstatojnë se kanë folur shqipën e dialektit gegë. Rinia, studentet dhe institucionet tona arsimore besoj nuk kanë çasje gjithëpërfshirëse në literaturën e antikuitetit, me një kontribut të vogël të po nxjerri në shesh edhe dukuritë, vesët dhe sjelljet e Zotërave të Olimpit dhe hyjnive qiellore me vendimet qe i kanë marrë në qiell dhe sjellë dhe zbatuar në tokë ne mesin e njerëzeve të vdekshëm dhe në prezencën e të pavdekshmëve. Siç u theksua më lartë Gjykimet e Kryezotit të zotërave të Olimpit kanë qenë shumë të rënda dhe drastike.

          Me këto mashtrime, lajthitje si ato të Prometheut, sadopak njerëzit tanë duke e ditur se nuk janë të pavdekshëm, me një jetë relative të shkurtër dhe kur elitat tona qeverisëse, fare nuk qajnë kokën për të pamirat dhe të këqijat qe ia sjellin popullit të vetë të varfër i cili i zgjodhi për t’i përfaqësuar dhe kujdesur për të miren e tyre edhe pse nuk janë të kënaqur, nuk po kanë çka të bejnë!

Vetë nuk janë të interesuar për të forcuar shtetin dhe organet legjislative, por ata veprojnë në të kundërtën duke e anashkaluar zgjedhësin me hallet dhe varferinë e tij nga njera anë dhe nga ana tjetër duke e mashtruar, vjedhur mundin dhe ndjersën e tij dhe shprazur arkën e shtetit dhe bartur pasurinë e tyre jashtë shtetit nëpër bankat e huaja.

Më tragjikja qe sot po konfirmohet janë tradhëtitë dhe bashkëpunimi më fqinjet tanë serbë, malazezë dhe të tjerë për copëtimin e tokave tona për interesa, sëpari të tyre materiale dhe pastaj për interesa të armiqëve tanë shekullor.

Rasti me shitjen e 8270 hektarëve të Rugovës kreshnike Malit të Zi, nuk u mjaftoi këtyre hajnave e sidomos Hashim Thaçit me kompaninë e PAN-istave. Qe një kohë e gjatë e sidomos tani i janë sulur me e shitë edhe Mitrovicën Veriore të shikuar nga avionet malazez mbi Ҫakorrin dhe ata sërb prej së larti, njejtë si Prometheu qe shikonte mineralet nga qielli hyjnor në tokë dhe lakmia e tij për t’i nxjerrur dhe shfrytëzuar. Këta farë faqëzivë nuk janë të interesuar për të investuar shteti dhe shfrytëzuar këto pasuri për popullin dhe shtetin dhe i kanë hyrë rrugës më të lehtë dhe shkurtër me ia shitur pasurite tona të medha të huajve duke marrë kompenzime me para të majme dhe duke u bërë aksionarë në pasuritë tona e për interesa te huajve.

 Hashimi me Isa Mustafën në rolin e njejtë me Prometheun e mashtruan popullin rugovas dhe atë kosovar për shitjen e Ҫakorrit me Hajle dhe Kullë të Zhlebit dhe Isa Mustafë titisti, me demokracinë centraliste dhe me indoktrinimin e parlamentarëve i dëtyrojë të të gjithe deputetët ta ngrisin gishtin dhe te ratifikojnë demarkacionin dhe humbjen e 8270 hektarëve të tokës së Rugovës kreshnike. Turp. Turp. Turp për të gjithë, përfshirë edhe deputetet!

Tradhtia tjetër ishte Mocioni për rrëzuarjen e Qeverisë Kurti dhe ajo më e madhja po pritet së ç’po ndodhë më Marrëveshjen sekrete Hashim- Vuçiq!

 Zeusi si kryezot i Olimpit, ndoshta edhe i Ҫakorrit me Trepën do të hidherohej shumë dhe nuk do të paragjykoja se më sa vite do ti denonte këta mashtrues dhe hajna. Pasi njerëzit në tokë janë të vdekshëm, atëherë: Hashimin, Isën dhe Hysenin me Ramushin  kishte qenë mjaft me i denuar me burg të përjetëshem dhe konfiskuar të terë pasurinë e vjedhur nga populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat