Qeveria në dorëheqje, autorizimet e saj dhe hapat kushtetutar të mëtejshëm

Opinione

Qeveria në dorëheqje, autorizimet e saj dhe hapat kushtetutar të mëtejshëm

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 30 mars 2020 Në ora: 10:44
Prof. Dr. Riza Smaka

Aktualisht, në vendin tonë, nga momenti i miratimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë së administruar nga z. Kurti,konform me nenin 100 paragrafin 6 të Kushtetutës së RK-së, egziston dhe funksionon Qeveria në Dorëheqje.

Qeveria në dorëheqje, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, i ushtron funksionet e përcaktuara me nenin 93 dhe 94 të Kushtetutës ,nga se, me asnjë dispozitë kushteturate as ligjore të bazuar në Kushtetutë nuk është përcaktuar ndryshe dhe, se vendi nuk mund të imagjinohet as të lejohet pa institucionin kryesor për ekzekutimin e akteve ligjore e nënligjore në fuqi!

Në rastin kur, Kryeministri jep dorëheqje apo për ndonjë shkak tjetër ,pra, edhe të miratimit të mocionit për mosbesim të Qeverisë, Presidenti i RK-së, konform me nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së RK-së, në konsultim me partitë politike përkatësisht koalicionin politik që ka firuar shumicën në Kuvend,mandaton kandidatin e ri për formimin e Qeverinit .Kjo dispozitë përkon dhe i referohet dispozitës së nenit 95 paragrafit 1 të Kushtetutës me të tëlën është përcaktuar se pas zgjedhjeve , Presidenti i RK-së , i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike përkatësisht koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Ndaj , pas miratimit të mocionit për mosbesimin e ish Qeverisë, ajo Qeveri quhet në dorëheqje, ushtron funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverisë së re në kushtet dh eprocedurën e përcaktuar për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme të rregullta apo të jashtëzakonshme.

Sikundër dihet , Lëvizja Vetëvendosja ishte subjekti politik fitimtar nga zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme dhe ,si i tillë , kurdoherë e ka të drejtën për të propozuar kandidatin – en për formimin e Qeverisë së re.Vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë së re sipas nenit 95 paragrafit 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës , Presidenti i RK-së i shpallë zgjedhjet e përgjithshme.Pra zgjedhjet e përgjithshme Presidenti i RK-së do t’i shpallte vetëm në rastin e dështimit të formimit të Qeverisë gjatë dy raundeve të përcaktuara me nenin 95 par. 2-5 të Kushtetutës. Ndaj, nuk është autorizim i Presidentit të RK-së ,pas miratimit të mocionit për mosbesimin e Qeverisë dhe transformimit të saj në Qeveri në dorëheqje, që para përfilljes së dispozitave të nenit 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, t’i shpallte zgjedhjet e përgjithsme apo të ndërmerrte nismë për formim të ekzekutivit teknik apo të spektrit të gjerë.

Lëvizja Vetëvendosja, si fitimtare e zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme, sikundër në raundin e parë ashtu edhe në të dytin të përcaktuar me nenin 95 par. 2, 3 dhe 4 të Kushtetutës, është e autorizuar për të propozuar kandidatin për mandatimin e Qeverisë se re. Spekulimet e kombinatorikat tjera dalin të jenë voluntariste , juridikisht të pabazuara dhe për aq të parealizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat